Mendime
Skënder Kapiti: A do ndryshojë sjellje E. Rama për Kosovën pas 25 Prillit 2021
E hene, 03.05.2021, 09:22 AM
A do ndryshojë sjellje E. Rama për Kosovën pas 25 Prillit 2021
Nga
Skënder Sadri KAPITI
A
do ta ndryshojë qëndrimin dhe sjelljen e tij kryeministri Rama në lidhje me
Kosovën dhe ndaj politikës dhe shtetit
të pavarur të Dardanisë?
Politikanët
shqiptarë , politika dhe interesi i tyre
personal duhet të jenë brënda interesit kombëtar dhe në pëputhje dhe në shërbim
të vizionit, dhe dëshirës dhe të
aspiratave kombëtare gjithshqiptare, ku Shqipëria e Kosova dhe interesi kombëtar të jetë mbi atë të
pushtetit, mbi atë personal dhe mbi atë
të politikës.
Urojmë
që tani pas zgjedhjeve të 25 Prillit 2021 në Shqipëri, dhe me rastin e fitores të së drejtës për ta
qeverisur Shqipërinë edhe një mandat tjetër, urojmë që politika e Edi Ramës ta shohë nga afër
Kosovën, ta shohë nga Prishtina dhe jo
nga Beogradi; shpresojmë që ta dëgjojë dhe ta mbështesë Kosovën; shpresojmë
që ai tashmë të ketë mësuar dhe që të
mësojë realitetin historik të saj; shpresojmë që
kryeministri i Shqipërisë të ndjejë shpirtërisht si shqiptar
përgjegjësi dhe dhimbje për vuajtjet dhe sakrificat mbinjerëzore të
popullit martir të Kosovës, dhe ta ndjejë edhe moralisht detyrën që duhet të
ketë Shqipëria dhe ai si kryeministër në mbështetje të zhvillimit e të
konsolidimit të shtetit të ri shqiptar
të Kosovës, të interesit gjithshqiptar mbi atë politik,partizan e personal.
Urojmë
dhe shpresojmë që ai të mos tregohet
arrogant, as paternalist dhe as tallës
dhe injorues ndaj politikës dhe shtetarëve të Kosovës, dhe të bashkëpunojë me
politikën dhe institucionet e Kosovës dhe jo me Baton Haxhira dhe vetëm me me
ata të cilët ai i ka shok e miq, se interesi kombëtar nuk është interes miqsh e
shokësh.
Dhe
aq më tepër , nuk mund të jesh
pajtimtarë, dhe as shok e as mik me ata
të cilët janë zhytur në krim e genocid
dhe që janë armiq të vëllezërve e të bashkëkmbasve të tu.
Ai dhe qeveria e tij ta njohin genocidin serb
dhe të bëjnë një rezulutë për ndëshkimin e tij; urojmë dhe besojmë që Rama të respektojë
institucionet e Kosovës dhe vullnetin heroik,
politik, demokratik e patriotik
të popullit të Kosovës dhe të kontribuojë realisht për integrimin
brënda shqiptar, shqiptaro-shqiptar së pari dhe jo për atë të minishengenit,
pasi së pari është interesi kombëtar dhe pastaj ai rajonal e ballkanik.
Edi
Rama e ka për detyrë kombëtare dhe kushtetuese
si kryeministër i Shqipërisë për
të mbrojtur interesat e të gjithë shqiptarëve kudo në botë; për të kontribuar
për njohjet ndërkombëtare dhe për
integrimin e Kosovës, për mbrojtjen e
sovranitetit të saj territorial kundër cdo tentive për ndarjen e saj , kundër
përpjekjeve për coptimin e saj dhe të kontribuojë sa të mundet për integrimin e Kosovës në organizma dhe në organizatat
ndërkombëtare.
Këtë
pret Kosova nga Shqipëria.Kosova ka nevojë për Shqipërinë dhe jo për reklama,
batuta e dukje simbolikash, takimesh e
mbledhjesh rutinë dhe pa kurrfarë efekti si deri më tani.