Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Ae dini se komunizmi ban ‘’mrekulli’’?
E hene, 31.08.2020, 09:55 AM
Nga Fritz RADOVANI:
VIRUSI PYET: PO
KET A E DINI
SE, KOMUNIZMI BAN “MREKULLI”?
“Kjoftë
per atëherë!”… Na ishim pa u lé…
Gati
askush nuk dijti me e kuptue, as me parashikue shka a komunizmi?
Don
Kolec Prennushi kishte thanë: “Kur hine këta: Tashti marueme!..”
Ai
dinte nandë gjuhë. Se ku e kishte gjetë “perfundimin e vet”, nuk e dij!
Ata
me të vertetë maruen e nuk i vijnë Shokët e tyne kurrma Shqipnisë!
E
verteta duhet pranue dhe besue! Historia mos u persëritët ma!!..
Komunizmi
asht e vertetë që “shkaperdanë familjen”, këte e besoj!
Komunizmi
asht e vertetë se “zhdukë virtytet”, edhe ket e besoj!
Komunizmi
asht e vertetë se vetem krijon rrjete spijunazhi e agjenture!
Komunizmi
asht e vertetë se torturon deri në shperbamje të karakterit!
Komunizmi
asht e vertetë që ka torturue Burra, sa nuk i ka njoh kushma!
Komunizmi
ka ba kushedi sa miljon vetë me pranue vdekjen para turpit!
Komunizmi
në Shqipni ka ba at që nuk e ka ba tjeter vend: Shtetin Ateist!
Po,
se komunizmi ban “mrekulli”, as këte s’e ka shkrue kush deri tashti.
“Mrekullitë
e komunizmit” kanë një qellim: “Me sigurue mijetesen e tij!”
“Rilindja”
e tij asht “ringjallje”, mbas vdekjes së diktaturës komuniste!
Dhe
“ringjallja” e komunizmit, pasohet nga “rilindja apo ringjallja” edhe e
“krimeve të padënueme t’ atij sistemi barbar”, me të gjitha vllavrasjet tjera
që do të “perjetsojë vetem shfarosjen”! Gjithshka filloi nga vorfnia!
Vorfnia
e popujve dhe pasunimi i sundimtarëve asht “Rilindja” e plotë!
Ashtu,
si asht vet komunizmi “shfarosës” i njerzimit të qytetnuem, ashtu janë dhe
“mrekullitë” e tij, barbare, vrastare e shpartalluese të njerzimit!
Skllavnimi
i Botës së qytetnueme asht piksynim i “Rilindjes” komuniste!
Njerzimi
asht krijesë dhe kryeveper e Dorës së Zotit! Këte mos e harroni!
Prova
ma e saktë e këtij mendimi: Asht Shqipnia e Gjergj Kastriotit...
Asht
Shqipnia e Shën Nanë Terezës dhe, e Shën Papës Gjon Pali i II..!
Mes
bishave t’ Ballkanit, e sundume tash 100 vjetë nga gjarpij helmues...
Shfarosës
të Besës, Burrnisë e Bujarisë, tradita shekullore t’ Alpeve tona!
Melbourne,
12 Gusht 2020.