Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Kush i kujton herojt?
E premte, 16.10.2020, 01:04 PM
Nga Fritz RADOVANI:
VIRUSI PYET
PO KET A
E DINI:
KUSH I
KUJTON HEROJT ?
Ishte
nandori i 1944 kur kapiten Mikel Pjeter Prennushi, shkoi e pyeti Mikun e vet në
Prefekturen e Shkodres: “Si mendon o Mark, a t’ ikim apo do të zbarkojnë
Aleatët këtu?”
Kapiten
Mark Gjo’Markagjoni i tha: “Jo bre, po per dy tre muej do të zbarkojnë Aleatët!”
Në
gjysë të Janarit 1945 filluene arrestimet e pushkatimet deri thellë në
Kelmend...
Kapiten
Marku me vllaun Lleshin e shumë mirditas ishin ngujue në shpella, jo vetem tue
u vra e sakatue, po edhe tue ju interrnue edhe familjet fatzeza nder kampe
perqendrimi...
Një
ditë aty nga nandori 1945, kur u ba një vit që komunistët kishin marrë
qeverisjen dhe do të zhvilloheshin zgjedhjet, kapiten Marku i veshun oficer i
sigurimit shtetit komunist, me një mik të vetin, shkon në Tiranë dhe hyn në
hotel “Dajti” per me takue aty misionin anglez. Takohet rreth një orë me ata
dhe bisedon per premtimin që i kishin thanë se mbas dy tre muejsh do të
kthehemi prap këtu... Del nga hoteli dhe ikë në Mirditë. Porsa ka dalë forcat e
sigurimit kujtohen se “Marku ishte veshë me uniformen e tyne, po kot...”
Mbas
pak ditësh në Shkoder arrestohet rrobaqepsi Gasper (Lap) Tirana, e torturohet
si pak kush per kostumin që kishte veshë kapiten Marku... Po, Lapi qendron e
shpeton per mrekulli tue mos pranue asgja. Në fakt Lapi ia kishte qepë kostumin
ushtarak Markut...
Me
13 Qershor 1946 mbyllet historia me vrasjen e kapiten Mark Gjo’Markagjonit në
pyjet e Mirditës, mbas një rrethimi nga forcat komuniste. Kapiten Marku ishte
djali i madh i Gjonit Markagjonit... Po, kujtimi i Tij mbeti i perjetshem se
Ai, i kishte të gjitha shtigjet e hapuna per me u largue nga Shqipnia, po i
“premë në besë” si qinda të tjerë, nuk u pat largue me qellim që mos me lanë
pushtimin e Shqipnisë nga forcat komuniste jugosllave të Titos që, drejtonin
komunistat shqiptarë PKSh... Ndersa familjet e nderueme të Tyne kaluene gjithë
jeten në vuejtje, burgje e interrnime... Pak Heronjë ka pasë Shqipnia Trima si
Kapiten Mark Gjo’ Markagjoni... Që dha jeten per Shqipninë e Lirë Europjane!
Melbourne,
28 Shtator 2020.