E shtune, 02.11.2024, 03:46 PM (GMT)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Fjala e Hafiz Ali Krajës në varrimin e At Gjergj Fishtës

E marte, 22.12.2020, 01:07 PM


Nga Fritz RADOVANI

Kujtoj…Sot, mbas 80 vjetësh:

HAFIZ  ALI  KRAJA  (TARI)

NË VORRIMIN E AT GJERGJ FISHTËS

Fjala e Hafiz Ali Krajës (Tari) në vorrim t’ At Fishtës:

“Poet Kombëtar, Patër Gjergj!

Kur nji orator, tue dashtë me folë mbi veprat Tueja, rrin shtang, hutohet, pse janë shumë, janë të mëdhaja edhe të madhnueshme, aqsa asht e vështirë me caktue se mbi të cilën aso veprash duhet të flitet. Vepra Yte o Poet, ka për të formue një faqe të shkëlqyeshme në historinë politike të kombit Shqiptar, pse me aktivitetin qi ke zhvillue ndër konferencat politike ndërkombtare, nuk ke ba tjetër veçse, me i sigurue kombit t’onë të drejta që ai i ka jetike e si ma i vjetri komb në Ballkan. Shkrimtarët e ardhshëm të historisë Shqiptare jetën politke Tanden do ta gjykojnë në bazë të ”Lahutës së Malcisë”, Kryevepra e jote monumentale.

T’ jesh i bindun, o Poet i Madh se, Shqyptari me “Lahutën e Malcisë”, ka për të qenë gjithmonë kryenaltë si janë Helenët me Iliadën e Persjanët me Shahnamen, mbasi Ti, me atë vepër të naltë i ke njoftue botës së qytetnueme psihikën dhe karakteristikat ma të ndieshmet e popullit Shqiptar.

Sot, djelmnija intelektuale me Lahutën Tande në dorë, të nep besën Shqiptare, tue, t’u betue se idealin Tand të naltë që shprehe për kombsinë Shqyptare, do ta ruejm’ e do ta mbajnë si gja të shtrenjtë morale.

Gjithashtu edhe populli mbarë, i fushavet e i malevet, anë e kand në Shqypni sot, të nep besën se Lahuta e jote në shpirtin e tyne do të sundojnë sa të jenë stinët e motet.

Trima, gra, djelm’ e varza me fjalën Shqyptare të napin besën, se vllaznimin kombtar, qi Ti çfaqe në Lahutën Tande, do ta mbajnë me forcën ma të madhe...

Me ty, Patër Gjergj, Kombi Shqyptar mburret, naltësohet edhe madhnohet para popujve të tjerë, prandaj sot, krejt populli Shqyptar të përulet, djelmnia intelektuale vajton humbjen Tande e, me lot ndër faqe të përcjell me mallënjim e dhimbje në jetën e pasosme”.

•Shenim nga FR: Asht mirë që fjalime të tilla me vlerë historike, të mos preken në dialekt, si dhe në permbajtje e mendime t’ Autorve.

Melbourne, 2 Dhjetor 2020.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora