Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Se Ballkani asht shakshi!
E shtune, 10.10.2020, 09:50 AM
Nga Fritz RADOVANI:
VIRUSI PYET
PO KET A
E DINI
“SE BALLKANI
ASHT SHAKSHI !”
Një sy në Stamboll…
Tjetri
i lëvizë, një ditë në Beograd, një ditë n’ Athinë, dy ditë në Moskë, një ditë
në Pekin e, kur bjen me fjetë.., andrrat i sheh në Romë ose në Paris… Në
Bruksel shkon me sy mbyllë…
Mjekët
i kanë thanë që synin e Stambollit mos me prekë, se aty e ka vendin që shikon
ma kjartë, shikimi i atij sy asht i lidhun me trunin... Disa thonë se asht
trashigue nga qeveritarët...
Ndersa,
syni tjeter asht i lëvizëshem, kryesisht ndikon lindja e diellit, që i jep
drejtimin e duhun. Ndikojnë shumë monellat që shkelqejnë, vezullimi i tyne i
ban me folë me vete. Ka edhe prej atyne që kur shkojnë me fjetë, nuk i mbyllin
sytë fare, dhe prej tyne ka dalë ajo fjala e urtë se: “I shef andrrat me sy
çilë!” Po, jo me të dy sytë... Vetem me njenin, até të Stambollit...
Ky
tjetri bjen n’ agoni e andrron i shkreti herë Kremlinin e herë Sheshin e Kuq në
Pekin... Sa i del papritmas gjumi kur ka parasyshë Parisin ose Brukselin, çohet
e shkon me ba dush...
Bahet
ujë n’ djersë... Edhe goja i merret e fillon e flet perçart...
Askush
ma mirë se një Kryeminister Europjan këto ditë nuk e ka percaktue gjendjen e
Ballkanit Perëndimor:
“Integrimi
i Shqipërisë dhe i vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin
Evropian është një proces që duhet të “ndiqet absolutisht”...Nëse këto vende
nuk bëhen pjesë e unionit atëherë ata do të kthejnë sytë nga Rusia, Turqia, apo
Kina... Nëse nuk e arrijmë këtë objektiv.., ne do të rrezikonim të shohim ata
të kthejnë shikimin e tyre nga Rusia por edhe ndaj Turqisë…”
Thonin
pleqtë tanë: “Kuku per ta, shka na ka gjetë né !”
Melbourne, 20 Shtator
2020.