Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Një ndër letrat e At Gjergj Fishtës
E hene, 07.09.2020, 06:52 PM
Nga Fritz RADOVANI
Kujtoj…Sot,
mbas disa vjetësh...
Një nder letrat e At
Gjergj Fishtës:
WASHINGTON...
JETA
E TIJ
ISHTE VETEM PER
SHQIPNI...
Edhe
pse Poeti ynë kje Frat i zdathun, kur shkoi n’ Amerikë, Ai, atje u prit me nderime të mëdha si Poet
Kombtar.
Takimet
e At Gjergj Fishtës O.F.M., me zemer të hapun dhe të gjakosun me Fratin e
Washingtonit, At Godfried Shilling, si dhe takimi i Tij edhe me Senatorin
katolik Henry Cabot Lodge, një nga autoritetet e Partisë Republikane Amerikane,
nder ma të besueshmit e Presidentit Wilson, per të drejtat e barabarta të
Popujve, solli rezultatet e paprituna per Shqipninë dhe per Shqiptarët e
Shekullit XX- të.
Ndonse
edhe sot, mbas 100 vjetësh të kenjes së Shqipnisë, po i thomi “shtet” mu në
zemer t’ Europës, kur edhe bahet fjalë per “mundësinë e hymjes së saj në
Bashkimin Europian”, persëri nuk njihet
ky fakt aq shumë i randsishem per historinë tonë.
Arsyeja
e vetme e “mosnjohjes” së këtij fakti asht vetem një: Kenja e Autorit të vepres
At Fishta, Klerik Katolik Shqiptar!
Në
letren e Tij per Provinçialin At Pal Dodaj O.F.M., At Fishta, me daten 8 Maji
1922, i shkruen:
“Nderkaq,
vizita eme në Washington, ka pasë si perfundim njohjen e Shqypnisë prej anës së
Shteteve të Bashkueme të Amerikës. Të gjitha perpjekjet e mâparshme të Qeverisë
sonë, si dhe të “Vatres”, mbetën pa ndonji perfundim të mirë.
Unë
pata sukses.
Kjenë
Senatorët katolikë, të cilëve ua paçë paraqitë çeshtjen sidomos në pikpamje
fetare, ata qi me nderhimje të veta xorën njohjen zyrtare të Shqypnisë prej
Qeverisë amerikane.”
At
Gjergj Fishta porositë: “...Asht mirë qi Qeveria e Tiranës, t’i drejtojë nji
shkresë Nënsekretarit të Ministrisë së Jashtme të Amerikës, tue i kerkue
zyrtarisht këte njohje...” (po aty).
Mendoj,
(sa nuk asht vonë) se, ka ardhë koha që Populli ynë të njohin mendimin e
dijetarit At Zef Valentini S.J.:
“At
Fishta asht nji Homer Shqiptar. Ai nuk asht vetem nji poet i madh kombëtar. Ai
asht nga ma të mëdhajt në Botë!
E
randsishme asht që Ai, të njihet prej saj.”
Qendroni
Burra! E mos harroni se, Ata Shqiptarët e Kastriotit, “i binin Lahutës nder
Alpet tona edhe vetem.., me një tel !..” Besnikët e Gjergj Kastriotit dhe të
Flamurit Tij, historia e ka provue se: “Janë lé vetem njëherë në Shekull !”
Ashtu
si i Madhi At Gjergj Fishta, që edhe atë jetë të vetme, ia fali vetem Shqipnisë
së Tij, shumë të bukur e fort’ të dashtun!
Nëse
At Gjergj Fishta, do të vazhdohet mos me u studjue nder Shkollat Shqipe,
mbrenda e jashta Atdheut: Shpejtë Shqipninë do t’ a permbytin tradhtarët në
pellgun e injorancës së vet...
Melbourne, 2 Shtator 2020.