Mendime » Radovani
Fritz Radovani: R.P.S.SH. – Një burg - shtet
E shtune, 06.03.2021, 04:46 PM
Nga Fritz RADOVANI: (Pjesa e X)
R.P.S.SH. - NJË BURG
- SHTET
Ishim të rrethuem çdo pëllambë tokë në tela me ferra, mitraloza
dhe zagar të Sigurimit komunist !
At Pjeter Mëshkalla i kujton Mehmet Shehut se:
“Kur në vjetin 1945 në Tiranë, me 8 mars, unë u ankova
Juve, Shkëlqesë, se kishëm ndigjue prej komunistëve fjalët: “Këte Kishë do ta
bajmë kinema”; Ju m’u përgjegjët: “Kjo asht propagandë anmiqësore!”.
Përgjegjën që Pader Meshkalla i ka dhanë atëherë në atë
takim nuk ia ka shkrue në letër, sepse kishte rasën me i thanë ma shumë tashti
në 1967. Atëherë Pader Mëshkalla i ka thanë atij: “...Në kjoftë se keni me e
pasë të gjatë sundimin, kanë me dalë fjalët e mija, se ju nuk mund të delni
jashta parimëve tueja, e ato parime ti i njeh mirë, se i ke pa në Spanjë...Unë
i kam lexue vetem nder libra, ndersa ju, jo vetem, i keni pa me sy, por edhe
dini shumë ma teper se unë, me sa asht shkrue etj.”
Unë e pyeta At Pjetrin: Po,
nuk e pate frikë aspak o Pader?
Ai më shpjegoi se, “as sot
Europa nuk di ate shka komunistët që kanë shkue ‘vullnetarë’ atje, kanë ba
kunder atij popullit dhe klerit Katolik! Asht vështirë me besue si u dhunuen
mija e mija murgesha e vajza të reja...” Dhe, me të vertetë atje asht kenë
provue fillimisht se: “Kriminelët janë trima vetem, deri kur, nuk ua di
kush krimet e tyne shtazarake e barbare!”. Per këte thanje prova ma e
sakta sot asht Shkodra e masakrueme!
Në vitin 1946 në Degen e Punve
të Mbrendshme të Shkodres, u pat formue “Seksioni Katolik”... I vetmi në
Shqipni, ashtu si në 1967, me “Revolucionin Ideologjik e Kultural”, po në
Shkoder, u hap “Muzeu Ateist”, edhe ky i vetmi në Botë, që per fat të mirë “nuk
e kam vizitue asnjëherë”, mbasi nder muret e tija unë kishe njerzit e mij të
nderuem, tue fillue nga vllau...
E per këto qendra antinjerzore
At Meshkalla shkruen në leter:
“Me të vërtetë, as
anmiku ma i tërbuem i Pushtetit s’ ka muejtë me u ba një propagandë ma
anmiqësore në 22 vjet, sa i keni ba vetit.” (Letra e dergueme
kryeministrit...1967)
Ky pra, ishte At Pjetër Mëshkalla, që burrnisht ua
përplasë në surrat krimet e tiranëve e katilave komunistë të PPSh..!
Ka shumë mundësi, që sa herë i
ka kujtue këta dy rreshta të kësaj letre vrasësi Enver Hoxha,“e kanë shtye” me
vra shokët e vet që i kanë ba atë propagandë, sepse ata, ishin “armiqtë e
tërbuem të Partisë dhe të Pushtetit të tij personal”!..
Ai zgjohej somnambul dhe shihte
çdo natë një njeri mu në kolltukun e tij dhe, vërriste si kafshë e tërbueme:
“... Ishte pikërisht... ki.., po, po, armiku i Partisë sime, ishte pikërisht ki..,armiku i kllasës, po po..., ki ishte,
për ideal.., e kam parë.., nuk më gënjen mua njeri.., ki ishte.., hiqjani kokën ju them!... Se,
kështu na mëson Partia ime!”... Vrisni ju them, vrisni!..
Vrisni ju them... A më dëgjon o
Sulo... Vrisni ju them... !!!
E, vetem kur ndigjonte
pergjegjën e Nexhit: “E kemi vrarë!”, binte në gjumin e tij e, vazhdonte me
andrrat e veta vrastare...
E pra, kjo ishte Shqipnia
“socialiste”, flamurtare e marksizmit dhe leninizmit edhe n’ Europë...
Kjo ishte Shqipnia e “lumtur”, një burg stalinjan i anadollakut
gjinokastrit Everit, që nuk u ngop me Gjakun e Shqiptarit!
Në vitin 1946, në luften civile ishte Mehmet Shehu në
Veri, që vuni në jetë nder Malet e Veriut eksperiencen spanjole...
Nga 1945 e deri në 2 Prill 1991, ishte skilja vrastare
Ramiz Alia, që e filloi terrorin antiatdhetar me kosovarët e Tivarit...
Dhe, po i pason sot, “Rilindja” e Ramoviqit të
Stambollit...
E sot, kjo “Rilindje” i ka
“heroi të popujve jugosllav, sovjetikë dhe kinez...” Por, mbi të gjithë, janë trashigimtarë
të njohun të
Sulltan Mehmetit II të Stambollit, që pat thanë kur mori
vesht vdekjen e Skenderbuet: “Mjerë tash per Krishtenimin, se ka hupë tashti
shpaten e mburojen!”...
Ndersa, tek libri i Marin Barletit “Rrethimi i Shkodres”,
po në fq. 63, tregohet sesi sulltan Mehmeti i II ka lanë një “amanet”:
“Duhet të shtijmë në punë të gjitha energjitë dhe armët
tona në mënyrë që mos të mbesë gjallë asnjë shkodranë.”
E kjo detyrë, po vazhdohet nga terroristët e “rilindjes”
PKSh...
Melbourne,
4 Mars 2021.