Mendime
Berat Buzhala: Lutje publike per kryeministrin e sapozgjedhur te Shqiperise
E shtune, 01.05.2021, 06:01 PM
Lutje publike per kryeministrin e sapozgjedhur te Shqiperise
Nga
Berat Buzhala
Hape
nje pike/punkt per vaksinimin e kosovareve dikund afer kufirit. Une e di qe
edhe Shqiperia eshte ne zor te madh per veti, ama eshte krejtesisht e turpshme
per shtetin e Kosoves qe mijera veta me shku me u vaksinu ne Serbi, qysh po
ndodhe tash. Nuk ka poshterim me te madh per shtetin e Kosoves qe i lejon
qytetaret e vendit te vet me pranu vaksina prej qeverise se Serbise.
Qe
keshilla ime per Ramen dhe qeverine e tij. Le t'i ndaje disa doza ne jave, le
te themi 5-6 mije dhe le t'i caktoje grupmoshat, bie fjala brenda nje javes ata
qe i kane 74-75 vjec. Javen tjeter ata qe i kane 73-74 vjec. E di qe nuk do te
ishte shume as per Shqiperine, por do te ishte shume per ne qe kemi prinder te
vjeter.
Nuk
kishim me ia harru kurre. Na per momentin nuk kemi qeveri qe kujdeset per
qytetaret. Qeveria jone po merret me budallakina. Albinit as nuk po i ben
pershtypje qe Vucici me shume se sa ai po kujdeset per qytetaret e tij. Per
Albinin eshte teper me rendesi me e fitu betejen publike me Vucicin ne takimin
e tyre te pare ne Bruksel.
Une
me qene si Vucici, po ne ate takim, kisha me i tregu se sa qytetare te tij ia
ka vaksinu. Le te merret ky me folklorizma.
Prandaj,
Edi Rama e ka mundesine ideale per t'i dale ne krah qytetareve te Kosoves.
https://www.facebook.com/berat.buzhala