Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Ishte kthye Haxhi Qamili
E hene, 12.10.2020, 01:16 PM
Nga Fritz RADOVANI:
VIRUSI PYET
PO KET A
E DINI
“ISHTE KTHYE
HAXHI QAMILI!?”
Erdhi
nga Berlini edhe “Haxhi Qamili” i shekullit XXI... Xhonturqit, esadistët,
filoserbët dhe drogagjijtë e Tiranës së “rilindjes”, nuk mund të perkujtojnë as
sesi 105 vjetorin e vrasjes tradhtisht prej tyne të Dedë Gjo’ Lulit... I vetmi
pasues i denjë i të Madhit Gjergj Kastrioti – Skenderbeut.
Janë
shumë të prekun fudullët nga udhtimi i fundit pa sukses në Berlin...
E
pra drogaxhinjve tanë si “dera nr. 1” e Europës në Ballkan Perëndimor, kudo e
kurdo tue fillue nga Moska, Beogradi, Stambolli, Athina e deri në Pekin, deri
para dy ditësh askush nuk ua “kyqur” deren e oborrit... Janë pritë e qitë si
“pasues” besnikë të Haxhi Qamilit... E, deri tek i “paemni” i Sakakut të Marrve
të Kalasë së famëshme të Gjirokastres...Që i pat dhanë “Perandorisë së të
keqes” një “hero” aq të “math” (jo me dh), gati gati sa tavarish Stalini, se
nuk po tham sa carët e njoftun të Rusisë, apo sulltanët vrasës të viteve të
pafund të robnisë otomane të dyerve të Stambollit...
Asht
e para herë që Shqiptarve në tridhjetë vjetët e fundit i “buzëqeshë” historia
antieuropjane e Esad Toptanit e Haxhi Qamilit.., që me litar në fyt po i bije
nder mend me mbulue Monumentin e Kastriotit, bash aty ku kerkojnë me u shkrrye
pertokë kur stamollistët të vijnë prap në Tiranën e “kuqe” të “rilindjes”.., së
nipave esadistë e everist e,
trashigimtarve të tyne, deri tek monumentet e “heronjve turqë”... apo
“vorrezat” greke...
Thonin
dikur pleqtë tanë per zagart’ e Ballkanit, kur vinin ashtu si sot: “U kthye me
bisht ndër shalë”...E nuk besoj se ka shprehje që i pershtatet ma shumë se kjo,
kryetarit trashigimtar të grupit shpartallues të shtetit antishqiptar të
tradhtarëve pasues të shekullit XX e XXI, në Shqipni !!
Melbourne, 24 Shtator
2020.