E merkure, 04.12.2024, 05:30 PM (GMT)

Mendime

Skender Jashari: “Adem Jashari paska refuzu cigaren në ramazan!” dhe “gratë janë për kuzhinë, oda është për burra”!

E diele, 09.05.2021, 02:01 PM


Quo vadis Kosovë! “Adem Jashari paska refuzu cigaren në ramazan!” dhe “gratë janë për kuzhinë, oda është për burra”!

Nga Skender Jashari

Nuk është e rastësishme. Le të kujtojmë elaboratet shoveniste serbe, që udhëzonin që në periudha të rëndësishme për fatin e të ardhmes duhet të ndikohet që opinion Shqipëtar të merret me gjëra terciare a krejt të parëndësishme.Temat e këtilla, nuk janë vetëm me qëllim të futjes së përçarjes dhe thellimit të ndarjes fetare mes Shqipëtarëve. Edhe pse në vazhdimësi Serbia, ka inskenu raste të këtilla, që nga vitet 1896 e sidomos në vitet 1908 e më pas, e që janë të panumërta rastet e tilla edhe në disa rajone të Republikës së Kosovës. Madje mjafton të shikohen deklarimet e dy personave, që kanë nxitur dy temat:“Adem Jashari paska refuzu cigaren në ramazan” dhe “gratë janë për kuzhinë, oda është për burra”, njëri i vetëdeklaruar që financohet nga fondet turke në shkollimin e fëmijëve të tij, kurse tjetri i arrestuar me dokumente, lekë dhe armë të Serbisë, por i gjykuar dhe i liruar me “marrëveshje” nga të tre akuzat: shtytje në kryerje të veprave terroriste, nxitje të urrejtjes dhe shmangie nga tatami.

Kërcënimi i integritetit dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës

Pak ditë pasi Rusia dërgoi forca ushtarake në drejtim të Ukrainës dhe kërcënimit të Kinës ndaj Tajvanit, në Kosovëshpërthejnëtema debati si “Adem Jashari paska refuzu cigaren në ramazan” dhe “gratë janë për kuzhinë, oda është për burra”!Derisa në vitet e fundit Serbia në vazhdimësi përforcon kapacitetet e saj ushtarake sulmuese, e që janë shqetësuar edhe BE dhe SHBA dhe kanë reaguar, madje edhe zyrtarët e vendeve të rajonit, por jo edhe zyrtarët e Institucioneve tona. Pa harruar edhe marrëveshjet e fsheta, siç ishte me Iranin, në rast të ndërhyrjes së SHBA-së, e po ashtu edhe indicjet për marrëveshje dhe kordinimin në rastin e fundit, në rast të përshkallëzimit të konfliktit në Ukrainë.

Republika e Kosovës, është në fazën vendimtare të dialogut me Serbinë si e pakëta mundësi që delegacioni serb të përfitoj nga ky dialog, e deri në rastin e përshkallëzimi të konfliktit në Ukrainë, tëkryej invazion kundër Republikës së Kosovës.Pak ditë para fillimit të muajit islam të agjërimit, dy teomercenar, njëri gjoja tradicional e tjetri radikal salafist, paralelisht godasin Identitetin Kombëtar Shqipëtar. Duke shpërqëndru qytetarin e Republikës së Kosovës me tema krejt periferiale, si “Adem Jashari paska refuzu cigaren në ramazan!” dhe “gratë janë për kuzhinë, oda është për burra”!Tema këto të injektuara nga qarqet serbe dhe turke, qoftë drejtëpërdrejt a edhe tërthorazi, nën mbulesën e gjoja e bëjnë mediet e caktuara thjesht për klikime.

“Adem Jashari paska refuzu cigaren në ramazan!”

Gjithashtu nuk janë rastësi edhe cënimi, denigrimi dhe poshtërimi i figurave kombëtare Shqipëtare, duke filluar nga Gjergj Kastrioti, Shën Nënë Tereza, At Pjetër Bogdani, Josif Bageri, Adem Jashari, Ismet Jashari etj.

Për dallim nga vitet tjera, këtë vit shohim që në mënyrë të organizuar, nga portale të krijuara kohëve të fundit dhe pa të dhëna të adresës, propagandojnë propagandën serbe, për ta identifiku Luftën Çlirimtare të Kosovës, si luftë terroriste islamike, apo që fillimisht t’i jepet ngjyrim fetar, e pastaj Serbia me lehtësi e paraqet si luftë terroriste islamike. Ashtu siç Serbia në vazhdimësi e ka etiketu këtë Luftë. Kurse vetëm një vit më parë, vëllau i kryetarit të Bashkësisë Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e fyente Adem Jasharin derisa dehej nga muzika serbe. Tashmë raporti i Martit, i ndërtuar mbi këso prova propagande të agjenturës serbe, e dijmë të gjithë se çfarë pasojash ka sjellë. E nesër nga këto deklarime të këtyre teomercenarëve, dëshmitarëve të paguar e provave të propagandës, tjetërsohet dhe inkriminohet Lufta e UÇK-së, si luftë terroriste islamike, e mbrapa së cilës në aspektin juridik do ketë pasoja edhe më të mëdha.

Nëse analizohet më në thellësi shohim që Serbia paralelisht në kriminalizimin e UÇK-së, ka vepruar në dy drejtime, në inkriminimin e kësaj Lufte si luftë e krimit të organizuar e mafias, që gjoja pjestarë të saj janë përfshirë në kontrabandë droge dhe trafikim organesh njerzore dhe në drejtimin e dytë që është edhe më i vjetër sesa i pari, që këtë Luftë ta paraqesin me ngjyrim ekstrem fetar islam. Fatkeqësisht asnjë jurist në etnikumin tonë, që ka studiuar antiterrorizmin, nuk e ka trajtuar asnjërën nga këto në ndonjë studim. Por sa për krahasim fillestar, fillet e para prej nga buroi Raporti i Martit, janëtë kohës së pas luftës, gjegjësisht në vitin 2010 doli në publik, kurse lufta speciale e Serbisë për ngjyrimin fetar të Luftërave tona Çlirimtare si lufta terroriste islamike, ka filluar që në vitet 1992 e më pas. Kjo luftë speciale e Serbisë për ta “argumentu” se ishte luftë terroriste islamike, është shumë e gjerë, shumë dimensionale që zhvillohet për këto tre dekada, e që sipas gjitha gjasave do nxjerren në pah vetëm pas dhënijes epilog të rastit të parë( në lidhje me raportin e Martit). Për fat të keq, si me rastin e raportit të Martit, institucionet e Republikës së Kosovës, janë duke e trajtuar njejtë edhe luftën speciale serbe për ta inkriminu Luftën e UÇK-së, si luftë terroriste islamike.Si kohë e fundit, të këndellen institucionet tona, që çdo ngjyrim politik dhe fetar i përpjekjeve dhe Luftërave tona për Liri, të ndalohet, hetohet dhe gjykohet meritorisht. E pasojat janë të sigurta-do i shohim, nëse vazhdojmë kështu të qëndrojmë!

“Gratë janë për kuzhinë, oda është për burra”!

Një teomercenar, i njohur në opinionin e gjerë, për predikimet e tij ekstreme islamike, e vazhdon avazin e vjetër. Nuk i përmbahet “marrëveshjes” shkaku i së cilës është liruar, nga tre akuzat në vitin 2018. Madje nëse analizohet deklarimi i tij, më së miri shihet fakti që shoqëria e Kosovës, është duke rrëshqitur drejt talebanizimit, ngjajshëm siç janë talebanizu shoqëritë në Pakistan 1966-2020, në Turqi pas viteve 1990 etj.

Janë të pakët popujt, që për disa mileniume kanë qenë të pushtuar dhe janë të pakëta territoret që për disa mileniume janë synuar të pushtohen. Patriarkalizmi në Lindjen e Mesme, u kriju rreth viteve 3100 para Krishtit( dmth edhe përpara pushtimeve të Aleksandrit të Madh, e nuk ka qenë eksportim i patriarkalizmit grek përmes pushtimeve të Lekës së Madh), duke kufizu gratë në fuqinë riprodhuese dhe i përjashtuan nga “procesi i përfaqësimit dhe krijimit të historisë”[1] e prej nga kjo ideologji patriarkaliste u fut edhe në ideologjitë fetare antike, qoftë politeiste të asaj kohe, por edhe në fetë monoteiste që ishte judaizmi, që“Zoti përjashtoi gratë nga besëlidhja me njerëzit”,[2] e prej nga e inkorporuan edhe krishterizmi dhe sidomos islamizmi. Islamizmi i përvetësoi nga tregimet mitologjike për subjektet judaike me origjin hebreje,nga burime ekstra-islamike( isra’iliyyat). Isra’iliyyat-i derivonte nga fetë tjera si krishterizmi dhe zoroastrianizmi,[3]e që shumica e të cilave të përfshira në “tregimet e profetëve”( Qisas Al-Anbiya) apo edhe në “ekzegjetën-komentimin e Kuranit”(Tafsir), edhe përveç adaptimit të shkrimeve biblike judaike dhe të krishtera, islamizmi i adoptoi shkrimet Apokrife dhe Midrash-e.[4]Edhe pse në interpretimet e para islamike(Tafsirët) kishte një rëndësi shumë të madhe Isra’iliyyat-i, nga dijetarët e mëvonshëm islamik u mënjanua,[5] derisa disa dijetar paramodern entuziazmohen që t’i përdorin, porka edhe të tillë që dënojnë përdorimin e tyre,[6]kurse në kohët modern të gjithë i kanë kritikuar si joislamike.[7]

Ndikimi Helen në njërën anë dhe në anën tjetër pushtimi romak, sollën patriarkalizmin edhe në Iliri. Prandaj shohim më me lehtësi që në Pellgun e Mesdheut, helenizmi( greqia antike) ishte burimi themelorë i ideologjisë patriarkale, e cila ideologji u përhap edhe në Romën antike dhe nëpër kolonitë e tyre-fatkeqësisht edhe në Iliri në pjesët ultësinore, e më pas më me intensitet edhe në zonat malore. Me shkatërrimin e Kartagjenës nga Romakën, në Luftën e Parë Punike, më 241 para Krishtit, Republika Romake u bë dominante si fuqi detare në Mesdhe,[8] por që nuk ishte absolute, pasiqë ishte ngritur edhe mbretëria Ardiane, që kërcënonte Romën. Mbrete e së cilës mbretëri ishte Teuta.[9] Në këtë periudhë nuk kishte ndonjë vend tjetër që të kishte në krye të mbretërisë një femër, p.sh: grekët antik kishin femra vetëm në mitologji( e që për më shumë sipas një numri të studimeve të fundit, ato rrjedhojnë të jenë Ilire a para Ilire-Pellazge), por jo edhe në udhëheqje të shteteve të tyre, ashtu edhe romakët. E që Polibi shkruan në pikëpamje negative për mbrete Teutën, për faktin që ajo ishte femër, e që thoshte se kishte shkurtëpamsi natyrore të gruas dhe nuk shihte asgjë pos suksesit të fundit.[10] Pozita e gruas ilire, filloi të degradohet me ardhjen e pushtimit romak, bizantin, përmes të cilit u sollën edhe kulturat e huaja, qoftë ajo romake, helene, por edhe filluan ardhjet e feve, kryesisht atyre monoteiste. Derisa pozita e gruas në fetë monoteiste, përfshirë edhe krishterizmin ishte më e disfavorshme.

Nuk ishte vetëm Teuta, fiset Ilire, kishim më së shumti se çdo popull tjetër antik, në krye të vendit udhëheqëse femra. Kishim disa prince, siç ishte edhe Audata që ishte vajza dhe mbesa e mbretit Bardhyl,[11] e cila mbretëroi në vitet 359-336 para Krishtit, e që në fillim ishte prince Ilire e pastaj edhe mbrete Maqedone, pasi ishte martuar me Filipin e II të Maqedonisë në vitin 359.[12] Pastaj edhe Bircena( Bircenna, Birksena), që mbretëroi në vitet 292-272 para Krishtit, ishte prince Ilire e më pas edhe mbrete Epirote. Ajo ishte vajza e Bardhylit II mbretit të Mbretërisë Dardane, e që u bë pastaj njëra nga 5 gratë e Pirros së Epirit, që u martu me të rreth vitit 292 para Krishtit.[13] Njëra ndër gratë e Pirros Lanasa( Lanassa), u divorcu nga burri i saj, me arsyetimin qe ai më shumë kujdesej për “gruan e tij barbare”.[14]Pastaj Synana( Cynane) edhe gjysmë-motra e Aleksandrit të Madh, që ishte vajza e Filipit II nga gruaja Audata, ishte prince Ilire, e cila lindi rreth vitit 357[15] dhe u vra në vitin 323. Synana, ishte trajnuar në artin luftarak ilir, nga nëna e saj Audata,[16] e cila ishte një nga tre gratë e vetme që luftonin në vija fronti, në Maqedoninë e periudhës helenistike.[17] Karia ishte një pricesh tjetër ilire, e cila mbretëroi në pjesën e dytë të shekullit të IV para Krishtit, ishte vajza e Filipit të II të Maqedonisë, e cila ishte  përfshirë në betejën në vitin 344/343 para Krishtit, e cila ishte vrarë në atë rast nga Synana(Cynane).[18] Ajo ishte goditur në fyt nga Synana[19] dhe ushtria e saj u mund gjithashtu.[20] Etuta, ndryshe e njohur edhe si Etleuta dhe Etleva, e cila ishte mbrete Dardane dhe ishte vajzë e Monunit II të Dardanisë,[21] që mbretëroi në vitet 169-168 para Krishtit, mbrete e mbretërisë Ardiane, e martuar me mbretin Gent.[22] Beroea e Epirit, ishte princesh ilire e fisit të Molosëve e cila ishte martuar me mbretin Glauk, e që e rriti Pirron e Epirti.[23]

Me ardhjen e barbarëve dhe vendosjen e tyre në Gadishullin Ilirik, tash Ballkanik, duke filluar nga sllavët e deri tek pushtuesit Osman( në bashkësundim me sllavët), pozita e gruas në vazhdimësi edhe në trojet tona, është degraduar. Por fatmirësisht në kulturën, traditën dhe identitetin tonë Iliro-Arbërore-Shqipëtare, në vazhdimësi është ruajtur barazia gjinore, madje është ngritur Kulti i Shenjtë i Nënës( sinonimi i së cilës më i mirë është shembulli që tashmë tërë njerëzimi e ka pranuar, e që e vetmja grua në planet që gëzon titullin Nënë Tereza). Madje jo vetëm kaq, elemente të shenjtërisë së femrës Iliro-Arbëroro-Shqipëtare, e hasim edhe në Kodin e Nderit tonë, ku ishte përfshirë edhe në Kanunin e Lekë Dukagjinit, për paprekshmërinë e gruas( pavarësisht përfshirjes edhe të anëve negative në këto Kanune Shqipëtare). E edhe në luftërat e fundit për çlirim kombëtar, kemi dhjetëra e qindëra luftëtare dhe të rëna për liri.

Por mbi gjitha, Shpëtimi i Kombit tonë, siç e thonë shumica e Rilindasëve tonë, nga të gjitha pushtimet e veçmas nga pushtimi më i egër Osman, në bashkësundim me vazalët ortodoks sllav( Patrikanën e Stambollit), është meritë kryesore e femrës Shqipëtare. E sot, në shekullin XXI, teomercenarë propagandojnë dhe përpjeken në robërimin e femrës Shqipëtare, atë që asnjë pushtues nuk ka arritur ta bënte.Prandaj nuk rreshtin, që në mënyra nga më të ndryshmet, me arsyetime qoftë edhe fetare, që të robërojnë femrën Shqipëtare. Një nënë e shkolluar, një komb i përparuar dhe e kundërta, atë që e synojnë patriarkalistët, konservatorët, radikalët, ekstremistët dhe fanatikët.

Fatkeqësisht sot, nuk shohim reagim institucional( madje as të Avokatit të Popullit), as reagim të mjaftueshëm qytetar, e mos të flasim më për organizata që thirren për mbrojtjen e të drejtave të grave, siç nuk kemi pa as me rastin e 100 e më shumë vrasjeve të grave në Kosovë, disa mijëra rasteve të dhunës kundër anëtarëve femra të familjeve tona.

E vallë, a do lejojmë sot, që në Lirinë e Republikës së Kosovës, të robërohet gjysma e familjeve tona!?

Më:15.04.2021

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit.

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.



[1]Strozier, Robert M. Foucault, Subjectivity, and Identity: Historical Constructions of Subject and Self, 2002, faqe 46.

[2]Strozier, Robert M. Foucault, Subjectivity, and Identity: Historical Constructions of Subject and Self, 2002,faqe 46; Lerner, Gerda. The Creation of Patriarchy. Women and History. Oxford University Press, 1986, faqe 8–11.

[3] Isabel Lang Intertextualität als hermeneutischer Zugang zur Auslegung des Korans: Eine Betrachtung am Beispiel der Verwendung von Israiliyyat in der Rezeption der Davidserzählung in Sure 38: 21-25 Logos Verlag Berlin GmbH, 2015, faqe 30.

[4] Po aty.

[5]Scott B. Noegel, Brannon M. Wheeler The A to Z of Prophets in Islam and Judaism Scarecrow Press, 2010, faqe 158.

[6]Karen Bauer Gender Hierarchy in the Qur'an: Medieval Interpretations, Modern Responses Cambridge University Press, 2015, faqe 115; Cleveland, Timothy. "Ahmad Baba al-Timbukti and his Islamic critique of racial slavery in the Maghrib". The Journal of North African Studies, 20 (1),(January 2015), faqe 42–64.

[7] Isabel Lang Intertextualität als hermeneutischer Zugang zur Auslegung des Korans: Eine Betrachtung am Beispiel der Verwendung von Israiliyyat in der Rezeption der Davidserzählung in Sure 38: 21-25 Logos Verlag Berlin GmbH, 2015, faqe 21-25.

[8] Western Civilization, A History of European Society from Antiquity to the Renaissance, Volume 1, By Steven C. Hause, William S. Maltby , 1998, faqe 115.

[9] Long Life to Your Children! A Portrait of High Albania, By Marjorie Senechal, 1997, faqe 14; Collected Studies: Alexander and his successors in Macedonia, By Nicholas Geoffrey Lemprière Hammond, 1994, faqe 4.

[10] Age of Conquests, By Angelos Chaniotis, 2018, faqe 150.

[11]Grainger, John D. Great Power Diplomacy in the Hellenistic World. New York: Routledge, 2017, faqe 33.

[12]Wilkes, John. The Illyrians (Reprinted. ed.). Oxford, UK: Blackwell, 1995, faqe 122.

[13]Diod. xvi. 4 ; Just. vii. 6 ; Lucian, Macrob. 10 ,Plut. Pyrr. 9.

[14]Diodorus Siculus, Bibliotheca historica, 22.8.2.

[15]Greenwalt, William S. "The Marriageability Age at the Argead Court: 360-317 B.C.". The Classical World. 82 (2), (1988) faqe 93–97.

[16] Art in the Era of Alexander the Great, Paradigms of Manhood and Their Cultural Traditions, By Ada Cohen, Cohen, 2010, faqe 61.

[17]Loman, Pasi. "No Woman No War: Women's Participation in Ancient Greek Warfare". Greece & Rome. 51 (1),(2004), faqe 34–54.

[18]Lightman, Marjorie; Lightman, Benjamin. A to Z of Ancient Greek and Roman Women. New York, NY: Facts on File, 2008, faqe 101.

[19]Mayor, Adrienne. The Amazons: Lives and Legends of Warrior Women across the Ancient World. Princeton, NJ: Princeton University Press, 2016, faqe 329.

[20]Polyaenus 5 – Women.

[21]Rome's Mediterranean Empire Book 41-45 and the Periochae by Livy, Edited by: Jane D. Chaplin, 2007, page 147.

[22]Livy (XLIV, 30,3).

[23] Appian and Illyricum, By Marjeta Šašel Kos, 2005, faqe 257.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora