E enjte, 29.07.2021, 10:00 AM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Don Mark Hasi - 100 vjetori i lindjes

E enjte, 24.09.2020, 08:00 PM


Fritz RADOVANI:

Kujtoj…Sot, mbas 75 vjetësh:

Një prej kangtarve të “Judës Makabe” tek teatri Jezuitve në Shkoder, i zhdukun nga Genocidi komunist në Shqipni...

Në 100 vjetorin e lindjes...

KLERIKU KATOLIK SHQIPTAR

I MBËRTHYEM ME THIKË PËR TAVOLINËN

E HETUESIT KRIMINEL NESTI KOPALI, NË 1946.

ARRESTOHET NË SHKODER ME 15 XI 1946. BANI 7 VJET BURG. ARRESTOHET PRAP ME 7 PRILL 1967...

TORTUROHET NË HETUESITË E GENOCIDIT KOMUNIST TË SHKODRES E TIRANËS

NGA TERRORISTËT E SIGURIMIT TË SHTETIT…DËNOHET ME VDEKJE DHE MBASI I KTHEHET NË 25 VJET BURGOSJE,

KUR KISHTE BA 21 VJET BURG,

E MBYSIN ME 11 IX 1981 NË KAMPIN

E SHFAROSJES BALLSH.

(KËTE GRAFIKË  JA KUSHTOI AUTORI F.R. SIMBAS  KALLZIMIT    VETË D.M.HASIT – 2011)

RIBOTOHET ME RASEN E 100 VJETORIT.

MELBOURNE, SHTATOR 2020...

Don Mark Hasi bani 21 vjetë burg vetem se ishte Klerik Katolik Shqiptar.

Ishte nga një Familje Burrash prej Maleve, dhe si Burrat qendroi edhe në hetuesi e kampe pune derisa dha Shpirtë, pa njollosë as veten as shokët.

E njoha në vitin 1954, kur doli heren e parë nga burgu.

Ishte Klerik i përgatitun dhe autoritar, me kulturë Perëndimore, nga bankat e Don Alfons Trackit. Predikues i persosun dhe guximtar. Ishte një nga njohësit e At Fishtës dhe Don Kolec Prennushit. Muzikant dhe një nga kangtarët e “Juda Makabe”, në çfaqjen e Teatrit të Jezuitve kur ishte seminarist në Seminarin e tyne në Shkoder. Këndonte me aq shumë knaqësi kangët e kompozitorit Gac Çuni, me të cilin vuejti edhe burgun.

Vdiq në kampin e Ballshit, kur po e vojonte Don Mikel Koliqi, të cilit i dha një porosi per mue, që Don Mikeli ma solli në Shkoder kur u lirue ...

Asht kenë nder figurat e nderueme të Klerit Katolik Shqiptar!

Këta pak rreshta kujtese, në 100 vjetorin e lindjes, nga Autori (FR).

Melbourne 9 Shtator 2020.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora