Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Ku t'qet rilindja?!
E merkure, 05.08.2020, 09:42 PM
VIRUSI PYET: PO KET A E DINI
KU T’QET
RILINDJA ?!
Nga
Fritz RADOVANI
“Rilindja”
ka vetem dy rrugë: Në socializem e.., në diktaturë?
Mos
merrni malet... Nuk jeni per atë rrugë.., shkoni kah dera e zbritni!..
Ajo
asht rruga e juej… Ajo asht rruga e Rilindjes…Poshtë e sa ma poshtë !
Delegati
Apostolik i Vatikanit Imzot Ivan Dias, në vitin 1992 e pyeti At Konrrad Gjolaj:
“Po sikur, të shkojsh në Parriz dhe, tek dera Shën Pjetri, me të tregue se aty
asht edhe Ever Hoxha, shka ban Ti At Konrrad?” – “Unë, i tham ju falemnderës,
Shen Pjetrit që më diftove se ai asht këtu, dhe kthehem mbrapsht e shkoj në
fund të ferrit...” (Dishmi e At K.Gjolaj)
Nuk
asht aspak me u çuditë per pyetjen e Imz. Dias... Ai e njeh “hero”!..
Disa
ishin që mendonin ditë e natë per Popullin... Ditët e fundit ishte në
TV-Albspirit skilja Ramiz Alia... Po, tregonte si kishte nisë per në Bankat e
Zvicrres 10 kv. Lingota e monedha ari, per me “permirsue”’ ekonominë e shtetit
shqiptar në vitin 1990, e cila ishte shumë keq drejtë falimentimit
perfundimtar... E Ramizi i “shkreti” prej kapitalit vet, po u mundonte me
shpetue ekonominë me rezerva të fundit që i ishin nën tunele t’Skraparit.
Me
siguri ishte ajo koha kur thonte: “Edhe bar do t’ hajmë e, parimet...”
E
kur e ndigjon njeriu Ramizin tue mendue per “Popull”, të bahet me u ulë me të
vertetë e me hanger “bar”, se deri ku ka mërrijtë paftyrsia e atij hajduti pa
cipë, që per 47 vjetë rjepen një Popull, tue burgosë mija e mija të rinjë, tue
interrnue mija familje dhe mundin e djersen e tyne, tue futë në bankat Lindore
e Perëndimore, me sigurue sternipat që do të lindin në Shekullin XXII e XXIII,
kur gjithë Bota, do të ushqehet me kelkaza...
Drejtuesit
e shqiptarve sot, dijnë se baballarët e tyne vrastarë e hajdutë vodhën e u siguruen pushtetin, e po kerkojnë
me t’gjitha mjetet me shitë Atdheun.
Rilindja nuk njeh rrugen Europjane! Ajo mendon e punon per Beogradin,
Athinen, Stambollin e Mosken... Prishtina s’ ja prishë asaj...
Forca,
ju pastë Everi e Millosheviqi...Se, nuk po i leni gja mangut tiranve!
Melbourne,
30 Korrik 2020