| E enjte, 24.09.2020, 08:00 PM |
Fritz RADOVANI:
Kujtoj…Sot,
mbas 75 vjetësh:
Një
prej kangtarve të “Judës Makabe” tek teatri Jezuitve në Shkoder, i zhdukun nga
Genocidi komunist në Shqipni...
Në
100 vjetorin e lindjes...
KLERIKU
KATOLIK SHQIPTAR
I
MBËRTHYEM ME THIKË PËR TAVOLINËN
E
HETUESIT KRIMINEL NESTI KOPALI, NË 1946.
ARRESTOHET
NË SHKODER ME 15 XI 1946. BANI 7 VJET BURG. ARRESTOHET PRAP ME 7 PRILL 1967...
TORTUROHET
NË HETUESITË E GENOCIDIT KOMUNIST TË SHKODRES E TIRANËS
NGA
TERRORISTËT E SIGURIMIT TË SHTETIT…DËNOHET ME VDEKJE DHE MBASI I KTHEHET NË 25
VJET BURGOSJE,
KUR
KISHTE BA 21 VJET BURG,
E
MBYSIN ME 11 IX 1981 NË KAMPIN
E
SHFAROSJES BALLSH.
(KËTE
GRAFIKË JA KUSHTOI AUTORI F.R.
SIMBAS KALLZIMIT TË
VETË D.M.HASIT – 2011)
RIBOTOHET
ME RASEN E 100 VJETORIT.
MELBOURNE,
SHTATOR 2020...
Don
Mark Hasi bani 21 vjetë burg vetem se ishte Klerik Katolik Shqiptar.
Ishte
nga një Familje Burrash prej Maleve, dhe si Burrat qendroi edhe në hetuesi e
kampe pune derisa dha Shpirtë, pa njollosë as veten as shokët.
E
njoha në vitin 1954, kur doli heren e parë nga burgu.
Ishte
Klerik i përgatitun dhe autoritar, me kulturë Perëndimore, nga bankat e Don
Alfons Trackit. Predikues i persosun dhe guximtar. Ishte një nga njohësit e At
Fishtës dhe Don Kolec Prennushit. Muzikant dhe një nga kangtarët e “Juda
Makabe”, në çfaqjen e Teatrit të Jezuitve kur ishte seminarist në Seminarin e
tyne në Shkoder. Këndonte me aq shumë knaqësi kangët e kompozitorit Gac Çuni,
me të cilin vuejti edhe burgun.
Vdiq
në kampin e Ballshit, kur po e vojonte Don Mikel Koliqi, të cilit i dha një
porosi per mue, që Don Mikeli ma solli në Shkoder kur u lirue ...
Asht
kenë nder figurat e nderueme të Klerit Katolik Shqiptar!
Këta
pak rreshta kujtese, në 100 vjetorin e lindjes, nga Autori (FR).
Melbourne
9 Shtator 2020.