Mendime
Kastriot Dervishi: Varreza e Rrmajit në Shkodër në dy harta
E hene, 03.05.2021, 05:20 PM
Varreza e Rrmajit në Shkodër në dy harta
Nga
Kastriot Dervishi
Harta
bashkëlidhur tregon varrezën e Rrmajit në Shkodër sipas koordinimit të dy
hartave, të vitit 1944 dhe të kohës së sotme. Krahasimi tregon se është shtuar
tokë në drejtim të lumit, në pjesën lindore. Vija e kuqe tregon zgjerimin e
varrezës nga lindja. Shigjeta me ngjyrë të zezë tregon drejtimin e pushkatimeve
në vitet e para të vendosjes së regjimit komunist. Pjesa e brendshme e varrezës
është e qartë në hartën origjinale dhe nuk është përdorur për të varrosur
personat e dënuar me vdekje (brenda rrethimit ka qenë edhe një tip magazine).
Vetëm në vitin 1945 në Shkodër u ekzekutuan me vendim gjykate plot 66 persona.
Në listën e përgjithshme të personave të këtij viti, Shkodra zë vendin e dytë
pas Tiranës, e cila ka një shifër të konsiderueshme. Numri i të ekzekutuarve të
vitit 1945 është shumë i lartë për një vend të vogël si Shqipëria. Është për
t’u kujtuar se në vitet e regjimit fashist dënimet me vdekje të gjykatave nuk e
kalojnë shifrën e 10 personave të ekzekutuar.