Mendime » Radovani
Fritz Radovani: ''Kush asht shpifsi?''
E shtune, 12.09.2020, 04:20 PM
Nga Fritz RADOVANI:
VIRUSI PYET
PO KET A
E DINI:
“KUSH ASHT
SHPIFSI ?”
MENDON NATEN… ME SHPIF DITEN!
“SHPIF’ E SHPIF SE
DISHKA MBETË !”
Parimi
bazë i këtyne dy institucioneve kryesore shtetnore të “Rilindjes”!
Me
këta parime fitoi Lenini, Stalini e Everi, e më këta do fitojmë edhe ne!
•Gorbaçov
tha: “…pluralizmi duhet të vendoset patjetër. Le të krijojnë kundërshtarët tanë
parti të djathta, të majta apo të qendrës.., kryesore është që të gjitha këto
parti duhet të kontrollohen nga ne vetë...
Për
drejtimin e këtyre partive duhet të gjenden njerëz që të përkrahin strategjinë
tonë…” (Letra sekrete e Gorbaçovit për Ramiz Alinë 1989)
•Ramiz
Alia tha:“Të jeni të sigurtë që e ardhmja do të jetë jona. Kurr nuk do të
lejojmë restaurimin e pushtetit politik të armiqve tanë. E ardhmja e fëmijëve
tanë do të jetë e mrekullueshme, gjithnjë e sigurt, sepse për këtë kemi derdhur
kaq gjak dhe do të derdhim përsëri po të jetë nevoja. Shqipërinë do ta gëzojmë
Ne dhe pasardhësit tanë... Përveç aleatëve ideologjikë, do të kemi edhe
mbështetjen e aleateve të Perëndimit, me të cilët kemi ruajtur fijet e lidhjeve
të vjetra për hir të interesave të mëdha. ...Shoku Ever dikur, dhe unë sot, i
kemi ruajtur këto lidhje që të garantojnë pushtetin tani edhe në të ardhmen,
përgjithmonë!
Ju
garantoj..,sido që të shkojë punët ujë do të rrjedhë në mullirin tonë.”
•Kryeministri
Rama tha:“Komunistët ishin n’ anën e duhur të historisë!”
Dhe
ashtu ishte! “Vramë ke deshtëm e ku deshtëm! Zhdukëm dhe atë Gjuhen e Krishtit
me të gjithë Ata që e flisnin Ate! Zhdukëm inteligjencën Perëndimore po, dhe
Klerin Katolik Shqiptar, që e ruente dhe pasunonte Atë Gjuhë! Kemi plaçkitë
arkivat dhe muzeumet e Tyne, e sot i perdorin veglat tona! Kemi zhdukë të
gjithë Emnat e Atdhetarëve të Veriut, tue fillue sa shekuj ma perpara e, deri
tek Ata që kanë ba Shqipninë e Lirë dhe të Pavarun! Historinë dhe Gjuhen
Shqipe, e kemi ba ne, jo Gegnia e Dedë Gjo’ Lulit, At Mati Prennushit, Don
Nikoll Kaçorrit, Gurakuqit, Imzot Luigj Bumçit apo At Gjergj Fishtës, deri tek
Kulla e Prekë Calit në Vermosh! Tashti, kemi disa “Profesora” të vdekun si
Arshi Pipa, Martin Camaj, Ernest Koliqi, e deri tek Don Ndre Mjeda, me “Ju shpifë
Taret dersa ti fshijmë edhe Ata, bashkë me arkivola. Veprat e tyne janë tonat!
Me këte “Rilindje” pajtohet sllavi, turku, greku, rusi bolshevik...”
Mjerë
Ata që kujtojnë se “ka prap Shkoder”!!.. “Demokracia jemi ne”!!
Melbourne,
7 Shtator 2020.