| E hene, 31.08.2020, 09:58 AM |
Nga Fritz RADOVANI:
VIRUSI PYET
PO KET A
E DINI
“SHKA
PUNON SOT TRADHTARI”?
Betimi i SHERBIMIT
INFORMATIV (SHISH)
Ma
në fund Virusi tregon: “Unë jam i knaqun me drejtuesit e shtetit në një nga
skutat e Ballkanit, në Shqipni! Fituesit janë gjithnjë të mijtë! Ata edhe në
kjofshin injoranta, karrigës sime dijnë me i sherbye si due unë!
Shkollat
që kanë krye nuk kanë aspak randësi, mjafton që nuk kanë fare ndjesi të
shkollave Europjane, e kryesisht atyne Perëndimore... Besoj e kuptoni mirë per
ke e kam fjalën? – Shqipnia kishte shumë intelektualë me kulturë Perëndimore
para 1944... Flas per shokët e Prof. Arshi Pipës dhe të gjithë atyne që kanë
“fluturue ose lundrue mbi Adriatik”!..
Universitetet
e Lindjes komuniste janë krejt tjetër...Jam shumë i knaqun me “intelektualët
kosovarë”! Besoj, ju ka ra edhe ju në sy: “Kur dishrojnë me fy një “shok
komunist”, i thonë “fashist”!.. Kjo s’ asht meritë e tyne, kjo asht një fitore
e “shkelqyer” e shkollës së re të Beogradit! Nuk asht se “harrojnë”, po
gjithmonë komshija serb asht “komshijë”, nuk i dihet, nesër ata edhe i
“çlirojnë” prap... Po, grekët.., edhe ata mendojnë ashtu!
Per
shka punon “shoku Rama e Thaçi” me bishtat që i shkojnë mbrapa?
Shqiptarët
vazhdojnë me “nderue e respektue” Esad Pashë Toptanin dhe nipin e “nderuem” të
tij, nënshkruesin e deklaratës me Pashiqin në 1924, djalin e bylymbashit
Gjinokastres, mikun e tregtarëve “të nderuem” të Pazarit të Tiranës, e të
Titos, Stalinit e Maos... Një farë Ever Hoxhët, që asht “Hero i Popujve të
Jugosllavisë” se i fali Kosoven, Hotin e Gruden... Populli Shqiptar e uron: “I
daltë fara!”, e që na la mbas vedit një hajdut “boshnjak” Ramiz Alia, 50 vjetë
agjent i KGB, UDB, me të gjithë pasuesit.
Po
ngadalë bre, mos u ngutni se i thonë gati 100 vjet me sy nga Lindja... E, me të
drejtë ndokush mund të thonë: “Me sy, zemer e mend andej nga vllezrit e
gjakut... Që, na garantuen qenjen në ‘Konferencë Islamike”. Po, kush ua krijoi
mundësitë e qeverisjes dhe të sigurisë kolltukut atyne?!
Qendrimet
e disa viteve të qeveritarve shqiptarë, kryesisht në parime po se po, por edhe
në të gjitha hallkat e saj e njohun per korrupsion e trafik droge, vertetojnë
të gjitha supozimet e paraardhësve të vjeter Europjanë se, “shqiptaret nuk
meritojnë me kenë shtet.., per pikpamjet orientale”...
***
E
këte, po e verteton gjithë naten e diten kryeministri i sotem Ramoviq.., me
Thaçoviqa e sa bedela të tjerë, që vetem po mbushin xhepat e tyne...
Kur
ishe në vitin 1991 në BSPSH e Shkodres, me 2 Korrik 1992, i kam deklarue një
gazetari amerikan: “Po vazhdoi kështu, nuk shkon gjatë e në Shqipni “Pushtetin
do ta marrin prap komunistët”! Shumicen e tyne bashkë me sigurimin e shtetit
terrorist i mblodhi Amerika, e më duket se po ia shef hajrin si Shqipnia. Po
kerkojnë atje heqjen e Trumpit...E kush,
bash ata që deri dje ishin në radha qumështi, buke e voj gurit edhe, pse
pa brekë i pranoi Amerika, sot me ata “bidona”, por të mbushun atje, po
kerkojnë paturpësisht me i vue flaken edhe Amerikës... Kudo njësoj!
Me
2 Shtator 2020, do të shkojnë në Shtëpinë e Bardhë me vendosë per “Çeshtjen e
Kosovës” e, as dy javë para kerkojnë shkarkimin e Trumpit!.. Me “shpresë” se
ishalla po zemrohet e po ua ban qejfin “zotnijve” serbë...
Këte
herë kerkojnë me i krye “veprat e veta” me doren e Presidentit...
Gjoja
ishte Ai, që ju la doren e lirë serbëve me ba shka donë, e “jo na”!
Per
poshtërsi “të gjithë qeveritarët e Ballkanit njëlloj” nuk kanë shokë!!
Ju
kujtohet: Këte ka thanë At Fishta: “Trathtarët na lanë pa Atdhe !”...
Melbourne, 20 Gusht
2020.