Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Ku i di ky para 110 vjetve?
E merkure, 14.10.2020, 01:48 PM
Nga Fritz RADOVANI:
VIRUSI PYET
PO KET A
E DINI:
KU I DI KY PARA 110 VJETVE?
Kush
ishte ky Burrë që guxoi me thanë këto fjalë para 100 e sa vjetësh:
“Qeveria
jugosllave nuk do të ndalet para asnjë mjeti per t’i ndërrue fëtyrën Kosovës.
Janë Fuqitë e Mëdha, të cilat bane theror shqiptarët e trojet e tyne për
interesat e veta e të aleatëve të tyne… Faji i vetëm i kosovarëve qëndron vetëm
në atë se, ata ishin Shqiptar e donin të mbeteshin shqiptar. Si mundte me thanë
një qeveri (Jugosllave) e cila ka mbjellë viset tona me varre të vllazënve
tonë, se po i përzihemi në punët e mbrendshme të saj. Si mundte nji qeveri me
thanë se po i përzihemi në punët e mbrendshme, kur shohim se për shkak të saj
me mijëra fëmijë e gra sillen të zhveshun e të zbathun këtu nepër Tiranë, e
ushqehen me sevapet e amerikanëve e tepricat e ushtrisë?
Qeveria
Jugosllave nuk ka të drejtë për me na akuzue për një gja të tillë kur
Parlamenti shqiptar, kërkonte vetëm në emën të njerëzizë e të humanizmit të
ndërpriten mizoritë serbe ndaj shqiptarëve.”
Ky
pra, ishte i Madhi Luigj Gurakuqi... E në se, “shqiptarët” sot heshtin, per
asnjë arsye trashigimtarët e Dardanëve të vertëtë nuk duhet të flejnë! Heshtja
dhe gjumi sjellin vetem perçamje dhe sundimin e t’ huejtë!
Prova
ma e sakta sot asht Shqipnia e Dedë Gjo’ Lulit, Luigj Gurakuqit, At Gjergj
Fishtës e Imzot Luigj Bumçit... Dhe e mija Martirëve të vramë nga armët e
diktatorëve komunist’ e, “harresa” e pafalshme nga pasuesit e sotem tradhtarë sllavo aziatikë e
anadollakë.., gjoja “proamerikan”!
Melbourne,
6 Tetor 2020.