E hene, 29.04.2024, 10:20 AM (GMT+1)

Kulturë

Luan Kalana: Arma e Dashurisë

E shtune, 08.05.2021, 03:55 PM


Luan Kalana

Cikel poetik -POEZITE E DITES

1-

PAQJA -Arma e Dashurisë

Dashuria në krijesën Njeri,

Lindi për Paqe ,për bashkrim,

Ajo është burim jetë në gjallesat,

Lindje jete, lumturi për trashigimi,

për shoqëri,të qytetaris tokësore.

Paqja ndjesi e pjekjes qënies trunore ,

Paqja arma e dashuris,në ndeshje a luftë,

Midis dy njerzve ,palëve a kampeve,

Jo si vdekje e dy gladiatorve,për fitore.

Paqja -armë e urtësisë Dashuri,

Nuk njeh instikte urrejtje hakmarje,

Ajo është celsi fitores të armës Dashuri.

Paqja është trumfi ndjenjës humane ,

Në këtë “luftë”,në sporte a në parti,

Kur në finale fiton Liria-Dashuri.

2-

PROFETET E PAQES - Udhërëfyesit e Urtësisë

-U rritëm me idhujt besimtarë porfet,

Me Jezus Krishtin e pavdekshëm,

Me prijsin qyetar,profetin Muhamet,

Me Baba Tomorin,në majë të malit,

Me urtësitë,na japin uratë e shpresë.

-As ishin edhe Ju profet Rilindësat tanë,

Që na hapen sytë rilindën shpirtrat,

Ngritën kombin nga errësisra të gjallë,

Vllezërit Frashëri me Mjedën me nam.,

Kurbetlinjtë ideatore At Noli e Konica,

At Gjergj Fishta të madhin ithtar,

Që lanë amanetin për Shqiptarin,

“Geg e Toske nja ashtë Shqipnia,

Një Nanë na ka lind,kena një gjuhë,

Një fe-shqiptarinë, vllaznia na bashkon,...”

Në jetë kam takuar,më kanë befasuar,

Njerës të thjeshtë,të ndershëm,të drejtë,

Kane falur jete,kane bere mrekullira,

Do t’i quaja me plot gojë, profetë të gjallë,

Më kanë frymëzuar,të eci përpara me djersë.

Jo vetem,priftinj,hoxha e baballare,

Si Mather Teresa shenjtorja shqiptare,

Shëmbëlltyre Pajtuesit e gjakrave,

Nëna ,pirindër edukatorë të rralle,

Poetë ,Mësues gojë ëmbël paanë,

Edhe Fëmijë,nxëns cudibërës ,

Me veprime e fjalë të magjishme,

Kanë zbutur edhe djallin e pabindur,

E kanë kthyer në udhë të mbarë .

3-

FUKARAJA - mesazh dite

-Qejfe-qejfe dhe Halle-halle kjo dynja,

ca këndojnë hedhin valle ,të tjerë vajtojnë,

për ata që na iknë nga pandemia bela,

ca me bukë e kripë,ca lozin me bakllava,

ku ta zemë fillin e ku ta lemë lëmshin,

të ngrejmë kokën,Bota mos na qeshin më.

-Le ta pyesim më mirë fukaranë ai e di halle

që punon me mundime , ditë e natë ,

për një kafshat të rritë kalamanjtë,

ai do djersën e tij e të jetë i qetë.

-C’thonë Nënat vajzat e gratë?

të kujtojmë refrenin e Cajupit,

pika që s’u bie se nga gratë rojnë,

burrat e djemtë të kthehen në shtëpi.

-Endërrat e të rinjve e të rejave,

t’i bëjne të gjalla në Shqipëri,

shkollat e punërat mos mungojnë,

vendi ta kthejmë në turizëm,ta kenë zili.

-Fëmijve mos ia prekim buzëqeshjen,

covidin ta shporosim ,ta largojmë,

lodrat mes tyre mos i harrojnë,

në shkolla te mësojne e të lodrojnë.

Halle -halle,qejfe-qejfe kjo dynja,

partitë po hahen,grinden në zgjedhjet,

të rrëmbejnë për vete,“fronin”e mbretit,

na ngopet me politikë,se na latë mjeranë.!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora