Mendime
Enver Bytyçi: Vetëm mosekzistenca jote i bën këta derra të kënaqur e djaj të lumtur!
E diele, 02.05.2021, 07:27 AM
Enver Bytyçi:
Pasi
të dhunojnë e masakrojnë! Pasi të mundin me njëmijë intriga të paligjshme e të
pa moralshme nga pikëpamja e etikës politike! Pasi të kanë fyer, të kanë
përqeshur, të kanë denigruar pa limit! Ata kthehen e kërkojnë paqe! "Hajde
të bashkëpunojmë"-thonë. "Unë jam për kompromis"!
"Kompromisi është parim europian"! Ndërkohë që nisin edhe një
operacion kurthesh të mëdha përçarjeje, denigrimi dhe rrënimi të kundërshtarit!
Pasi
investojnë qindramilionë euro ose dallarë amerikanë për të të grabitur votat me
shit-blerje! Pasi ta kanë vënë "çipin" e patronazhistit dhe të kanë
përgjuar edhe në dhomën e gjumit! Pasi ngrehin armët e bandave kundër teje për
ta grabitur votëën! Pas gjithë këtyre akteve kriminale me wellim për të
legjitimuar dhunën, grabitjen, vjedhjen dhe hijen e ish-sigurimit të shtetit
kthehen e thonë: "Jo, jo! Ne jemi për paqe. Ne fituam, por jemi gati të
bashkëpunojmë! Eja me ne"!
Dhe
nëse kthehesh e bisedon apo bashkëpunon me ta, ata jo vetëm nuk të kthejnë
asgjë nga ajo që ta kanë grabitur, por mprehin thikat për ta marrë edhe atë që
ke! Duan të të shkatërrojnë në pafundësi! Deri në mosekzistencë! Vetëm
mosekzistenca jote i bën këta derra të kënaqur e djaj të lumtur!