Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Mrekullia e madhe e shekullit XXI
E marte, 29.12.2020, 11:24 AM
Nga Fritz RADOVANI
Kujtoj… Sot:
KJO
ISHTE MREKULLIA E MADHE
E SHEKULLIT XXI
KOMBI I
MADH NUK SHUHET
KURR !
23
TETOR 2019 Ishte një ditë shumë e veçantë jo vetem per mue po, per të gjithë
Ata që veten e thrrasin Shqiptarë të vertetë, pra Shqiptarë t’ Atij Kombit të
Kastriotit...
Një
Mik nga Brukseli, i Nderuemi z. Lek Pervizi më shpjegon per Një Mbrekulli të
Këtij Shekulli të Bekuem, që edhe mbasi e lexova nuk i besojshe syve të mij...
Ai më shkruen:
“Po
të jap një lajm të mirë, se ka Shqiptarë që ia ndertojnë shtëpinë e At Gjergj
Fishtës.
Me
26 Shtator në Paris asht botue “Lahuta e Malcisë”, frengjisht, e perkthyeme nga
një Djalë i Ri, 33 vjeçar, ABEDIN
KRASNIQI, një liber 640 faqe, komplet Lahuta!
Ky
Djalë me Nanë franceze, lind’ e shkollue në Francë, në Paris, mërrijti në dy
vjet punë intensive të na japin At Fishten frengjisht, Vepra e dytë e
randsishme, mbas Asaj të të Ndjerit Robert Elsie, në anglisht. Këto dy
perkthime janë shumë të randsishem...
Bravo
Këtij Djali me Shpirt Atdhetar që ne patme knaqësinë t’a njohim, se Ai na erdhi
në një aktivitet letrar, ku patme rastin të njihemi me Librin e Tij.
Besoj
se ky njoftim do të knaqi, me të mira, Lek” (Bruksel 23 Tetor 2019).
***
ABEDIN
KRASNIQI asht Shqiptari i Madh që ka Ringjallë “Lahuten e Malsisë”, tue na
dhurue Ate, atëherë kur po bahej gati një shekull që At Fishta gjuhej n’gur...
ABEDIN KRASNIQI, Vepra Yte Asht e PAVDEKSHME!
RRNOFSH
E KJOFSH AQ SA LAHUTA E MALEVE TONA!
Melbourne, 22 Dhjetor
2020.