Mendime
Fahri Dahri: Dallime specifike që përcaktojnë proton e popullit shqiptar
E enjte, 06.05.2021, 07:42 PM
DALLIME TË TJERA SPECIFIKE QË PËRCAKTOJNË PROTON E POPULLIT SHQIPTAR
Nga
Fahri Dahri
Jemi
ambientuar dhe përshtatur idesë se përcaktimi i vjetërsisë së popujve, është
bazuar tek kërkimet arkeologjia, antropologjia, legjendat, gojdhnat, objektet
kulturore dhe kultet fetare. Krahas tyre duhet konsideruar edhe alternativa e
pozicionit që mban një popull ndër shekuj, lidhur me tiparet, pikpamjet,
mënyrën se si sillet ndaj vehtes dhe ndaj popujve të tjërë, karakteret e
veçanta, qendrimet dhe perceptimi ndaj natyrës, fenomeneve natryrore e shoqërore,
ç’farë aftësie karakterizohet në gjykimet dhe tolerancat tërësore, brenda vetes
dhe popujve të tjerë. Kush popull është më rezistent ndaj kushteve të vështira
natyrore dhe shoqërore, ç’farë e dallon nga të tjerët që arrin të mbijetojë si
njeri eterofizik dhe gjashtëses së të tjerave?.
Këto
po mendoja, duke shikuar historinë mijëvjeçare të kombit tonë dhe po i vija
përballë ecurisë ndërshekullore të popujve të tjerë. Ndofta ekspertët,
studiuesit e fushave përkatëse, duhet të ndalen edhe në këtë alternativë që
mundet të shërbejë në vendosjen e fillesës më të parë të vjetërsisë
ndërnjerëzore.
Nuk
i mendoj të rastësishme të veçantat e mësiperme, që janë dukshëm të dalluara
tek tre fiset e mëdha përcaktuese të shqiptarëve (dardanët, arbërorët dhe
epirotët), si ndaj popujve të tjerë ballkanikë dhe europianë.
Ne
mbështetemi fort në këto karaktere, të cilat i pranojmë dhe i përdorim pa
mëdyshje në përcaktimin e kombit.
1.
Gjuha, tregues i pa debatueshëm lidhur me fillesën dhe etnitë e njerëzimit;
2.
Përcaktimi i kombit mbi bazat e gjakut, gjuhës, traditave, territoreve,
administrimeve fisnore dhe familjare;
3.
Tolerancat ndaj racave, ngjyrave, besimeve fetare, mikpritja, mos lakmitë për
pushtimn e territoreve të të tjerëve.
Ky
mos ekspansion është pa diskutim karakter i atij populli që mbart trashëgiminë
e fillimnjerëzimit. Protopopulli është i i vetëdijshëm se popujt e tjerë janë
produkt i tyre. Është kjo e vërtetë që protopopulli vetvetiu i trajton popujt e
tjerë si stërnipër dhe stërmbesa të popullit të parë "Pellazg", që
sot përfaqësohen nga dardanët, arbërorët dhe epirotët. Është kjo arësyeja që
buron natyrshëm faktin se
prindërit
nuk vrasin, nuk mohojnë, nuk urrejnë, nuk kërkojnë të mposhtin fëmijët e tyre.
Veti që përgjithësisht mbizotërojnë tek prindërit; ndërsa këto veti, këto
ndjenja, nuk janë të njëjta tek fëmijët ndaj prindërve. Sigurisht si në çdo gjë
ka dhe përjashtime.
Kjo
dukuri vërteton se populli-prind nuk sulmon popujt-fëmijë, dallim që vrehet
shumë qartë tek populli ynë, i cili historikisht ka treguar se nuk është
agresor, as zaptues dhe as armiqësor me popujt e tjerë.
4.
Sipas dy akademikëve tanë, Korkuti dhe Shabani, shpella "Temoni" në
Çamëri, tregon kohën e saktë, kur nisi të banohej nga njeriu. Atje, ku në atë
vend, në atë kohë ka filluar të flitej gjuha më e hershme e njerëzimit!.
5.
Jemi i vetmi popull në Europë, në Gadishullin e Ballkanit pa asnjë rezervë, që
njohim dhe e dimë fort mirë, qartë dhe saktë, rrjedhshmërinë pa asnjë
ndërprerje historinë e racës tonë pellazge. Dhe kjo vijimshmëri racore -
etnike, fillon që nga lashtësia e hershme, shumë të lashtë deri në ditët e
sotme. Kjo është veçori e proto popullit tonë që sot quhemi shqiptarë.
6.
Shtrirja gjeografike e popullit Ilir, ka qenë e përcaktuar saktë, e njohur fort
mirë që nga lashtësia e deri sot, kufi që rrallë shtete e trashëgojnë. Një fakt
i pamohueshëm, që në të vërtetë tregon lashtësinë e këtij populli.
7.
Dallimet e dukshme specifike ndaj popujve të tjerë, të cilat u cituan, krahas
pozivitetit, ndeshen edhe me zilinë, smirën e të tjerëve, urrejtjen si protopopull
dhe gjuhë, gjë të cilat kanë nxitur luftërat e vazhdueshme. Veprime të dukshme
qartë duke filluar me coptimin, ndarjen e Ilirisë në katër provinca nga
romakët, e vazhduar më pas në katër vilajete nga perandoria Osmane dhe me
vendimin fatkeq të Fuqive të Mëdha të vitit 1913 ku, hapësira territoriale,
sëbashku me banorët etnikë shqiptarë të saj, u përpjestua në pesë shtete.
E
megjithatë ky protopopull ka mbijetuar duke trashëguar karaktere dhe kulturë të
dallueshme, të lakmueshme, njëkohësisht e pa kapërdishme nga të tjerët, të
cilët e kundërshtojnë me forcë dhe krijojnë mjedise armiqësore, për shkak të pa
aftësisë objektive për ti bërë të tyret.
Dihet:
Gjithçka e vyer që nuk arrihet, përvoja tregon se kthehet në urrejtje!
Studjues Fahri Dahri.
Itali, më 06/05/2021.