Kulturë » Kozeta
Kozeta Zylo: Ja pse do të votoj për Marko Kepin, këtë bir të Arbërisë
E diele, 09.05.2021, 06:56 PM
Ja pse do të votoj për Marko Kepin
këtë bir të Arbërisë
Nga
Keze Kozeta Zylo
Marko
Kepi po kandidon për Këshilltar në Bashkinë e Nju Jorkut dhe ne si shqiptarë
doemos që na bën të ndihemi krenar.
Personalisht nuk dua të shoh se është republikan apo demokrat, kjo nuk
më intereson fare, pasi duke e njohur nga afër punën e tij të jashtëzakonshme
për komunitetin shqiptar si dhe të gjitha komunitetet e tjera në Amerikë më
bind që votën t’ja dhuroj Marko Kepit.
Marko
Kepi është një djalë i lindur në Shkodër, ka ardhur në Amerikë në moshë të
vogël, por gjuhën e nënës dhe dashurinë për Atdheun se ka harruar kurrë. Këto i ka treguar me veprat e tij dhe
përkushtimin maksimal.
Ne
si Diasporë e kemi një bir tjetër të devotshëm të Arbërisë në Bashkinë e Nju
Jorkut z.Mark Gjonaj dhe kjo na e ka rritur kudo krenarinë si shqiptarë. Z.Mark
Gjonaj është nje shembull i jashtëzakonshëm për të gjithë brezat, pasi për herë
të parë në Diasporën shqiptaro amerikane zë vend si këshilltar në Bashkinë e
Nju Jorkut.
Marko
Kepi ka qenë me dekada në krye të organizatës së mirënjohur “Rrënjët shqiptare”
dhe pikerisht me këtë organizatë kanë dalë në pah tiparet e një lideri të
vërtetë.
E
kush si Marko Kepi organizon shqiptarët çdo vit në muajin qershor në Manhattan
dhe i mbledh në Paradën Internacionale duke parakaluar me Flamurin kuq e zi
para botës?
Shqiptarët
e Diasporës vërshojnë si lumë në Manhattan veshur me simbolet e Flamurit
Kombëtar. Por nuk ka qenë vetem veshja
kuq e zi, ngase çdo vit Parada i është kushtuar çështjes kombëtare si: Kosova,
Çameria, Mali i Zi, UÇK-ja, vëllezërve Bytyqi etj. Nëpërmjet paradës ai së bashku me ekipin e
tij sensibilizon mbarë opinionin botëror ku kanë përshëndetur mjaft politikanë
amerikanë nga podiumi i paradës.
Marko
Kepi ka një komunikim plot mirësi dhe respekt me të gjithë shoqerinë dhe
miqësinë pa marrë parasysh shqiptar apo nga vende të tjera. Më lejoni të sjellë se çfarë më ka thënë një
zonjë e nderuar amerikane që fati e ka sjelle ta kemi mikeshë të përbashkët
këtu në New York, me te cilen Qemali punoi 15 vjet në Norwegian Christian Home
në Brooklyn ku njëherazi ushtron detyrën si zv/presidente e Bordit të Trustisë
të këtij institucioni. Ne si familje e
kemi njohur qysh në muajtë e parë të ardhjes në Amerikë. Zonja Arlene Bakke Rutuelo tha fjalë miradie
për Marko Kepin pasi dhe ajo ka punuar bashkë në zyrën e senatorit Marty
Golden. Ajo u shpreh se Marko Kepin
është fat ta njohësh dhe unë tek ai shoh një të ardhme të shkëlqyer. Ai është punë mbaruar, korrekt, i devotshëm
dhe i ka dhënë Amerikës duke e mbrojtur me dashuri si marins këtë vend të
bekuar. Ai ka fituar zemrat e shumë
amerikanëve pasi vetem me punë mund ta arrish atë vazhdoi zonja amerikane
Rutuelo.
Marko
Kepi eshte nje mbështetës i madh i shkollave Shqipe “Alba Life” në New
York. Ai ka qenë disa herë pranë çdo
shkolle shqipe në lagjet e Nju Jorkut dhe i ka frymëzuar dhe më shumë prindërit
për të sjellë fëmijë në këto shkolla.
Vetë gjuha shqipe që ai flet është frymëzim për gjithë nxënësit. Marko Kepi ka marrë pjesë pa hezitim në shumë
aktivitete të organizatave shqiptaro amerikane, po ashtu ka qenë së bashku ndër
festimet fetare pa dallime feje, por thjesht si vëlla shqiptar.
Marko
Kepi së bashku me ekipin e tij mblodhi më shumë se çdo organizatë tjetër në
Diasporë fonde për t’ju ardhur në ndihmë familjeve shqiptare që u dëmtuan rëndë
nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019ës. Ai
mblodhi 1.6 milionë dollarë për të pa strehët. Gjate fushates se tij ajo që më
ka bërë përshtypje më shume se çdo gjë tjetër, ndoshta dhe si themeluese dhe
mësuese e shkollave shqipe në New York, është premtimi që po u bën zgjedhësve
për të ndërtuar “Illyrya House” në Staten Island ku do të jetë një qendër e
gjithë shqiptarëve për aktivitete të ndryshme dhe të rëndësishme për
komunitetin. Ajo që ma ngazëllen
shpirtin dhe më realizon ëndrrën e kahershme është se do të ketë dhe mjedise
dhe për klasat e shkollës shqipe.
Ai
është diplomuar nga John Jay, Kolegji i Drejtësisë Penale, drejtimi në Shkenca
Politike dhe Histori, dhe fitoi per Master Ekzekutiv i Administrimit të
Biznesit (EMBA) nga Kolegji Wagner.
Marko
Kepi u regjistrua në Marine Corp të Shteteve të Bashkuara për të demonstruar
dashurinë dhe vlerësimin e tij për një vend që i dha atij dhe familjes kaq
shumë liri dhe mundësi.
Prandaj
për të gjitha këto cilesi të një lideri të vërtetë ftoj të gjithë shqiptarët të
cilët janë të shumtë në numër që të
mbështesin kandidaturën e Marko Kepit një djalë plot perspektivë dhe me vizion
për të ardhmen në Amerikë.
Ekipi
i fushatës për zgjedhjen e Marko Kepit po punon fort me të gjitha mundësitë për
të regjistruar zgjedhësit dhe për ta çuar më tej punën gjer në fitore të tij.
Marko
Kepi premton se do të punojë me shpirt për komunitetin, për Amerikën që i ka
dhënë aq shumë dhe mezi pret te shërbejë si Këshilltari yne në Bashkinë e Nju
Jorkut.
Për
të gjitha këto që shkruajta më lart pohoj me gjithë forcën e shpirtit se:
Ja
pse votoj për Marko Kepin këtë bir të Arbërisë!
8 Maj, 2021
Staten Island, New York