E merkure, 09.10.2024, 11:47 AM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Zot, hiqi mallkimin popullit shqiptar!

E hene, 12.04.2021, 08:21 PM


Nga Fritz RADOVANI:

O  ZOT ! PO T’ LUTEM,

HIQI  MALLKIMIN  TAND

POPULLIT  SHQIPTAR !

1997, Rinas, Tiranë… Ishte vizita e fundit e Nanë Terezës në Shqipni…

Atëherë, kur Ajo Nanë e Bekueme, u lut per Shqipninë dhe Shqiptarët…

Shqipnia asht i vetmi vend në Botë që të gjitha piramidat kufitare rreth  saj i ka nder Trojet e veta, sepse kështu, i “pelqej” të mëdhajve në 1913...

Po bahen 100 vjet që kryetarët e qeverive shqiptare, tue fillue nga 1924, vetem “shesin e dhurojnë Tokat Shqiptare, per me sigurue kolltukun!”

Asnjeni per këte akt antiatdhetar nuk asht quejtë tradhëtar i Atdheut!

Tue fillue në 1913 dhe deri sot: Esad Pashë Toptani, Ahmet Zogu, Enver Hoxha, Ramiz Alia e deri tek Edvin Rama, nuk i prekë askush me pupul emnat e tyne në tekstet e botueme nga Akademia e Tiranës, apo nga diaspora antishqiptare, që edhe po ua fshijnë nga arkivat dokumentat që tregojnë dhe vertetojnë tiraninë, despotizmin, barbarizmat, terrorin, hajninë, grabitjen, antiatdhetarizmin, diktaturen dhe gjenocidin që këta bisha t’egra kanë ushtrue mbi Popullin e shumëvuejtun Shqiptar!

Drejtuesit e Shtetit Shqiptar gëzojnë vetem një titull “miljarder”... Nuk ka fare randsi se janë pashkolla apo të poshter, mjafton “a vjedhin arin?”

Europa rrin e veshtron, e ndonjë ditë... Besoj, do të zgjohet nga turpi !

Kur sot ajo do të lexojnë: “ Parlamenti grek voton zgjerimin me 12 milje në Jon, Mitsotakis: Rama na dha të drejtë, Shqipëria dhe Greqia do të shkojnë në gjykatën e Hagës... Jo shumë kohë me parë, kryeministri shqiptar deklaroi qartë dhe pa mëdyshje se zgjerimi me 12 milje përbën një të drejtë të pamohueshme të Greqisë duke shtuar edhe një argument tjetër në favorin tonë se ujërat e Mesdheut mund të bashkojnë dhe jo të ndajnë popujt.” (https://alb-spirit.com/2021/04/05/parlamenti-grek-voton-zgjerimin-12-milje-ne-jon-mitsotakis-rama-na-dha-te-drejte-shqiperia-dhe-greqia-te-shkojne-ne-gjykaten-e-hages/)

Po e mbylli këte lajm me të vertetë të mallkuem anti Shqiptar, me Lutjen e Nanë Terezes:

O  ZOT ! PO T’ LUTEM,

HIQI  MALLKIMIN  TAND

POPULLIT  SHQIPTAR !

.........................

Melbourne, 6 Prill 2021.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora