E hene, 14.06.2021, 07:27 AM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Kush i aprovonte arrestimet?

E diele, 13.12.2020, 01:29 PM


VIRUSI   PYET  PO  KET  A  E  DINI:

KUSH I APROVONTE  ARRESTIMET ?

Nga Fritz RADOVANI

Ishin disa dhoma t’ errta në të gjitha institucionet, shkollat, ndermarrjet e kooperativat bujqësore që nuk hynte kurr drita, madje as sot!..

Mbas vitit 1967 kur “ppsh” u fuqizue mbas fjalimit Everit, partia drejtoi të gjitha “levat e veta”, ku nenkuptohej sigurimi i shtetit e deri te kampet e të burgosunve, edhe gropat e të vdekunve nder burgje ose n’interrnim…

Dominonte një errsinë shumë e frikshme! Njëherë jam thirrë aty nga 1984 në një mbledhje ppsh së fabrikës së Pelhurave, ku sekretaria Lajde Zefi, mu shpif se “kishe hjellë tek kambët në dhomen e punës një foto të Everit…”, gja që nuk ishte e vertetë. Unë nuk e pranova akuzen, edhe pse ajo kambngulte. Në mbrojtjen time kje edhe drejtoresha Liri Ymeri, që tha: “Nuk e besoj se një gja e tillë asht ba nga Fritzi!”… Dhe unë dola nga ajo dhomë ku, rrezikohej jeta e cilitdo që i vente “synin” e saj ppsh…

Aty nga viti 1992, tue ecë tek Dugajt’ e Reja, në Shkoder, ndigjova një za që vinte nga mbrapa o Fritz, o Fritz! Ndalova dhe takova piktorin që ishte  lirue nga Spaçi, Gjovalin Saraçi, vite perpara kishte punue në Pelhura me emulacionin, dhe u dënue 10 vjetë burg... I dhashë doren dhe Ai nuk ma lëshoi, “të ndalova Fritz, me të kerkue të falun, se kur ishe në hetuesi, mu krijue pershtypja se e kam burgosjen prej teje!” Unë u çudita, po pse?!

Ai më shpjegoi: Pak ditë para se me dalë në gjyq, hetuesi më vuni para një leter me shumë firma të piktorëve dhe shkrimtarve të Shkodres, që në një mbledhje të Lidhjes Shkrimtarve dhe Artistave të Shkodres, kishin kerkue dënimin tim maksimal, per pikpamjet e mija fetare... Mungonte aty vetem firma yte! Aty më lindi dyshimi! Pyeta hetuesin: Po, Fritzi pse nuk e ka firmen këtu? – Ai më tha: Ai asht monsra yte... Aty kuptova se edhe ti mund të perfundojshe ndonjë ditë atje tek unë... Në kohen kur unë ishe në Spaç, m’u hoq dyshimi, se edhe atje kerkonin me t’ akuzue!..”

E perqafova Gjovalinin dhe u ndame miq! Po, prej Tij mora vesht dhe aty kuptova se “Lidhja e Artistave të Shkodres”, kishte kerkue dënimin e Tij “maksimal”. Me të vertetë, ashtu u dënue me 10 vjetë burg per agjitacion e propagandë, një dënim që nuk perfitonte nga asnjë anmesti...

Kur u ktheva në dhomen e punës i tregova piktorit Tefë Palushi... Ai më pyeti: “Si asht e mujtun që këte e paska pa vetem ajo që s’punon këtu, dhe nga pesë vetë që jemi këtu asnjëni nuk e ka diskutue një gja të tillë..?!”

Shkruhet e stershkruhet per burgosjet e pushkatimet e sa shkrimtarve e artistave nder të gjitha anët e Shqipnisë, per akuzat fallco dhe shpifjet e bame ndaj tyne... Shkruhet per qendresen ndaj torturave deri në nxjerrje të syve të ballit, tue kenë edhe të “PAFAJSHEM”, po asnjenit që shkruen per rrezikun e zi të fatit Tyne, nuk i shkon dora “as padashje”, me vue një prej atyne akuzuesve dhe shpifësve që Ju kanë marrë jeten, ose t’ pakten kohen ma të bukur të rinisë apo të krijimtarisë së Tyne!!

Të gjithë paperjashtim shka janë dënue mbas vitit 1966, janë dënue me “aprovimin e sekretarit ppsh” dhe firmat e hjelluna nder mbledhjet ku, pa asnjë kundershtim kanë aprovue dënimet e “shokve” të vet, deri në ma të randat akuza, tue kerkue edhe pushkatimin e deri tek varja e Tyne!

Pse kjo gjendje e pajustifikueshme me Dosjet e Sigurimit Shqiptar?

***

Deri kur kështu?

Deri kur shpifsit dhe vrasësit e djeshem dhe të sotshem, tue ba leksione e tue pergatitë fotokopjet e veta, madje edhe në Universitete Perëndimore?

E vetmja gja e saktë që botohet sot asht: “Numri i fletve të zhdukuna nga Dosjet e Sigurimit të shtetit, per me mbulue krimet e asaj Dosje!”

Po kush i zhdukë ato fletë a dihet?!..

Nuk kam as ma të voglin dyshim:“Ata” që i mbushen edhe po i “shprazin” se, vetem ashtu u jepet mundsia me vazhdue edhe me sternipat e tyne me “mbushë” e “shprazë” jo vetem birucat e sigurimit, po dhe xhepat e tyne!

Ka thanë Rama: Pritni, pritni, ...E se shka, duhet me pritë..?,

Ate e di vetem “Rilindja”!?..

Melbourne, 23 nandor 2020.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora