Mendime » Radovani
Fritz Radovani: ''Beteja për demokraci sapo ka filluar” - tha Basha!
E shtune, 01.05.2021, 07:01 PM
Beteja për demokraci sapo ka filluar,” tha Basha
Nga
Fritz RADOVANI
Basha
tek Mullijt’ e erës: “Ne nuk dorëzohemi
në luftën për demokraci!
Beteja për demokracinë
sapo ka filluar, Shqipëria do të fitojë…
Kemi shumë vite që
luftojmë për demokracinë…
U deshën shumë vite që
të rrëzonim regjimin komunist, por ne ja dolëm. Ia dolëm sepse jemi njerëz të
fortë, jemi një popull që beson tek demokracia…Beteja jonë për demokraci ka
vijuar pandërpre çdo çast, çdo ditë, anembanë Shqipërisë. Edhe këto muaj, ne
luftuam për demokracinë. Por këtë herë kjo nuk mjaftoi…
Nuk mjaftoi sepse këto
zgjedhje nuk kishin të bënin me demokracinë.
Dhe pavarësisht gjithë
kësaj – ne sollëm një arritje të madhe për demokracinë në Shqipëri… Ne u bëmë
më të fortë.
Ne jemi më të vendosur
se kurrë.
Kushdo që mendon se ne
do të dorëzohemi – nuk na njeh mirë!
Ne do të vazhdojmë
betejën me gjithë fuqinë tonë.
Ne do vazhdojmë të luftojmë
me gjithçka kemi për demokracinë.
Do vazhdojmë të luftojmë
deri në fitore, sepse misioni ynë është më i madh se të gjithë ne. Po u
dorëzuam ne, Shqipëria ska më asnjë mundësi. Dhe kjo nuk do të ndodhë kurrë…
Dhe ju premtoj sot: nuk
do t’u zhgënjejmë kurrë...
Ne do luftojmë për ju!
Zëri juaj do të dëgjohet qartë dhe fort.
Kjo është përgjegjësia
ime, është detyrimi që kam para jush dhe para Shqipërisë.Fryma e ndryshimit
është më e fortë se kurrë.
Ne jemi më të fortë dhe
më të vendosur se kurrë.
Dhe të fortë, ne do
luftojmë çdo ditë, Ne do të luftojmë çdo orë,për të mbrojtur demokracinë dhe
për të sjellë të gjithë bashkë një të ardhme më të mirë për vendin tonë, për
familjet tona për fëmijët tanë.
Demokracia do të fitojë
dhe Shqipëria do të fitojë.
Beteja sapo ka filluar
dhe ne do ta çojmë deri në fund, deri në fitore!”
Po,
po, deri në fund do ta çoni. Derisa ta shfarosni s’ e lëshoni postin!
U
bane 8 vjet që luftojnë këta Mullij me Bashen në krye e, sapo filluen…
Betejen
“për të fituar…”, pushoi era e fitoi prap “rilindja komuniste”…
Po,
pasojat e katastrofës rrenuese, kush i paguen perveç Popullit fatzi ?!
Melbourne, 30 Prill
2021.