Kulturë
Kalosh Çeliku: Kalosh Çeliku nuk ikë nga Shkupi historik
E marte, 04.05.2021, 06:54 PM
KALOSH ?ELIKU NUK IKË
NGA
SHKUPI HISTORIK
NGA
KALOSH ?ELIKU
(Përçudi
e kam dashur Mëngjesin
Sot
e dua Perëndimin e Diellit)
Përçudi, e kam dashur Mëngjesin. Agimin
Malin. Sot, e dua perëndimin e Diellit!
Nuk ka problem. E dua Mëngjesin. Agimin
Hënën. Lindjen e Diellit mbi ?elëvjollcë.
Nuk ka problem, E, dua Mëngjesin. Diellin
Hënën, kur dilte majë Ftoni. Rrëzë ?uke:
E, Unë: me rrezet e saj e përcillja Natën...
(Budall
organizëm historik)
Përditë, me Koronavirus. Pandemi
Masa të rrepta Qeveritare, Rrezik:
Mos dil në rrugë pa maska mbrojtëse
Laj duart me sapun! Dy metra Larg:
Rri, me Miken te “Parku i
Grave”’!
Mos pi raki rrushi. Dy shtama verë
Mos, dil te “Parku i Grave”! Qeveria:
Mos pi raki rrushi. Dy shtama verë Di!
Ha bukë. Dhe, qofte me brumë te “Pçella”
(“Bleta”). Parku i halldupëve, në “?air”!...
(Ujë
në Shkretirë)
Heeej, rrugaçë politik! Së paku: Jepni pak ujë
Shkaku, se: Jam në Shkretirë pa ujë. Bukë.
E, ju, jeni arratisur posteve partiake - politike:
Nëpër botë. Pasuri parsonale. Dhe, familjare.
Heeej, rrugaçë politik! Kërkoj pak ujë! Liri
Raki rrushi. Shtamaverë, te “Parkun i Grve”!
Pasurinë. Postet politike, mbani për vete!...
(Huti
me veshë)
Përderisa,pushoj në Verandë
Pasmesnate, në shtrat me Hënë:
Më paraqitet Huti me veshë:
Hë, si je? A, pi ende raki rrushi
?farë problemi ke, ti si
Poet?
Jo, i përgjigjem. Nuk kam problem
Edhe, ende jam gjallë mes poezive.
Grave mia besnike te “Parku Grave”
Dhe, ende pi raki rrushi me Ibrik:
I kam,Sonte: Tri Mike në shtrat.
Huti me veshë, paraqitet DitëNatë
Si, je? Po, i përgjigjem. Ende, gjallë:
Ibrik me raki rrushi.Mike, në shtrat...
(Herët
në mëngjes
më
shuhen dritat)
Herët, papritmas. Mëngjes, shuhen dritat
Unë, në gjumë me
Raki Rrushi. Shtratë:
Edhe, atë: “Tetë Mars”. Ditën e Grave.
Jo, nuk e di kush je? O, burrë, apo Grua
Cilado qofshë: Ecë me mua në shtrat?!
Pse, m’i shuan Sot: Herët Mua dritat
Edhe, atë: Ditën e Grave.”Tetë Mars”?!
Jo, thotë: Unë jam Gruaja Yte Ëngjëll:
Që, Ty të ringjalla, në “Qafë-Thanë”...
(Hëna nuk më deshi për burrë)
Në rregull. Edhe, pse: Unë gjithë Jetën
Të kam dashur për Grua, Nesër. Vjeshtë:
Derën, ta hapa me Dy shtama verë
Ti, nuk erdhe. Edhe, Sotekësaj Dite?!
Kutadi, ndoshta: Malit të ngriu Dimri
Pandemia me Koronavirusin”armik”?!
Krushk, e pate Babadimrin e Shkupit.
Mesdite, që e grushtuan në “Bit-Pazar”
Sajën me dhurata, këtë Vit të Ri 2021:
Nusen e Malit, ende: se, zbriti në Lëmë.
Përinatë tuajin: Nesër, marr, Ditën Grua!...
(Dudumët
lexojnë pizi
pa
Kalosh ?elikun)
Dudumët, lexëjnë pizi “erotike”
Pa Kalosh ?elikun. Bohemin:
Që, mbi nivelin e tyre artistik
E ka, Sot maleve: Kryengritësin.
Nuk ka problem, lexoni pizi
“Erotike”, pa Kalosh ?elikun:
Po, ju nuk jeni Nesër: as poetë...
(Edhe
ju nuk dini të deheni
me
Ibrik raki rrushi)
Edhe, ju nuk dini të deheni
Me raki rrushi. Ibrikë.
Shtamaverë, të vreshtave ?ukës
Pavetëdije, ta vrisni Veten:
Bythekrye, rrokullisni Ibrikët:
Ditën e Nesërme “Hallall”. Shkup.
Edhe, ju nuk dini të pini “Hallall”
Ditën e Nesërme, në “Bit-Pazar”.
Ditën e Djeshme, e pini “Haram”...
(Kalosh
?eliku nuk ikë
nga
Shkupi Historik)
Edhe, pas gjithë presioneve politike
Që, të ikë nga Shkupi Historik:
E dogjët, natën banesën në “?air”
“Xhipin” para dritareve pasmesnate.
Shtëpinë e Gruas, në “Serovë”
Helmimeve. Presioneve ?arshisë.
Kotë e keni dudumë “harami”! Sot:
Kalosh ?eliku, s’është Hojdodolja.
Nuk ikë. Jo, nga Shkupi Historik...
(Koronavirusit
i shpalla luftë)
Ikën miqtë. Gratë e mia besnike
Vetëm mbeta me Tomi Juniorin
Dhe, Koronavirusit i shpalla luftë.
Vetëm mbeta me Tomi Juniorin
Dhe, Koronavirusit i shpalla luftë...