Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Disa thanje të At Gjergj Fishtës
E merkure, 30.12.2020, 10:52 AM
Nga Fritz RADOVANI
Kujtoj…Sot, mbas sa
vjetësh:
Psikologun e
persosun...
Disa
thanje të At Gjergj Fishtës:
Mbi
njatë flamur Perendija
Me
dorë t’ vet Ai e ka shkrue
“Për
Shqyptarë do t’jét Shqypnija
Kush
u a prekë, ai kjoftë mallkue”…
–
Po, edhè hâna do t’ a dijë
Edhè
Dielli do t’ két pá
Se
për qark ksaj rrokullije
Si
Shqypnija ‘i vend nuk ká…
–
Në rast se ata nuk na duen në nji shtet të vetëm, mbasi thonë shqyptarët kenkan
myslimanë, at’herë… na kristianët do t’i shkriejmë kryqat tonë dhe do t’i bajmë
fishekë per me mbrojt vllaznit tonë myslimanë Shqyptarë!
–
N’daq me gzue t’bukrën liri
mos
shkel fis, as mik, as fe
pse
n’kto sheja bota mbarë,
na
dallon se jem Shqyptarë…
–
Me t’perpjekun me kulturë Prendimore t’Europës, si domosdo do të gjindet mas
sodit Shqypnia...
–
Në kjoftë se provon, mundesh me hupë, por në kjoftë se nuk provon – je i hupun
gjithsesi!
–
Ma mirë n’vorr me u kja për mallë
se
nën shkja me ndejë për t’gjallë...
–
Parja mâ e çmueshme per Shqypnì asht zêmra Shqyptare: e zêmra perbâhet nder
shkolla neper msim t’gjuhës Shqype.
–
Vërtetë kemi Bajram e Pashkë, por Shqiptarinë e kemi bashkë!
–
Porsi kanga e zogut t’ verës,
Qi
vallzon n’ blerim të Prillit;
Porsi
i ambli flladi i erës,
Qi
lmon gjit’ e drandofillit:
Porsi
vala e bregut t’ detit,
Porsi
gjama e rrfés zgjetare,
Porsi
ushtima e njij termetit,
Njashtu
a’ gjuha e jonë shqyptare...
–
Më dhamb kryet me njato parla-parla të parlamentarëve: dokrra pa kokrra!
–
Ma kollaj asht me mbushun një thes me pleshta sesa me i ba bashk dy shqyptarë!
–
Njerëzit janë tanë njisoj prej natyrës, edukata i ban me u dallue!
–
Shqiptarët kallzojnë njate çka s’duhet, e mshehin njatë çka e di tanë bota!
–
T’gjith njatà qi e kan me detyrë, si
edhe atà qi ja kan v?e vedit me detyrë me
organizue jeten shoqnore e t’gjytetnueme n’Shqypní.., mâ s’parit t’caktojnë se
mas cilles kulturë duen me e organizue komin Shqyptàr, e masandej me ligjë, me
p?në e me kohë të mundohen me i bâ Shqyptarët qi
t’mendojnë e t’veprojnë mas parimesh t’asaj kulturë, tuj majtë parasýsh
etnologjìn, psikologjìn, e ndîsit besimtare t’tyne…
–
Në kjoftë se thue at’ çka dishron, duhet me ndie edhe ate çka nuk e dishron!
–
Edhe atij iu thaftë po goja
që
përbuzë këtë gjuhë hyjnore
qi
n’gjuhë t’huej, kur s’asht nevoja
flet
e t’veten e lèn mbas dore…
–
Injoranca e krenaria shkojnë bashkë si shtati e hija!
– E pra mretninë e Shqypnìs Europa e kishte
krijue! Por shka se pabesnia e pushteteve t’Mdhà duel edhe mâ n’shesh
n’t’caktuem t’kufijvet t’Shqypnìs…
–
Me e lshue Shqypnin nder duer t’ batakçive, asht njipernji si me ja vjerrë
ujkut mushknit m’qafë, me uzdajë se po t’i çon te shpija: Ujku i han mushknit…
***
Shenim
nga F.Radovani: Tëgjitha shkronjat e Tij janë thanje!
Po,
kur lexon njeriu sot thanjen e fundit të At Fishtës, harron se Ai ka vdekë 80
vjetë perpara..!! Si me i pasë ba një nanë të gjithë ata batakçijë që e kanë
sundue këte t’shkretë Shqipni!
E
atë thanje e thotë At Fishta pra, mashumse 100 vjet perpara.
At
Gjergj Fishta O.F.M., frati i madh françeskan i Shkodres, (23 Tetor 1871 – 30
Dhjetor 1940), ishte dijetar e filozof, ishte mësues dhe shkencëtar, ishte
shkrimtar’ e poet, ishte artist piktor e
arkitekt, ishte symbol i formylës “Fé e Atdhé”, per të cilen duhet të krenohet
sot Rinia në fshatin Fishtë dhe ajo e Shqipnisë mbarë, së ciles i mësoi me
shkrue gjuhen Shqipe.
Ai
studjoi dhe punoi gjithë jeten per Atdhe…Ai ishte i pari kandidat per çmimin
Nobel në letersi. E bash zani këtij Burri ushtoi në Romë, Paris, Londer, New
York, Stamboll, e Ballkan .., per një Shqipni të lirë po, edhe të bashkueme me
Trojet e veta të grabituna... Ai ishte nderi i Akademisë italiane, po dhe
udhërrëfyesi i mbarë Popullit liridashës Shqiptar!
Tingujt
e Lahutës së Tij edhe sot tingllojnë me ujin e paster të prrojeve tona që
burojnë nga Bjeshkët e Nêmuna...
Çdo
thanje e Tij ishte një knaqësi nder sofrat e festave tona...
Pa
At Gjergj Fishten... Nuk ka gëzim as bukuri jo vetem rruga e Gjuhadolit, po as
Shkodra mbarë e, as Alpet tona...
Shikoni
Flamurin e Kastriotit si valvitet kur ndigjon Lahuten!
Bash..,
si thonte At Fishta: “Porsi fleta e Ejllit t’ Zotit”...
Melbourne, 23 Dhjetor 2020.