Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Simon Rrota - Po shkruej për vedi e për Shkodren
E marte, 24.11.2020, 08:44 PM
Nga Fritz RADOVANI
Kujtoj…Sot, mbas disa vjetësh:
Një liber me kujtime...
“Po shkruej për vedi e për Shkodren”
Profesor Simon Rrota
(1887 – 1961) shkruen:
“…
Mbas sa ditësh, me thirri Patër Gjergj Fishta për me ba disa skena për një
teatër për nji dramë të përkthyeme prej Tij “Mjeku i përdhunë” (komedi e
Molierit). Kjo do t’ ishte rasa ma e mirë për mue me pasë perpjekje ma të
ngushta me Poetin tonë. Edhe Ai vetë, mori pjesë me mue, në punimin e atyne
skenave mbasi vizatimi i vinte shumë përdorësh, e kështu punojshim bashkë.
Ndërsa
unë, pa pushim me brushat e mija ngjyrojshe në ata skena të bukura, Poeti
recitonte vjersha e lëshonte disa batuta satirike qi mue më bajshin me qeshë aq
shumë sa m’u donte me lanë edhe punën, tue i thanë se nuk mujshe me vazhdue ma,
pse dhimbje të mëdha më kishin kapë dejt e qafës prej të qeshunit të fortë. E
kështu, tue e pa edhe Ai vetë, menjiherë u largue, por ne nesre e shof se po
vinte, e me vedi kishte pru do vjerrsha të pregadituna prej Tij.
Unë
i mbylla derën e teatrit (Teatri i Françeskanve, ndodhej djathtas në oborrin e
Shkollës Vasil Shanto) e nuk e lashë me hi mbrendë, por mas pak kohët qi Ai
qindroi jashtë deret, më premtoi se nuk do të më trazonte ma e, me këtë
konditë, i çila derën.
Por
premtimet e Tija kjenë të shkurta e tue pa se skena po delte e bukur, ndërsa po
pinte cingare e kafe së bashku me mue afër tangarit, në njatë kohë ia mbrrijti
Mati Logoreci qi atëherë ishte mësues në Shkollën Françeskane. Prandej rasa kje
e mirë për Poetin me na lexue vjerrshat e pregadituna aq bukur ku ndër to,
kishte përmendë vedin edhe mue….”
Shenim
nga F.Radovani: Këta pak rreshta nga Kujtimet e Profesorit të Nderuem Simon
Rrota, tregojnë jo vetem madhështinë e Profesorit, por edhe thjeshtësinë që e
ka shoqnue gjithë jeten e Tij prej artisti...
Profesor
Simon Rrota asht kenë një nder penelat e artë të kulturës sonë kombtare dhe
asaj Europjane Perëndimore, së ciles i kushtoi gjithë jeten.
Melbourne,
22 Tetor 2020.