Kulturë
Shefqet Dibrani: Ndërmjetësime letrare
E marte, 04.05.2021, 07:46 PM
Nga Shtëpia Botuese “Armagedoni”, doli libri: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor Shefqet Dibrani
(Nga parathënia)
Libri
Ndërmjetësime letrare është një panoramë dhe një përzgjedhje shkrimesh kritike
për krijimtarinë letrare të Arif Molliqit bërë nga studiues dhe kritikë të
letërsisë ndër vite. Roli im në këtë libër është ndërmjetësimi në mes të asaj
që ka botuar autori dhe ndërmjet atyre që kanë shkruar për veprat e tij.
Duke
i përfshirë kritikat, recensionet dhe mbresat letrare në këtë libër kam arrirë
ta konceptoj kritikën letrare si një ndërmjetësim letrar në mes të veprës dhe
lexuesit. Edhe kritikat e përfshira këtu, edhe pse janë mbresa letrare të
rastit e të çastit, pasqyrojnë vlerën e veprave dhe, së këndejmi, botëkuptimin
e tyre kritik qoftë për veprën, qoftë për autorin e tyre. Pa dyshim, nëpërmjet
këtyre vlerësimeve kam sajuar këtë interpretim kritik për krijimtarinë e
Molliqit.
Arif
Molliqi ka kultivuar me përkushtim të gjitha llojet e shkrimeve letrare ani
pse, shikuar nga prizmi i vështrimeve kritike bërë për veprat e tij, sikur
krijohet përshtypja se ky autor më shumë është poet dhe prozator sesa i një
lloji tjetër të shkrimit. Ndërsa ne mendojmë se s’kanë mbetur mbrapa as fushat
e tjera që e kanë bërë krijues më të kompletuar dhe mjaft të profilizuar.
Shkrime kritike nga: Majlinda Zorba, Mereme
Llubani, Ali D. Jasiqi, Nebi Islami, Adem Gashi, Berat Dakaj, Halil Haxhosaj,
Nimon Muqaj, Ndue Ukaj, Bilall Maliqi, Bukurie Bushati, Sadik Krasniqi, Dibran
Demaku, Naim Kelmendi, Shaban Cakolli,
Shyqyri Fejzo, Nue Oroshi, Albin Mehmeti,
Alban H. Kodra, Adem Lushaj, Laureta Miftari, Shefqet Dibrani.