E marte, 22.06.2021, 11:37 AM (GMT+1)

Mendime

Nue Oroshi: Mendimi politik dhe veprimi politik janë dy botra të ndryshme si edhe humbja e idealizmit

E enjte, 06.05.2021, 08:31 PM


Mendimi politik dhe veprimi politik janë dy botra të ndryshme si edhe humbja e idealizmit

Nga Nue Oroshi

Shpeshherë tek ne shqiptarët përzihet të menduarit politik me veprimin politik.Politikisht mund të mendohën gjëra të ndryshme se si duhet të udhëhiqet politika.Madje me mendimin politik mirren shumë persona në trojet shqiptare.Shpeshherë edhe japin mendime të ndryshme që nuk kanë të bëjnë fare me realitetet politike pa njohur fare ngjarjet  politike në botë.Bota shqiptare është e mbushur me mendimtarët politik që flasin e flasin e asgjë nuk thonë.Vetëm sa për të thënë dhe kundërshtuar diçka.Veprimi politik është krejt i kundërt me mendimin politik.Për faktin se të veprosh politikisht duhet të angazhohesh që idetë dhe konceptet e tua politike ti realizosh përmes këtij veprimi politik.

Të veprosh politikisht sot në trojet shqiptare duhet të kesh edhe përkrahësit që e mbështesin vizionin tënd politik.Vizioni politik shpeshherë gjatë rrugëtimit në politikë për të arritur majat e pushtetit i ka tjetërsuar dhe ndërruar politikanët shqiptar.Në të shumtën e rasteve vrapi pas pushtetit politikanëve shqiptar iu ka humbur idealizmin.Humbja e Idealizmit do të thotë heqje dorë nga vizioni politik që e ke menduar në të kaluarën.Shumica e politikanëve shqiptar në tërsi e veçanarisht politikanët shqiptar në Kosovë kur kanë hyrë fillimisht në politik kanë qenë idealist dhe ithtarë të bashkimit të trojeve shqiptare.

Por vrapi dhe lakmia për pushtet gjatë rrugëtimit të tyre politik ju ka ndryshuar qasjen në politik.Ata nga idealistë te djeshëm janë shëndrruar në pushtetar të sotshëm.Ky ndryshim i qasjes politike të tyre ka të bëjë edhe me afrimin sa më të madh të partive dhe organizatave që kanë udhëhequr me botën perëndimore,gjë që është një shenjë shumë pozitive ky bashkëpunim.Por shpeshherë udhëheqesit e partive tona politike kanë demtuar reputacionin e mbrendshëm të shteteve tona duke e përhapur luftën e mbrendshme politike në Shqiperi dhe Kosovë edhe jashtë teritoreve shqiptare.

Kjo nuk është shenjë e mirë dhe fare nuk është vizion politik i ecjes përpara.Interesat e shteteve shqiptare duhet të mbrohen pavarësisht se kush është në pushtet.Politikanët tanë duhet të marrin mësim nga intelektuali dhe diplomati shqiptar Faik Konica i cili në një rast i drejtohet mbretit shqiptar Ahmet Zogut me këto fjalë:“Mbrenda Shqiperisë do të luftoj politikisht deri në momentin e fundit,por jashtë Shqiperisë do ta mbroj deri në fund shtetin shqiptar“.

Politikanët tanë duhet të kenë kujdes kur flasin për shtetet tona jashtë.Ata duhet prezantuar interesat shtetërore si dhe çështjet e domosdoshme që ka shteti, si në aspektin ekonomik ashtu edhe në atë politik.Nëse nuk posedojnë aftësin e duhur te prezentimit të interesave të shteteteve shqiptare duhet të kalojnë inatet e mbrendshme politike dhe të kërkojnë përkrahje.Kryeministrat dhe ministrat e dy shteteteve shqiptare në të ardhmën duhet të  angazhojnë këshilltar politik me reputacion të lartë politik dhe te dishëm në shumë sfera të jetës sidomos ata të cilët e njohin historinë e popullit shqiptar dhe dhimbjet e këtij populli nëpër periudha të ndryshme historike.Këshilltari politik nuk duhet të jetë vetëm personi i cili ja miraton kryetarit,kryeministrit apo ministrave teket e tyre politike edhe kur ata nuk e kanë mirë,por këshilltari politik duhet të jetë korigjuesi i kryeministrit,apo ministrave të ndryshem.

Të mendosh politikisht dhe të veprosh politikisht janë dy botëra dhe një mur i madh që i ndan në mes.Kjo ndodhë për faktin se mendimi politik mundet me qenë i gabuar për kohën dhe rrethanat politike.Dhe nese ky mendim politik aprovohet atëherë komplet drejtimi i liburnias shqiptare shkon në anën e kundërt.Në vend që të ecë përpara ajo kthehët mbrapa dhe lëvizjet e politikës në këtë aspekt janë dy hapa para e pesë mbrapa.Dëshira që politikani të vepron politikisht shpeshherë përputhet me luftën që e ka mbrenda vetvetes ai politikan.Politikanët tanë kur veprojnë politikisht në rend të parë duhet ta kenë shtetin e jo pushtetin.

Nëse veprohet me inate politike atëherë mendimi politik nuk kthehet në veprim politik por mbetët në pikën zero.Pika zero në të shumtën e rasteve i ka dëmtuar shtetët shqiptare.Ky dëmtim ka ndodhur për faktin se politikanët shqiptar gjatë historisë tonë shpeshherë duke u marrë me kundërshtarët politik për ta ruajtur me çdo kushtë pushtetin e kanë demtuar rënd zhvillimin dhe ecjën përpara  të shteteve shqiptare.

Autori është Kryetar i Shoqatës së Intelektualëve Shqiptar ”Trojet e Arbrit”dhe Asambleist i CDU-së në qytetin Kiel të Gjermanisë



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora