Mendime
Rexhep Shahu: Kampioni im, deputeti Flamur Hoxha
E shtune, 01.05.2021, 06:22 PM
Kampioni im, deputeti Flamur Hoxha
Nga
Rexhep Shahu
Deputeti
me rreth 10 mije vota, Flamur Hoxha, kampioni im, nder deputetet me më shume
vota demokratesh ne Shqiperi, na ben krenar te gjitheve dhe na perfaqeson
gjithe kuksianeve kudo ku jane, me dinjitet.
Me
9159 vota qe shumekush nuk i sheh as ne enderr, ai buzeqesh lehte, nuk shet
mend, nuk mburret, nuk te nxjerr syte, nuk di te thote une, une, une... eshte i
heshtur, i thjeshte, i bute, i paqte, me ze te ulte, melodioz, te ngrohte, qe
skuqet kur flet me tjetrin, qe druhet mos lendon kend kur flet, qe te sheh ne
sy, qe i buzeqesh tjetrit e ofron miqesi e miresi me sy, me pasuri qe nuk ia ka
lakmi askujt, pasuri e vene pa shtet, pa tendera, pa para publike, por me maje
gjilpere ne prodhim veshjesh per treg boteror, antikomunist - antikomunist real
me gjysh te pushkatuar jo para 100 vitesh apo kur ka hyre komunizmi, por ne
1975 kur ka qene 6 vjec dhe shetisnin bashke me gjyshin, i rritur ne internim
deri kur ka ardhe demokracia, pinjoll i nje familje dinasti per Kukesin e jo
antikomunist - komunist, te tipit komuniste, kocixoxiste te denuar nga partia e
qe pastaj vetquhen antikomuniste, sic eshte shumica e te vetquajturve
antikomuniste qe Enverin e donin dhe nuk e fajesonin dhe ne gjyqe deklaronin se
ia linin amanet femijet partise e Enverit... qe nga burgjet i shkruanin letra
ndjese e ndihme Enverit dhe i uronin jete te gjate, dhe nga burgjet dolen më
enveriste se sa ishin kur hyne ne burgje.
Flamur
Hoxha kampioni im deputet qe provoi linçimet, perbuzjet por dhe miresine
njerzore, qe provoi emigracionin dhe e konsideroi shkolle jete jo thjeshte per
te fituar leke po per te mesuar se si fitohet me pune, me me shume vota, me
rreth 10 mije vota demokratesh te Kukesit, te Kukesit te Havzi Neles e te
Muharrem Bajraktarit antikomunistit te fundit real shqiptar qe ka marre fryme
ne Shqiperi deri ne gusht 1946 kur ishin eleminuar apo zhdukur antikomunistet e
tjere gjithkund ne Shqiperi, eshte shkolle suksesi qe duhet perkrahur, njohur
se per modele te tilla ka nevoje shoqeria e demokracia jone.
Kampioni
im deputet nuk na u shpif ne fushate neper ekrane televizive ne lajme e
emisione duke u bere neveri me thirrjet votomeni mua, votoni numrin tim. Jo!
Edhe
pse kontributor i ndjeshem ne Partine Demokratike qe ne themelimin e saj, nuk
ia nguli kurre thonjte ta shqyente ate, nuk i nguli kurre thike ne shpine PD
pse nuk e gradoi sepse Flamuri eshte demokrat rrace nuk eshte tregtar postesh e
karrigesh, eshte fisnik dhe si i tille shkelqeu ne zgjedhjet e kaluara ne Kamze
ku mori vota me shume se cdo kandidat tjeter, shkelqeu ne organizim strukturash
partiake ne Tirane, Lezhe, Mirdite, Kurbin etj.
Flamur
Hoxha nuk eshte me ato demokrate qe emeron, nxit apo perkrah qeveria, qe i
krijon e shpik qeveria per agresion ndaj ashtit te PD. Flamur Hoxha eshte ashti
i PD, nuk eshte me nepunesit e matrapazet qe shqyejne te perndjekurit politike.
Flamur
Hoxha i takoi njerzit, sy me sy, foli me njerzit, i degjoi, i nderoi, nuk i
mesoi, nuk i keshillonte, ne cdo takim bente thirrje votoni Partine
Demokratike, votoni numrin 9. Nuk therriste rrugeve e ekraneve me votoni mua,
votoni numrin 1. Ai ne Tropoje thoshte votoni PD dhe Isuf Çelen, ne Has votoni
PD dhe kandidaten e Hasit, Shyrete Koka te PD.
Ai
bashkebisedoi njerzisht me zemer e me shpirt me kuksianet, hasjanet,
tropojanet, bisedoi sy per sy, me te madh e te vogel sepse ai e ka thjeshtesine
e madheshtine te dije te jete njerzor me te gjithe. Sjellja e fjala e tij nuk
linte askund vend per hipokrizi, dyshim, shtirje dhe keshtu ua fitoi besimin e
voten njerzve.
Me
10 mije vota kuksianesh ai eshte kampion, me votat e atyre njerzve kampione, qe
demokracine e kane bese, e kane natyre, vlere, dinjitet, me votat e atyre
njerzve qe historia e Shqiperise i ka vene ne prova te renda me shume se te
tjeret e ata kane hyre gjithmone krenare e me dinjitet ne histori, te atyre
njerzve qe para pak vitesh bene protesten model te kufiri i ri i shqiptareve ne
Kalimash, qe kryeministri i tronditur nuk merrte dot fryme ne mikrofon as nje
dite pas, te atyre njerzve qe ne histori njihen per mikpritjen e ndritshme te
viteve te krizes e luftes per Kosoven, te atyre njerzve qe ngriten digen e
qendreses ne Lumen Termopile shqiptare ne nentor 1912 dhe ia mundesuan Ismail
Qemalit ta ngrinte flamurin me ndihmen e pushkes austriake, te atyre njerzve qe
provuan ne nentor 1913 si askund ne hapsirat shqiptare masakrat serbe,
holokaustin e pare ne historine e Europes, ku brenda pak oreve u masakruan mbi
2400 kuksiane dhe sot tek deshmitari prane Memorialit te Kujteses ngritur me
gure pllanga gjaku ne Kukes si nje gur varri per 2400 viktimat qe na i ka vra
Serbia, e kane heqe deshmine ne anglisht e ne shqip te Dimitrije Tuceviqit se
sot turperohet Serbia e ndoshta dikush ia ka bere qejfin Serbise dhe e kane
heqe per turpin tone deshmine Masakrimi ne Lume... dhe autoritetet zyrtare
heshtin...
Te
kishte dikush votat e Flamur Hoxhes do te ishte duke na dale nga ekranet e
televizioneve dhe te na ulej ne divanet e shtepive tona, ishte duke na dale nga
ekranet e celulareve e te na perplasej ne fytyre. Por jo, kjo nuk ndodh me
Flamur Hoxhen i cili duhet nderuar e falenderuar edhe ne ekrane televizionesh
per thjeshtesine, fisnikerine, qetesine, maturine dhe elegancen.
Faleminderit
kampioni im.
Faleminderit
kuksiane qe votuat kete vlere perfaqesimi.