Mendime » Radovani
Fritz Radovani: ‘’Kleri katolik shqiptar dhe Europa...’’
E shtune, 27.02.2021, 08:00 PM
“KLERI KATOLIK SHQIPTAR DHE EUROPA...”
Nga Fritz
RADOVANI: (Pjesa e IX)
Bisedat e At Mëshkalles kishin një qellim kryesisht të mirë, prandej koha
që kalonte njeriu me Té, për të gjithë dukej aq shumë e shkurtë. Çdo fjalë të
mësonte dishka të mangët po, Ai, nuk pritonte me u rikthye prap për me të
mbushë mendjen.
Kur rikthehëj për me dhanë ndonjë mendim tjeter për Imzot Ernesto Çobën,
e përfundonte bisedën me respekt për Té, kryesisht për mostolerancën e Tij në
çeshtjet dogmatike dhe e mbyllte bisedën me mendimin se “vetëm Imzot Çoba asht
fakt, që asht kenë adapt për këte kohë, mbasi asnjë tjetër nuk do të kishte
ditë as mujtë me veprue si Ai, për kushtet që janë kenë në Shqipni. E me të
vërtetë, edhe Imzot Ernesto Çoba vdiq Martir i Fesë në labirintet e Sigurimit
në vitin 1981.”
Në burgun e Burrelit me vite të tana kishin ruejtë me kujdes
dhe i kishin qarkullue dorë në dorë fletoret me mësimet e Pader Mëshkallës. Ato janë kenë gjaja ma e shtrenjtë
për të gjithë ata që i kanë lexue e mësue me ta. Bashkvuejtësi Frano Prendi më tregonte për kujdesin e madh me i mëshehë ato kur bahëj kontrolli i plaçkave të të
burgosunve, që hapeshin në oborrin e
burgut në kohë shiu e dielli përvlues. Ato ruheshin si rrelike. Rinia ndër ato
fletore lexonte të vërtetën, shihte realitetin, merrte gurtë e parë të
themelëve të kulturës Europiane me të cilën Pader Mëshkalla, kishte edukue brezni të tana. E
cilës fushë nuk i përkisnin ato?
Për shkathtësinë apo
dinamizmin e Tij asht zor me shkrue, për mos me thanë, që asht gjaja ma e
vështirë, mbasi guximi dhe inteligjenca në përsonin e Tij ndërthureshin në një
mënyrë krejt origjinale. Njëherë e pyeta: “ Si e shpjegoni Ju, Padër, që Kleri
Katolik asht i pashembullt për qëndrimin e Tij si në birucat e Sigurimit, si
ndër burgje e kampe pune, ashtu edhe ndër gjyqe, që pa asnjë mëdyshje janë kenë
të gjitha montazhe, për këte unë nuk kam asnjë dyshim, se kjo asht diçka e
njohun dhe e provueme, atëherë, pse ndodhi ashtu me Don Ejëll Kovaçin? (Don
Ejëlli asht pushkatue me akuza false në vitin 1958. Edhe Ai nuk ka nënshkrue
Statutin e Kishës Katolike të përpiluem nga Qeveria Komuniste në vitin 1951 dhe
të nënshkruem nga pjesa ma e madhe e klerit që ishte i lirë).
Pader Mëshkalla u
mendue pak dhe mbasi pyetja ime me të vertetë ishte dishka shumë delikate dhe
plotsisht e papritun prej Tij, më dha këte përgjegje të paharrueshme prej meje:
-“Dikush nuk ka gjetë forca për me përballue,
dikush po. Unë për vedi po të diftoj çfarë me ka ndodhë kur jam arrëstue në
fillim. Kur hetuesi po më pyeste, unë i kundërshtova...Ai më ra një shputë dhe
unë rashë përtokë.., m’u duk se m’u hap qiella dhe i kërkova ndihmë Zojës së
Papërlyeme: O Zojë, më ndihmo me bajtë këto tortura, më forco mos të ligështohem,
me ruej nën dorën Tande!.. Ndoshta, askush nuk e beson, por asht fakt që gjatë
gjithë hetuesisë mue vetëm një shputë më kanë ra, e ç’prej asaj ditë që Ju mbështeta Zojës, nuk më ka
prekë ma kush prej atyne kriminelave me dorë!”.
Do të veçoj një thanje të Atit të papersëritshem në Shqipni:
“... E për 30 vjet me nxjerrë aq Heroj sa kemi nxjerrë na, nuk ka asnjë kler
në Botë.”Dijetarët e mëdhaj
shpesh s’ persëriten!
E këte e percakton thanja e At Mëshkallës,
mbrenda së ciles do të vijnë koha që, per atë thanje do të shkruhen libra...
Ajo duhet të studjohet nder shkolla e
Universitete, tue ju ba e dijtun brezit të rij se: “Ishin Trojet e Gjergj
Kastriotit, ku u lé, u rrit, u edukue e u formue Ai brez i lavdishem i Klerit
Katolik Shqiptar, per të cilin na sot, jo vetem jemi krenar, po edhe me një
histori të lavdishme në kontinentin e vjeter Europjan.”
Veprat antinjerzore të barbarve komunistë në
Shqipni nuk janë kenë as të paprituna dhe as të panjohuna në Botë. Ishim një
Popull i mbijetuem në mes të bishave të Ballkanit, që i kemi qendrue besnikë
Atdheut, Fesë dhe kulturës Europjane!
Kishim mbetë vetem njëmiljon e dyqindmijë
Shqiptar, e nder Ata Burra, perditë vriteshin e shfaroseshin Ata Heronjë, që në
Europën e sotme as nuk i gjindet të pakten një kopje...
Cili Kler Katolik në kampin terrorist komunist
prej vitit 1917 kur u vendos në Rusi, ka aq Heronjë sa Populli Shqiptar ?!
Kush ka vra Klerikë Katolikë në Botë sa
anadollakët terroristë Enver Hoxha,
Mehmet Shehu e Ramiz Alia ?!.. – Asnjë! Cili nga vendet socialiste apo
komuniste kishte një monster kobret si Nexhmije Hoxha që vriste klerikë katolik
në vendet socialiste?
Kjo, dhe vetem kjo, asht arsyeja që edhe sot
nuk i hiqen titujt këtyne terroristëve vrastarë të pakrahasueshem n’ Europë!!
Kjo thanje per Klerin Katolik Shqiptar sot
asht e njoftun edhe nga vendet e zhvillueme në të gjithë Europen Perparimtare,
po fatkeqsisht, mjaft e gjymtueme nga grupe drejtuese qeveritare e shtetnore,
që jo vetem nuk e dishrojnë një hymje të shpejtë të Shqipnisë në Bashkimin Europjan...Po,
edhe e pengojnë ate! Sot per këte, ma shumë se kurr flasin faktet!
Melbourne, 22 Shkurt 2021