Mendime
Agron Gjekmarkaj: Rënia e Zgjedhjeve
E hene, 03.05.2021, 07:01 PM
Rënia e Zgjedhjeve
Nga
Agron Gjekmarkaj
Zgjedhjet
e 25 Prillit do të mbahen mend si zgjedhjet më të trukuara në histori ! Shteti
, "Rilindja" dhe "të fortet" u bënë një ! Te gjithë bashkë vepruan si strukturë mafioze !
Ata me një inxhinjeri të sofistifikuar manipulimi ndryshuan verdiktin popullor!
Admistrata u vu në presion prej muajsh ku gjithkujt ju dha një formular
patronazhi, mjetet e saj të gjitha në sherbim të Partisë! Policia dhe
Prokuroria siç deshmuan me ngjarjen e rënde të Elbasanit po edhe kudo tjeter u
bënë palë! Buxheti i shtetit u shpernda siç qe rasti i Durresit si ylyfe
zgjedhore tre dite para votimit diku 45 milion euro si ndihme për Termetin duke jua futur në bankë dhe lajmeruar me sms
-dilni merrni bakshishin që Xhajë Edi ka menduar për ju! Njesoj ndodhi edhe
kudo tjeter ku ka patur pasoja termeti duke ofruar 5 milion lek te vjetra edhe
për një plasaritje! ! Diten e premtë e të shtunë para votimit u shperndanë
tollona nafte per bujqit pikerisht në atë moment ! Me legalizimet si mënyrë e
favorizimit në këmbim të votes është bërë tjeter maskaradë.
Mijera
vete u punesuan perkohesisht nga bashkitë e uzurpuara pa zgjedhje ( të cilet
tani një nga një do dalin në fresk) ! Një makineri e tërë sondazhesh
antiopozitare u financua per muaj të tërë kunder opozites !! Patronazhimi i mbi
900 mije vetave një fakt e projekt makaber ky për shantazhimin e shoqerisë!
Atentati ndaj kushtetutes me të cilin ndryshoi kodin zgjedhor e si produkt mori
5-6 deputet me shume duke lëne pa perfaqesim mijera vota! Partizat e vogla që u
krijuan me ngut e nxitim të sponsorizuara nga pushteti megjithese dolen si
rruar qethur sherbyen sa munden me zell e pervujtni ! Në fund qershia mbi torte shit - blerja
masive nga grupet kriminale në ato zona ku mjerimi dhe frika bëjnë llogari
ditore e jo më gjatë! Në Lezhë një
qytetar që denoncoi u arrestua dhe ndryshoi deshmine prove kjo e trysnisë! Gati
80 mijë vota u shpallen të pavlefshme ngaqë fleta e votimit u bë si leter
bizhozi në të cilen të ngaterrohej dreqi e i biri ! Në disa vende permes
pamjesh filmike u shfaqen cucat e inceneratorve që nxirrnin të pavlefshme
fletet e votimit! E megjithatë Edi Rama mblodhi vetem 35 mijë vota më shumë
sesa opozita pas kesaj masakre! Pushtetit i intereson të bëjë zhurnë rreth
opozites, rreth Presidentit që të spostohet vemendja! Por zgjedhjet nuk
harrohen ato janë aty të vdekura, një kufome që qelb e ndyn ! Maskarada e
masakra po faktohen ditë pas dite duke prezantuar para opinionit publik dhe
atij nderkombetar Rënien e Zgjedhjve dhe krizen me të madhe ku jemi perfshirë
në keto 30 vjet ! PD nuk do ti lënë qytetaret vetem as kauzen e zgjedhjeve
skutave të harreses! Ne jemi krenar per betejen që bëmë ! Mund të qortohemi per
naivitet se pranuam betejen e pabarabartë me korrupsionin dhe krimin ! Për këtë
marrim pergjeqsi! Por shumë shpejt Edi Rama dhe kasta që e rrethon me një
ekonomi të falimentuar, lundertar mes genjeshtrash elektorale do ju tregojë
gishtin e mesit siç bëri në Shkoder se asgjë nuk realizon ! Të gjitha i ka
genjeshtra si në 2013 ashtu në 2017 e ku e ku me shumë në 2021 ! Kerkojani
rruget dhe aeroportet, rrogat dhe pensionet, kerkojani e shumëçka tjeter qe
premtoi në kembim do merrni talljet e tij !! Shqiperia sot është në udhekryq
dhe prej tij duhet ta nxjerrin demokratë e socialistë të gjithë ata që
aspirojnë një jetë normale në një vend normal pasi ta pranojnë rënien e ketyre
zgjedhjeve! Kulari i zgjedhjeve të
vjedhura do jua rëndonë qafen edhe të majtve. Kush mendon se demokratet do ta
ulin koken, do ti binden verdiktit të manipuluar nuk ka kuptuar asgjë nga
historia e ketij vendi që reagon duke i djegur
etapat !!! Edi Rama mund të krenohet që vodhi zgjedhjet ! Por nuk do ti
gezohet gjatë dhe si çdo
kush
që vjedh nuk është i qete por shqetesimi i tij do të rritet ditë pas ditë ! Si
Lezha , Mirdita dhe Kurbini jo larg e gjithë
Shqiperia do të jetë zonë e lirë ! Demokratet sot janë të vjedhur, qytetaret e
tjerë po ashtu ! Ata do ta rimarrin voten e tyre për ta ndryshuar këtë vend dhe
historinë e tij bashkohore me cuba e hajdutë zgjedhjesh ! Në Shqiperinë e vitit
2021 zgjedhjet ranë! Ato i vrau Edi Rama me urdinë e vet por bashke me to edhe
qetesinë e tij makbethiane! Shumë është nxituar për të bërë feste!
https://www.facebook.com/Agron-Gjekmarkaj-107905198041144