Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Po mos t’ishte nje’ky burrë, kurrë n’Shqipni s’u ngrit flamur!
E merkure, 03.03.2021, 10:00 PM
Nga Fritz RADOVANI:
PO MOS T’ISHTE NJI’KY
BURRË, KURR N’ SHQIPNI S’ U NGRIT FLAMUR! –
Atdhetari i madh i Popullit Shqiptar Luigj Gurakuqi (1879 – 1925),
asht vra tradhëtisht në Bari t’ Italisë, me 2 Mars 1925...
Në atë Monumentin e
Pavarësisë sonë Kombëtare të vitit 1912, në Vlonë, monument bronxi i ngritun me
rastin e 60-vjetorit në vitin 1972, në Sheshin e Flamurit, kush mund t’ishte ma
pranë Ismail Qemalit se Luigj Gurakuqi, Don Nikoll Kaçorri, Mustafa Kruja etj…?
Po, jo, nuk ban Luigj Gurakuqi katolik Shkodre, Kaçorri ipeshkëv edhe ky
katolik, Mustafa Kruja “trathtar” nga Veriu!..Fallsifikimet shkojnë deri aty sa
paturpsisht thohet se dorasin, vrasësin Baltion Stamolla e paskan vra
komunistët… Kaq “hakmarrës” me kenë “shokët” komunistë për vrasjen e shkodranit
Gurakuqi, kur, vetë skilja sllave Ramiz Alia ka urdhnue heqjen e Luigj
Gurakuqit nga boceti i Monumentit të Vlonës në vitin 1972, tue i thanë
skulptorve: “Ju shikojen edhe vetë me shokët këte që po them, por Luigj
Gurakuqi nuk është mirë për të qenë në një vepër kaq madhështore, mbasi ai ka
qenë njeriu më i dashur dhe i besuar i klerit katolik!”
Ma shumë se të gjitha
fletët që mujshe me mbushë unë me faktet e vrasjes së Luigj Gurakuqit, nga vetë
Ahmet Zogu, ju flet një “copë” letër e vogël e dërgueme nga tradhtari Baltion
Stambolla, me dy rreshta e tri adresa… të Ahmet Zogut, Ceno Beg Jakovës
(Kryezut) dhe Çatin Saraçit, që i pabesi Baltion Stamolla i dërgon “miqve” të
vet nga Italia, tue i kërkue shpëtimin me “mbrojtje, të holla, besën dhe
ndihmë...”
Ja dhe fotokopjo e letres së vrasësit pabesë B. Stamolla...
Fotokopje e origjinalit të letres
së Baltion Stamollës, e ruejtun nga
Atdhetari Gjon Kamsi, sot në Muzeun e Shtetit në
Shkoder. (Foto 2009):
“Kerkoj
mbrojtje dergoni të holla ndermjetsoni për pshtim pranë Qeveriës Italjane.
Pyetnij Çatin Saraçin ku asht...? "besa" ndihma!...
Baltjon
Stamolla – Carceri Giudiziarie Bari.
Shkelqësis
Tij Ahmet Zogu Tirana
(Albania)
Shkelqësis
Tij Ceno Beg Jakova (Gjakovë
Çatin
Saraçi Hotel...”
***
Ndër
Atdhetarët Shqiptar, Luigj Gurakuqi asht vra tri herë:
1.
Me 2 Mars 1925, nga Ahmet Zogu me veglat e tij vrasës e tradhëtarë…
2.
Në vitin 1972, nga E. Hoxha dhe R. Alia… si “i besuar”i Klerit Katolik.
3.
Në vitin 2005, kur “demokratët” i shembën edhe shtëpinë muze…
•Dr.
Prof. Mentor Quku, studjues i nderuem, e cilëson kështu Atdhetarin Gurakuqi:
“Mendimi im dhe i familjes sime është se Luigj Gurakuqi është simbol i
bashkimit kombëtar për të gjithë Shqiptarët bashkohës.
Figura
si Ai i vinë Kombit shumë rrallë.”(2010)
•At
Gjergj Fishta ka pasë thanë gati para 100 vjetësh:
“Fatkeqësisht, si në të gjitha punët vazhdohët
“me ecë si gaforrja!”
…•Sot, vetem me një
ndryshim: “Rilindja vazhdon ecjen majtas…”
Melbourne,
1 Mars 2021.