Mendime
Skënder Kapiti: Shitblerja e votës, krim elektoral dhe tradhti kombëtare
E shtune, 01.05.2021, 06:01 PM
Shitblerja e votës është padinjitet, krim elektoral dhe tradhti kombëtare
Nga
Skënder Sadri KAPITI
Problemi
i shitblerjes së votës në Shqiperi tashmë është bërë agjendë në mediat dhe në
forumet më të larta ndërkombëtare të botës demokratike.
Kjo
gjë përbën një njollë tepër të madhe për
demokracinë dhe për imazhin e shtetit shqiptar dhe të shqiptarëve për atë se në
Shqipëri demokracia shitet e blihet nga paraja e pushtetit, krimit e korrupsionit. Ky është
dëmi më i madh që u vjen shqiptarëve, shumë herë më shqetësues se sa kush merr
apo kush vjen në pushtet.
Në
20 vitet e para të tranzicionit manipulimi i rezultatit të zgjedhjeve bëhej nga
një grup i vogël njerëzisht, vota tjetësohej, keqnumrohej dhe firmosej nga
procesverbalnënshkruesit e qëndrave të votimet dhe ku bliheshin vetëm
komisionerët, ndërsa tani në këto 10 vitet e fundit shitblerja e votës është
bërë masive dhe shtrirë jo vetëm te individë por edhe në familje të tëra , duke shkaktuar prishjen e
moralit dhe duke injektuar edukatën e ulët dhe të pështirë sipas formulës ; “më
jep para në këmbim të votes”.
Parlamenti
dhe qeveria që vijnë dhe mbesin në
pushtet me vjedhje e shitblerje votash
bëhet i mundur vazhdimi dhe instalimi i krimit,
korrupsionit, hajdutërisë, tradhtisë dhe i amoralitetit në sistem.
Si
ai që në liri e në demokraci e blen si dhe aq më keq akoma, edhe ai i cili e shet votën , dinjtetin , integritetin dhe
personalitetin e vet për para, dollar apo për euro ata janë individë pa dinjitet qe bëjnë
kështu krim elektoral, tradhti ndaj
vetëvetës , por edhe tradhti kombëtare.
Kushdo
që ka pak mëncuri të lirë, të paanshme dhe të pakorruptuar nuk e ka të vështirë
për ta lexuar, besuar dhe vertetuar këtë titull shkrimi.
Pra,
ta shesën vlerën më të lartë në demokraci, votën, atëhere për cfarë dinjiteti
mund të bëhet fjalë për atë i cili e tregton vullnetin dhe lirinë për të
zgjedhur, dhe po ashtu cfarë pritet prej asaj politike e pushteti i cili e blen
votën e votuesve?!.
Që
të dyja, si shitja ashtu edhe blerja përbëjnë krim elektoral , sepse devijohet
vullneti dhe verdikti popullor, shtrëmbërohet, maniupulohet e tradhëtohet
demokracia dhe vullneti i kombit i cili beson në ndërshmërinë, sinqeritetitin
dhe te patriotizmi i antarëve të vet, te vetëvendosja dhe te personaliteti i
antarëve të tij.
Dhe
pyesim këta që e blejnë votën, se ku e gjejnë paranë, guximin, motivimin,
arsyen dhe të drejtën kriminale për të prishur dinjitetin dhe personalitetin e
të tjerëve,duke spekuluar, manipuluar e blerë
vullnetin e të tjerëve.
Po
ata të cilët shiten te paraja, e cfarë mund të pritet prej tyre nëse atyre u
ofrojnë para e lekë të huajt, agjenturat dhe ata të cilët kanë synime dhe
agjenda antishqiptare?
Fatkeqësisht
në Shqipëri nuk ka vetëm idividë të cilët e shesin votën, por ka sjhum edhe
intelektualë e media mercenare të parasë së pushtetit dhe të asaj të huaj.