Mendime » Radovani
Fritz Radovani: ''Hajnit i ka borxh edhe mbreti''
E hene, 18.01.2021, 12:33 PM
VIRUSI PYET PO KET A E DINI SE:
“HAJNIT I
KA BORXH EDHE
MRETI”
Nga
Fritz RADOVANI
Kjo
asht një thanje e vjeter popullore shqipe e ruejtun me shumë kujdes.
Në
100 vjetët e fundit kur u formue Shteti Shqiptar, ruhej në fjalorin e thanjeve
të rralla, po shumë të randsishme dhe me vlerë të madhe, aqsa nuk besoj se kemi
pasë ndonjë sundimtarë që nuk e ka dijtë këte thanje!
Ka
shumë e shumë vite që Shqipninë edhe po e sundojnë hajnat!..
Nuk
e kam nder mend me shkrue per ta dhe si e kanë xanë atë kolltuk…
Duhet
me kenë i çatrafiluem në tru me shpjegue kush ishte Esad Pasha apo Ahmet Zogu,
ose Enver Hoxha e Ramiz Alia apo edhe Edvin Rama..?
Meqë,
“asnjeni” nuk njihet per “hajdut, as kriminel barbar e terrorist” atëherë, pse
mos me ndjekë rrugen e këshillat e tyne “rilindja ynë” sot?!
Me
31 Mars 1991, terroristi Ramiz Alia ka thanë: “Me fitoren e zgjedhjeve të 31
marsit 1991, PPSH, tregoi se komunistët i do populli dhe se ata e duan
popullin, ndaj ju them, se me këtë fitore, PPSH do të vazhdoj rrugën e Enverit
dhe të lulëzimit të vendit e begatisë së popullit, duke shkuar nga fitorja në
fitore, por duke u përshtatur me modelin e ri ekonomik.” Sot mbas 30 vjetësh
pasuesit e tij a janë drejtuesit e shtetit ?!
Madje,
edhe tue i pershtatë Shqiptarve edhe “modelin e ri ekonomik”?
Besoj
nuk asht nevoja me u zgjatë ma teper: Po krieministri Edi Rama a asht tue shkue
mbas porosive t’ Everit: “Nga fitoria në fitorje..!?”
Afrohen
edhe në Shqipni votimet! E kush pritet me fitue sivjet atje?!..
Po
nuk u hoqën agjentët e sigurimit nga detyrat shtetnore, Shqipnia do të
VORROSET
përgjithmonë! “Historia asht mësuese e jetes!”, dhe thanjet e popujve të
vjeter, po ndryshojnë themelet e Demokracisë, mbas sa qinda e qinda vjetësh
edhe aty ku nuk i ka shkue mendja askujt në Botë..!!
Mos
harroni se, komunistët ua kanë mësue tash sa vite sternipave tyne thanjen e
vjeter që po zbatohet në Shqipni nga Edi, Luli etj., pasues se: “HAJNIT I KA
BORXH EDHE MRETI !”...
Melbourne,
18 Janar 2021.