Mendime » Radovani
Fritz Radovani: At Pjeter Meshkalla ka thanë në vitin 1966
E hene, 08.02.2021, 04:51 PM
Nga Fritz RADOVANI: (Pjesa e VII)
AT PJETER MESHKALLA S.J.
KA THANË NË VITIN 1966:
“Kleri
Katolik Shqiptar asht kleri ma heroik që ka me cilësue historia në rrugën
dymijëvjeçare të Krishtit, sepse, mbas pesëqind vjet robnije nën Turqi, po të
merret historikisht prej vitit 1912, kur Shqipnia u formue si shtet e deri me
1944, që këtu erdhën në fuqi komunistët, tue lanë në njëanë okupacionin fashist
italian (me të cilin nuk jam pajtue kurrsesi), janë vetëm 30 vjet mundësi për
me formue një Kler Shqiptar, e për 30 vjet me nxjerrë aq Heroj sa kemi nxjerrë
na, nuk ka asnjë kler në Botë. Përsa i përket qëndrimit të ndonjenit që e kanë
ligështue në tortura të pashembullta, si Don Ejllin e ndonjë tjetër, nuk duhet
me harrue fjalët e Kardinalit Minzenti, në Revolucionin Hungarez të vitit 1956,
që pat thanë se po rashë në duart e komunistëve, mos merrni asgja për bazë se
çka mund të flas mbas arrestimit, mbasi torturat mund të me bajnë mos me kenë
ma ky që jam sot; e sigurisht, torturat e Sigurimit Hungarez as nuk mund të
krahasohën asnjëherë me torturat e Sigurimit Shqiptar. Dikush nuk ka gjetë
forca për me përballue, dikush po...”
6
SHKURT 1967:
1967 ISHTE VITI KUR TIRANI DIKTATOR EVER
HOXHA, ME SHEGERTIN E VET ANADOLLAK RAMIZ ALIA, I SHKATRROI TË GJITHA KËTO
KISHA E OBJEKTE KULTI…
EDHE PSE GJITHË BOTA E DINTE SHUMË MIRË SE: “HEROI
YNË KOMBTAR GJERGJ KASTRIOTI – SKENDERBEU, ASHT SHPATA E SKALITUN E HISTORISË
SË KOHËS SË RE, QË I UNIFIKOI SHPIRTNISHT TË GJITHA SHTETET MODERNE PER NJË
BASHKIMIN EUROPJAN.”
PRANDEJ, EDHE SOT, GJERGJ KASTRIOTI PO MARRSHON
FITIMTAR! KUR DUHEJ MENDUE PER HYMJEN N’ EUROPË:
TRADHËTARËT
E ATDHEUT ZBATUENE “REVOLUCIONIN KULTURAL DHE IDEOLOGJIK” NË SHQIPNINË
“ATEISTE” !
Gjithkjo
heshtje e turpëshme edhe sot në Shqipninë e Gjergj Kastriotit dhe Atdheun e
Nanë Terezes!?
A thue e
meritonte Shqipnia e Martirizueme nder shekuj një shkatrrim si ky që kemi
provue na, në fund të Shekullit XX !?..
15 SHKURT 1967: Mbas “Fjalimit Programatik”
të 6 shkurtit të diktatorit Ever Hoxha, “Fletë-rrufetë” që bijtën si kërpurdhat
mbushën qytetet e fshatrat e topituna e të frigueme per palc.
Të dielën e parë ato u vëndosën në dyertë e
Kishave, asaj të Fretënve në Gjuhadol dhe në Kishën e Shën’Kollit në Rus.
Kjo stuhi filloi edhe ndër qytete tjera, në
Xhaminë e Durrësit, në Lezhë, Milot, Laç etj. Instituti i Naltë Pedagogjik i
Shkodrës, ku strehohej si hije anadollaku i njohun Ramiz Alia, filloi
përgatitjet per mbledhjet e demaskimit të disa klerikëve nën lëvozhgën
“Organizata të Frontit”, me klerikët e parë të 1945: At Gegë Lumën, At Frano
Kirin, At Mark Harapin S.J. e At Gjergj Vatën S.J. Kjo nuk ishte rastësi por
ishte shfletimi i rregjistrave të parë të Ministrisë së Mbrendshme, mbasi
pikërisht me At Gegë Lumen u pat fillue edhe në vitin 1945, dhe vazhdoi me ata
klerikë që kishin mbetë pa u zhdukë nga burgjet, intërrnimet e vuejtjet në
kampet e shfarosjes PPSh.
Me thirrjen e djegëjes së Kanunit Lekë
Dukagjinit, rreshtohej per pushkatim edhe Don Frano Illija, i cili aso kohe po
merrej me punimin dhe sistemimin e Kanunit të Skenderbeut...
Edhe kjo, a thue ishte “rastësi”!?
Kudo kishte vetem FRIKË! Të gjithëve u dukej
se errësina e natës asht ma e përshtatëshme për këtë punë, prandej, edhe dritat
fikëshin herët. Fillonte ndër oxhakë tymi shllunga-shllunga në pikën e verës, per
zhdukjen e sa dokumentave...
Kur “Fletë-rrufetë” mbulonin dyert e Kishave e
kur veglat servile e hipokrite thërrisnin për zhdukjen e Fesë dhe të klerit,
ndër sytë e Popullit ngrihëshin monumente të Atyne Martirëve, vazhdë e pashterrëshme
e gurrës së HEROJVE të Kishës sonë Katolike si: At
Pjetër Meshkalla, At Gegë Luma, At Frano Kiri, At Mark Harapi, Imzot Ernesto
Çoba, Don Ndue Soku, Don Injac Gjoka, Don Marin Shkurti, Don Mikel Beltoja, Don
Frano Illija, Don Mark Hasi, Don Nikoll Mazrreku, Don Ndoc Ndoja, Don Pjetër
Gruda, Don Nikoll Gjini, At Filip Mazrreku etj.
Pra, kudo “Punë, vigjilencë, gatishmëri!” që
e shprehun ma kjartë e në gjuhë shqipe domethanë: “Me punue si kafshë, me
jetue si dhelpën dhe me ngordhë si qen!”.
Me “REVOLUCIONIN KULTURAL” terroristi Ever
Hoxha, ka plotësue portretin e vesëve ma të ndyta të tij tue shpallë Shqipninë
“Shtet Ateist”, ndërsa, vegla besnike e tij eonuku i oborrit skilia Ramiz Alia,
ka dhanë prova në këtë “Revolucion Kultural” se asht i denjë me u ulë më 13
prill 1985, në kolltukun e flligtë të atij tirani gjakatar të Popullit
Shqiptar.
19 MARS 1967, terroristi Ramiz Alia, mbyll perfundimisht Kishat Katolike në
Shkoder, tue fillue me Kishen Kathedrale të Shkodres. Njëheri fillon edhe
dhunimi i vorrezave nder Kisha të Atyne klerikëve që kishin vdekë para vitit 1900
dhe 1944.
PRILL 1967: Me porosi të KQ të PPSh dhe të terroristit Ever Hoxha, tek
Dosja 2291 Arkivi i Ministrisë së Mbrendshme, prokurori i pergjthshëm Lefter
Goga, urdhnon:.. “Hetuesit mund të përdorin torturat më
shnjerëzore deri në vdekje të burgosurëve, pa asnjë përgjegjësi penale ndaj të
pandehurëve që mund të vdesin në duart e tyre në hetuesi.” Dhe, jo nder pak
hetuesi u aplikue kjo shkresë antinjerzore.
Arrestohet kangtari Lukë Kaçaj; perkthyesit
Prof. Nikoll Dakaj e Prof. Mark Dema, shkrimtarë, artistë...E deri
tek puntorët e thjeshtë dhe besimtarë... E kushdo, që mendohej Atdhetarë!
Tragjedia e Popullit Shqiptar vazhdon në një
pafundsi me mbi 120 varreza “pa asnjë shenjë”, të Rinisë së vrame në kufinjë.
Ishte ajo Rini që akuzoi diktatori terrorist
Ever Hoxha, per të gjitha veprat e veta... Se, gjoja po i bante Rinia
Shqiptare...
E sot,
kemi të botueme dhe “Letren tepër sekrete” të tij, ku ai shkruen per Kisha dhe
Xhamija: “Me këto forma duhet të
vazhdojmë né derisa t’i rrafshojmë ato
nga faqja e dheut.” (Sekretari i Parë Enver
Hoxha)
Tiranë,
më 27 SHKURT 1967:
Shenim F.Radovani:
Falnderoj botuesin e letres së plotë të diktatorit: http://www.panorama.com.al/zbardhet-letra-sekrete-e-enver-hoxhes-kleriket-me-perjashtim-te-katolikeve-jane-injorante-dine-lutje-permendesh-si-hoxhallaret-por-do-i-rrafshojme-nga-faqja-e-dheut/
Melbourne, 4 Shkurt 2021.