E shtune, 24.07.2021, 02:09 PM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: ‘’Shka punon sot tradhtari’’?

E hene, 31.08.2020, 09:58 AM


Nga Fritz RADOVANI:

VIRUSI  PYET  PO  KET  A  E  DINI

“SHKA PUNON  SOT  TRADHTARI”?

Betimi i SHERBIMIT INFORMATIV (SHISH)

Ma në fund Virusi tregon: “Unë jam i knaqun me drejtuesit e shtetit në një nga skutat e Ballkanit, në Shqipni! Fituesit janë gjithnjë të mijtë! Ata edhe në kjofshin injoranta, karrigës sime dijnë me i sherbye si due unë!

Shkollat që kanë krye nuk kanë aspak randësi, mjafton që nuk kanë fare ndjesi të shkollave Europjane, e kryesisht atyne Perëndimore... Besoj e kuptoni mirë per ke e kam fjalën? – Shqipnia kishte shumë intelektualë me kulturë Perëndimore para 1944... Flas per shokët e Prof. Arshi Pipës dhe të gjithë atyne që kanë “fluturue ose lundrue mbi Adriatik”!..

Universitetet e Lindjes komuniste janë krejt tjetër...Jam shumë i knaqun me “intelektualët kosovarë”! Besoj, ju ka ra edhe ju në sy: “Kur dishrojnë me fy një “shok komunist”, i thonë “fashist”!.. Kjo s’ asht meritë e tyne, kjo asht një fitore e “shkelqyer” e shkollës së re të Beogradit! Nuk asht se “harrojnë”, po gjithmonë komshija serb asht “komshijë”, nuk i dihet, nesër ata edhe i “çlirojnë” prap... Po, grekët.., edhe ata mendojnë ashtu!

Per shka punon “shoku Rama e Thaçi” me bishtat që i shkojnë mbrapa?

Shqiptarët vazhdojnë me “nderue e respektue” Esad Pashë Toptanin dhe nipin e “nderuem” të tij, nënshkruesin e deklaratës me Pashiqin në 1924, djalin e bylymbashit Gjinokastres, mikun e tregtarëve “të nderuem” të Pazarit të Tiranës, e të Titos, Stalinit e Maos... Një farë Ever Hoxhët, që asht “Hero i Popujve të Jugosllavisë” se i fali Kosoven, Hotin e Gruden... Populli Shqiptar e uron: “I daltë fara!”, e që na la mbas vedit një hajdut “boshnjak” Ramiz Alia, 50 vjetë agjent i KGB, UDB, me të gjithë pasuesit.

Po ngadalë bre, mos u ngutni se i thonë gati 100 vjet me sy nga Lindja... E, me të drejtë ndokush mund të thonë: “Me sy, zemer e mend andej nga vllezrit e gjakut... Që, na garantuen qenjen në ‘Konferencë Islamike”. Po, kush ua krijoi mundësitë e qeverisjes dhe të sigurisë kolltukut atyne?!

Qendrimet e disa viteve të qeveritarve shqiptarë, kryesisht në parime po se po, por edhe në të gjitha hallkat e saj e njohun per korrupsion e trafik droge, vertetojnë të gjitha supozimet e paraardhësve të vjeter Europjanë se, “shqiptaret nuk meritojnë me kenë shtet.., per pikpamjet orientale”...

***

E këte, po e verteton gjithë naten e diten kryeministri i sotem Ramoviq.., me Thaçoviqa e sa bedela të tjerë, që vetem po mbushin xhepat e tyne...

Kur ishe në vitin 1991 në BSPSH e Shkodres, me 2 Korrik 1992, i kam deklarue një gazetari amerikan: “Po vazhdoi kështu, nuk shkon gjatë e në Shqipni “Pushtetin do ta marrin prap komunistët”! Shumicen e tyne bashkë me sigurimin e shtetit terrorist i mblodhi Amerika, e më duket se po ia shef hajrin si Shqipnia. Po kerkojnë atje heqjen e Trumpit...E kush,  bash ata që deri dje ishin në radha qumështi, buke e voj gurit edhe, pse pa brekë i pranoi Amerika, sot me ata “bidona”, por të mbushun atje, po kerkojnë paturpësisht me i vue flaken edhe Amerikës... Kudo njësoj!

Me 2 Shtator 2020, do të shkojnë në Shtëpinë e Bardhë me vendosë per “Çeshtjen e Kosovës” e, as dy javë para kerkojnë shkarkimin e Trumpit!.. Me “shpresë” se ishalla po zemrohet e po ua ban qejfin “zotnijve” serbë...

Këte herë kerkojnë me i krye “veprat e veta” me doren e Presidentit...

Gjoja ishte Ai, që ju la doren e lirë serbëve me ba shka donë, e “jo na”!

Per poshtërsi “të gjithë qeveritarët e Ballkanit njëlloj” nuk kanë shokë!!

Ju kujtohet: Këte ka thanë At Fishta: “Trathtarët na lanë pa Atdhe !”...

Melbourne, 20 Gusht 2020.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora