Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Kujtoj Fratin e pervujtë dhe të zbathun
E marte, 29.09.2020, 08:45 PM
Fritz RADOVANI:
Kujtoj…Sot,
mbas sa vjetësh:
Fratin
e pervujtë dhe të zbathun
At
Gjergj Fishta OFM
Fillimisht
At Fishta si arkitekt asht diftue tek ndërtesa e bukur Qela e Lezhës, e cila ka
dritare të mëdha e të hijshme, ku bie në sy mikpritja e fratit, e ku asht edhe
dhoma e At Gjergjit, në të cilën ka shkrue disa pjesë të Lahutës, dishmon
nxanësi i Tij At Leon Kabashi OFM., edhe Ky piktor i njoftun.
Kisha
e re e Motravet Stigmatine, Kisha e Prekalit, e Toplanës në Dukagjin, dhe ajo e
Rubikut, janë vepra arkitektorale të At Gjergj Fishtës, ku duhet të ndalohemi e
të mendojmë...
Përmendet
Kisha e Prekalit (Dukagjin) “te Gurra e Zhylës, një vend pushimi për shtegtarin
e Maleve tona, dëshmi feje dhe burrnie për malësorin, ndër Thermopilajt e
Dukagjinit, ku pa mëshirë për qinda vite iu ndal hovi rrymës aziatike, u desht
një muranë e denjë për atë kufi të Shenjt; At Gjergj Fishta në bashkëpunim me
mikun e vet ingjinierin Ludovik Zojzi, kanë realizue projektin e ri simbas
stilit të bukur në vitin 1938.
“Ku
ma fort u zgjue dashunia për klasicizëm, se në hartimin e Kishës së lagjes Rus
(Shkodër)?” Simbas At Leon Kabashit, At Fishta në atë shesh, ngriti mbas qinda
vjetësh jetën klasike si dikur në Firencen e familjes së famshme Mediçi.
Kisha
e lagjes Arra-Madhe (Shkodër), me kumbonare të bukur që i përkiste kohës së
Turqisë, ka pritë At Fishtën, i cili bashkë po me ingjinier Ludovik Zojzin,
morën planin e vjetër ku me vështirsi e guxim bashkuen dy ndërtesa në një.
Nder
veprat e arkitekturës moderne ishin (per fat) dhe shumë ndërhymje të At Fishtës
në Kuvendin Françeskan të Shkodrës, sidomos në Bibliotekën e Françeskanve, ku
Ai kaloi jeten...
Në
vitin 1907, At Fishta ka pasë projektue Teatrin e Fretenve në Shkoder, pranë
shkollës së tyne. Aty u vune në skenë mjaft vepra të Tij. E sot, ndoshta ai
teater asht ma i vjetri në Shqipni.
Nder
veprat ma të njoftuna janë:
“Kisha
e re e Motravet Stigmatine (Shkoder).
Kisha
e lagjes Arra-Madhe (Shkodër).
Kisha
e lagjes Rus (Shkodër).
Kuvendi
Françeskan në kishën e Lezhës.
Kisha
e Rrubikut.
Sa
herë udhtonte jashtë Shqipnisë, blente libra, riprodhime arkitekturore e
piktura të autorve me fame botnore, të cilat i sillte në biblioteken e re të Kuvendit Fretenve të
Shkodrës, që e kishte ndërtue simbas projekteve arkitektorale të tij.
Në
kujtimet e Tij, At Fishta do të shkonte po në atë Akademi n’ Siena në vitin
1936, atëherë kur një nxënës i tij fitoi
konkursin e vitit akademik në 1935. Në këte rast At Fishta u shpreh para të
huejve:“Po provoj nji ndër gëzimet ma të mëdha e ma të rralla të jetës seme,
dhe më duket si andërr kur shof sot qi nji bir Shqiptari brohoritet për fitoren
e meritueme në art prej përfaqsuesve, profesorave e konkurentave”.
Shenjat
magjistrale të Lahutës së Malësisë a nuk janë pikturat më të bukura të ngjyrave
ma të zgjedhuna?
Lahuta
asht nji pinakotekë e artit kombtar ku, Poeti pikturon gjallë tipat, personat,
kostumet, shenjat, një depozitë motivesh kombtare që Ai, Jua la piktorve të ardhshëm t’ Shqipnisë.
Shenim FR: A permendet sot emni i
At Gjergjit në shkollat e artit?
Po
emni i nderuem i Ingj. Ludovik Zojzit, si bashkpuntor i At Fishtës?
A
ka lanë vepra artit At Leon Kabashi, i njoftun piktor në Shkoder?
Të
gjithë emnat e “harruem” e kanë një domethanje, e kanë një “PSE” ?!
Data
15 Shtator 1943 kur vritet me atentat
nga komunistet në Tiranë Ingj. Ludovik ZOJZI, asht një nga ditët ma të zeza të
artit kombtar. Ai ishte projektuesi i
varrezave të Rrëmajit në Shkoder. Një nder ato vepra arti që Shkodra dishmon pavdeksinë
e vet shekullore. Aty asht edhe Ajo firmë e Ludovik Zojzit, që u vra vetem se
nuk bashkpunoi me komunista.
Emnat
e mëdhaj t’ artit dhe të kultures sonë Shqiptare, që me dashje po
punohet
me u “harrue, me u fshij dhe me u zhdukë” nga “akademia” antikulturore e
antishkencore e Tiranës së asaj “Rilindjes” komuniste, MOS HARRONI SE ATA JANË
TË DALTUEM NË MURET E ROZAFES, E NË THEMELET E SAJA TË KULTURËS EUROPJANE
PERËNDIMORE !
Melbourne, 13 Shtator 2020.