Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Një prej botuesve të At Fishtës...
E hene, 31.08.2020, 08:01 AM
Fritz RADOVANI
Kujtoj…Sot, mbas pak
vjetësh:
Një
prej botuesve të At Fishtës...
Studjuesi
Frano Kulli
Fishta
dhe një kujtesë për ministren e Arsimit:
“Një
dyzim i vërtetë ndërmjet “Fishtës së pakuptuar” dhe alibisë për ta paraqitur të
tillë. Një pakuptimësi që zgjat edhe njëzet vjet të tjera, pas gjysmëshekullit
të shkuar. Dhe a do të zgjasë e zgjasë përsëri?
Këtë
pyetjen e fundit e kam si kujtesë për Ju, zonja ministre e Arsimit. Tani që
keni premtuar se do të bëni reformë në arsim, rikthejeni Fishtën meritueshëm në
tekstet shkollore dhe te nxënësit e studentët.
Fshijeni,
kështu “njollën” e të pakuptuarit, që e “fitoi” prej ndërprerjes zyrtare, gjysmëshekullore të
leximit. Poeti kombëtar, do të mund të zërë vendin që ka, nëse, duke u mësuar
në shkolla, njohja dhe vlerat që mbart si thesar i kulturës sonë, do t’u
transmetohet brezave. Thjesht do të mund të bëhej kështu, ajo që bëhet prej
shekujsh në kombet e tjera të qytetëruara, ajo që bëhet në Itali me Dante-n,
ajo që bëhet në Britani me Shekspirin, ajo që bëhet në Spanjë me Servantesin,
në Gjermani me Gëten … “
Shenim F.RADOVANI:
Studiuesi z. Frano KULLI, porositë:
“…Hije
i bëjnë edhe ato njerëz të fushës së letrave që Fishtën e përcjellin me heshtim
a me vardisje rrokull, shpesh edhe me shtrembërim buzësh, si shprehje e modës
modernitare, pa prekur asnjëherë thelbin e gjësë, që në rastin në fjalë është
Vepra.
Ajo
sot është e botuar në një version të plotë, përmbledhur e paraqitur nga një
redaksi studiuesish. Unë shpresoj se do të ketë edhe të tjera versione në kohët
në vijim, sepse njerëzit vullnetmirë, gjithherë aty janë edhe kur kohët janë të
turbullta a të këqija. Se Fishta vetëm mirësi i fali Shqipërisë, shtetit,
kombit dhe Popullit të vet.”
***
Në
mbyllje të këtij materiali po shenoj edhe redaksinë që ka botue këto 10 Vepra
të plota të At Gjergj Fishtës, viti 2002. Botimi u ba nën kujdesin e
Kryeredaktor Tonin Çobani; Dr. Ndue Zef
Toma; Dr. Tefë Topalli;
Dr.
Stefan Çapaliku: Dr. Hamit Boriçi.
Melbourne, 22 Gusht
2020.