Mendime
Albert Zholi: Historiku i përgjakshëm i 1 majit
E diele, 02.05.2021, 02:32 PM
“8 orë punë, 8 orë dëfrim e 8 orë gjumë”, kjo ishte parrulla e hedhur për herë të parë në Australi
Historiku i përgjakshëm
i 1 majit
Për
herë të parë 1 maji është kremtuar në Shqipëri në vitin 1905, kohë kur ishim
ende pjesë e Perandorisë Osmane
Përgatiti
Albert Z. Zholi
Festa
e 1 Majit, apo dita ndërkombëtare e punëtorëve lindi nga lufta botërore e
punëtorëve për të afirmuar të drejtat e tyre e për të përmirësuar kushtet e
jetesës. Pavarësisht se kremtimi i saj lidhet ngushtë me protestën e punëtorëve
të Çikagos, përfunduar me gjak, historia e festës së punëtorëve fillon më herët
se sa viti 1886.
“8
orë punë, 8 orë dëfrim e 8 orë gjumë”, kjo ishte parrulla e hedhur për herë të
parë në Australi më 1855 e pastaj e përqafuar nga krejt lëvizja sindikaliste
botërore. U hap kështu rruga për protesta të përgjithshme dhe u kërkua një
ditë, pikërisht 1 maji, në të cilën të gjithë punëtorët të ushtronin presion
për të drejtat e tyre. Nga kongresi i Internacionales së parë në Gjenevë, ku
ishin mbledhur kryesisht socialistë dhe anarkistë, doli propozimi për ditën
ligjore të punës prej 8 orësh, por ato që luftuan më tepër për realizimin e
kësaj aspirate qenë pa dyshim organizatat e punëtorëve amerikanë.
Në
vitin 1866, shteti i Ilinoisit miratoi një ligj ku përcaktohej dita e punës
prej 8 orësh, por kishte kaq kufizime, saqë ishte praktikisht i pazbatueshëm.
Hyrja në fuqi e këtij ligji ishte caktuar për 1 Majin e vitit 1867, e pikërisht
atë ditë, në Çikago u organizua një manifestim i madh. Rreth 10 mijë punëtorë
morën pjesë në kortezhin më të madh të parë ndonjëherë nëpër rrugët e qyteteve
amerikane. Në tetorin e vitit 1884
Federata e Sindikatave të organizuara dhe e Bashkimit të Punëtorëve caktoi 1
Majin e 1886-ës si datë kufi, përtej së cilës punëtorët amerikanë do të
refuzonin të punonin më shumë se tetë orë në ditë. 1 maji i vitit 1886 ra ditë
shtunë, atëherë ditë pune, por në 12 mijë fabrika të SHBA-ve, rreth 400 mijë
punëtorë bënë grevë. Vetëm në Çikago numri arriti 80 mijë vetë. Fillimisht
manifestimet u zhvilluan paqësisht, por të hënën policia hapi zjarr, duke
shkaktuar katër viktima. Një protestë tjetër e punëtorëve u lajmërua për të
nesërmen, 4 maj.
Policia
hodhi një bombë kundër oratorëve, duke shkaktuar 8 të vdekur e shumë të
plagosur. Të nesërmen, në Miluoki, policët qëlluan sërish kundër manifestuesve
(punëtorë polakë), duke vrarë 9 prej tyre. Vala represive goditi ashpër
organizatat sindikaliste dhe politike të punëtorëve. Selitë e tyre u mbyllën e
drejtuesit u arrestuan. Për ngjarjet e Çikagos u dënuan me vdekje pa asnjë
provë tetë eksponentë anarkikë. Dy
vetëve dënimi iu shndërrua në burgim të përjetshëm, njëri prej tyre u gjet i
vdekur në qeli, të tjerët u varën në burg më 11 nëntor 1887. Kështu 1 Maji, i
caktuar që më parë si ditë për punëtorët, mori një kuptim të ri dhe u bë simbol
i luftës për 8 orëshin e punës.
Më
20 korrik 1889 kongresi themelues i Internacionales së Dytë, i mbledhur në
Paris, vendosi të organizojë pikërisht më 1 majin e 1890-ës manifestimin e parë
botëror të punëtorëve. Ishte hera e parë që kjo ditë kremtohej njëkohësisht në
të gjithë botën, por vazhdoi të shoqërohej me përleshje e viktima.
Vetëm
në gusht të vitit 1891, kongresi tjetër i Internacionales, i mbledhur në
Bruksel, mori vendimin që dita e 1 Majit do të kremtohej përgjithmonë e në të
gjitha vendet si “festa e punëtorëve, në të cilën ata vetë do të manifestonin
së bashku për kërkesat dhe do të tregonin solidaritetin ndaj njëri-tjetrit”.
Për herë të parë në
Shqipëri
Për
herë të parë 1 maji është kremtuar në Shqipëri në vitin 1905, kohë kur
Shqipëria ende ishte ende pjesë e Perandorisë Osmane. Të paktën kjo shkruhet në librin “Kronikë e
lëvizjes punëtore e sindikale në Shqipëri” të autorit Stilian Adhami, publikuar
në vitin 1969. Autori shkruan se me 1 maj të vitit 1905, një grup të rinjsh e
punëtorësh organizuan në një manifestim nëpër rrugë dhe një piknik jashtë
qytetit të Shkodrës, në urën e Mesit.
1 maji në sistemin
monist
Në
Shqipëri, ashtu si edhe në vendet e tjera komuniste, 1 Maji ose “Dita e klasës
punëtore” konsiderohej si një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit. Me
rastin e saj organizoheshin aktivitete dhe manifestime në të gjithë vendin. Një
manifestim i madh zhvillohej në sheshin “Skënderbej” të kryeqytetit, ndërsa në
tribunën kryesore të vendosur para godinës së Kuvendit Popullor dilte udhëheqja
e PPSH për të përshëndetur klasën punëtore. Paradat që organizoheshin në formën
e kuadrateve (kuadratet e nxënësve të shkollave, kuadratet e studentëve,
kuadratet e klasës punëtore nga ndërmarrje të ndryshme të vendit, kuadratet
ushtarake), përshëndesnin udhëheqësit e lartë të Partisë. Kjo festë
shfrytëzohej për të treguar se Partia dhe udhëheqësi i saj ishin të pagabueshëm
dhe po e udhëhiqnin vendin drejt lulëzimit ekonomik.
Pasditja
shoqërohej me aktivitete festive nëpër shkolla, në kooperativa apo në
ndërmarrje të ndryshme ku shpalleshin edhe punonjësit e dalluar të vitit.
Edhe
një herë, me këtë rast, klika e kohës gjente rast të reklamonte arritjet dhe
madhështinë e “Partisë së Punës së Shqipërisë me në krye Enver Hoxhën”.
Festa
e 1 Majit, nga një festë me origjinë manifestimin dhe protestën për lehtësimin
e kushteve të punës së punëtorëve, u kthye në një festë ku Partia-Shtet
reklamonte “zhvillimin e madh që kishte vendi”.