Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Sot asht e Premtja e Madhe
E premte, 02.04.2021, 08:32 PM
Nga Fritz RADOVANI:
SOT ASHT
E PREMTJA E
MADHE
2
PRILL 2021… E PREMTJA E MADHE ISHTE… DIKUR...
Dita e “Pajtimit të
Gjaqeve”… Sot e “harrueme”...
Por,
fatkeqsisht Shqiptarët ishin “të gjithë bashkvuejtës e bashkfajtorë”!
Kështu
i pat perkufizue Presidenti i parë i “pseudodemokracisë”!
Kujtoj
sot klerikun At Dioniz Makaj, i cili mbas vitit 1991 shkonte nder Malësitë e
Veriut, kryesisht nga Puka per me pajtue gjaqet...
Me
çfarë forcet ju ngjiteshin Maleve dhe trokitëshin nder ata dyerë, që per sa e
sa vite ishin ngujue të shkretat familje nga gjakmarrja... Vetem me mendue
mbylljen e portareve të tyne me fëmijt’ e vegjel, nga një frikë kushedi sa
vjeçare e shkrepjes s’ armëve gjakbase nder ata krahina...
E,
bash kur duheshin ulë armët vrastare, atëherë u ngritën tjerat vetem sesi me
harrue gjakderdhjen e vrasjet e barbarve t’ pashpirtë komunista.
E
pushka vazhdonte me hapë vorre të reja... Sa shumë vite o Zot!..
E
kur? – Atëherë, kur “pajtimi i gjaqeve ishte ma i nevojshem se kurr”!
Atëherë
kur fjala “falje”, nuk u gjet as në gojen e gjarpijve të sigurimit të shtetit,
që kushedi sa shtëpia i mbuluen me ruba e degermija tek na...
Kam
shkrue dhe po e persëris: Pa pajtim kombtar nuk ka qetsi Atdheu!
Pa
u dënue vrastarët e pashpirtë dhe gjakbasit e djeshem dhe të sotem, as mos të
mendojnë njeri per qetsi e paqë në Tokat tona Shqiptare!
Shqiptarë!
Atdheu ka nevojë per dënimin e vrastarëve e gjaksorve katila!
Pa
dënimin e tyne asnjëherë nuk bahet Shqipnia e Gjergj Kastriotit!
Melbourne,
2 Prill 2021.