Mendime
Florim Zeqa: Zbutja e Albinit dhe ashpërsimi i opozitës!
E shtune, 08.05.2021, 03:32 PM
Zbutja e Albinit dhe ashpërsimi i opozitës!
Shkruan:
Florim Zeqa
Ata
që i përcjellin me vëmendje zhvillimet politike, e në veçanti ngritjet në
karrierë të figurave politike të pasluftës, e përbashkëta e tyre është
patriotizmi i shfrenuar si opozitar dhe mjerimi i tyre si pushtetarë. Nëse e
zbërthejmë këtë në emra të përveqëm, atëherë do t'i bindemi përkufizimit të
sipërcekur.
Albini sikurse Hashimi
Nëse
e marrim dhe e analizojmë veprimtarinë politike të Hashim Thaçit si opozitarë,
kemi të bëjmë me një politikan të guximshëm, i cili kundërshtonte ashpër
politikën e moderuar të ish presidentit Ibrahim Rugova, e kundërshtonte
politikën e tij paqësore, ruajtjen dhe forcimin e lidhjeve që ai mbante me
aleatët perëndimorë.
Me
ardhjen e tij në pushtet pas zgjedhjeve të vitit 2007, fillon epoka e
qeverisjes dhe e ndryshimit epokal të Hashim Thaçit, apo më mirë të themi, e
moderimit të tij nga një politikan me qëndrime të ngurta në një politikan
elastik, qëndrimet e të cilit ndryshonin çdo ditë, madje qoftë nevoja edhe tre
herë në ditë!
Kësisoji
Hashim Thaçi nga një politikan që kundërshtonte çdo lloj dialogu me Serbinë, y
kthye në protagonistin kryesor të atij dialogu, për pasojat e të cilit nuk do
të ndalem në këtë shkrim analitik.
Po
t'i kthehemi ngritjes politike të Albin Kurtit, nga një opozitar i rebeluar
kundër pushtetit vendor dhe ndërkombëtar në Kosovës, dalëngadalë po kthehet në
një politikan të moderuar dhe të dëgjueshëm ndaj ndërkombëtarëve.
Edhe
Albin Kurti erdhi në pushtet me kauza të fuqishme për reciprocitet dhe kundër
dialogut pa kushte me Serbinë, por dalëngadalë po e harron reciprocitetin dhe
kushtet ndaj Serbisë!
Edhe
Albin Kurti, njëjtë sikurse pararëndësi i tij Hashim Thaçi, shkoi si
"skifter" në Bruksel, por u kthye si "pulë" në Kosovë!
Shkoi në Bruksel me dialogun si prioritet të gjashtë, u kthye me prioritet të
parë!
Kthimi i gjuhës së
urrejtjes në Kuvend
Për
fatin e keq, hallakama dhe përplasjet fizike, gjuha e ashpër dhe ofendimet po
vazhdojnë edhe në legjislaturën e 9-të të Kuvendit të Kosovës!
Edhe
pse nuk po ndodhë sinkronizimi i veprimeve të mençura të opozitës, po ndodhin
veprimet e shëmtuara të përplasjeve verbale dhe fizike mes deputetëve në
Kuvendin e Republikës së Kosovës, po mungon vetëm gazi lotësjellës dhe maskat
luftarake!
Rruga
e gabuar të cilën e ka zgjedhur opozita e ndarë në Kuvend më shumë e ndihmon
sesa e rrezikon 'Qeverinë Kurti 2".
Me
një opozitë të ç'akorduar në Kuvend, Albin Kurti do ta ketë të lehtë qeverisë,
jo katër, por edhe 20 vjet derisa të konsumohet në terësinë e tij!
Ashpërsimi
i gjuhës në kuvend nuk e forcon, përkundrazi e dëmton opozitën!
Vetëm
një opozitë e organizuar mirë, unike, e matur dhe e përgjegjshme në veprime
mund ta sfidojë qeverinë e numrave në Kuvend.
Veprimet
vandaliste dhe huliganizmi jashtë kuvendit janë praktika të këqija, jo
demokratike dhe të paligjshme të cilat nuk i duhen shtetit në formim e sipër
siq është Republika e Kosovës.
Shpërblimi
i anarkistëve dhe huliganëve me votë në zgjedhjet e fundit, sikur i ka motivuar
vegëzat e tyre në opozitë, të cilët duke i imituar ish bashkëpartiakët,
opozitarët e deridjeshëm (pushtetarët e sotëm), në të njëjtën mënyrë dhe formë
po shpresojnë të ngriten në karrierë politike duke i dëmtuar pronat dhe
objektet e institucioneve të larta të shtetit!
Saqë
më nuk po dihet më, a është "VV"-ja e vogël kundër VV-së së madhe apo
"Kurti" i vogël kundër Kurtit të madh!?
Dëmtimi
i pronës shtetërore, publike apo private për kauza politike është vepër
kriminale e cila duhet të dënohet me ligjet në fuqi. Vandalistët që dëmtojnë
pronat dhe objektet, përveq dënimit me burg efektiv, duhet të paguajnë nga
xhepi i tyre dhe dëmin e shkaktuar.
Aty
ku nuk depërton ligji, sundon anarkia!