Kulturë
Përparim Hysi: Me këto buzë që kemi, do puthemi
E enjte, 22.04.2021, 07:00 PM
Me këto buzë që kemi, do puthemi
(ese)
Nga
Përparim Hysi
Kam
mbi 30-vjet që shkruaj, si në prozë dhe
në poezi. Kam në "arshivën" time një mal me shkrime dhe, për arsye subjektive, nuk i botoj dot nëpër libra. Krijimet e mia,
si në prozë dhe poezi, i nis në portalë
të ndryshëm mediatikë dhe kurrë, në
asnjë rast, nuk këmbëngul duke iu lutur
iks-botuesi:-Të lutem botoje apo ca më shumë: shkruaj diçka për këto që shkruaj
unë. Pa dyshim, botuesëve nuk rri pa u
shprehur mirënjohjen time se, pa
botimin në portalet e tyre, do isha
krejt i panjohur. Kam botuar deri tani 15-libra (11 me poezi dhe katër me
tregime), por unë kam një mal me shkrime
të botuara, por ja që nuk i botoj dot.
"Shtrati i Prokustit" të financave të mia, sa vjen e shkurtohet, se
jam pensionist;se jetoj me qera; se kam"Ditët e prapme të Pompeut"
dhe është luks i madh botimi i një libri për mua. Dhe jo pa ironi kam shkruar
në një nga poezitë e mia:"Poezitë e mia/si vezët e qyqes/strehuar
në"foletë e botës". Kështu mund të deklaroj, pa modesti të rreme
që"vetëm me ese" mund të botoja tri libra; një me tregime dhe me
poezi, tani për tani, 10-libra. Një libër që ma
kish qefi ta kisha në raftet e bibliotekës sime, do ishte ai me
përshtypjet e shkrimtarëve dhe dashamirëve të mi për shkrimet e mia. Por
janë" ca trëndafila që nuk çelin për mua", siç shprehej HELENAU.
Sidoqoftë, vij me këtë ese si një apel për t'u mbrojtur nga "dy
lloj"botuesish apo krijuesish.
* *
*
Duke
i gjetur"vezët e mia" në"foletë e botës", disa syresh kanë
lozur arushë me krijimet e mia. Ndonjërit ia kam dërguar vet ( ai nxjerr dhe
gazetë që shtitet) dhe më thotë përmjet mesazhit:- Nesër në gazetën X... është
shkrimi yt. Natyrshëm, e falnderoj.
Shkrimi im është një ese për një shkrimtar që nuk rron më dhe unë, përfitoj nga
rasti, t'i njoftoj të afërmit e
shkrimtarit se, sado që shkrimin ua kam
dërguar me e-mail, e kanë si fakt dhe i
inkurajoj:- Blini gazetënX... se aty e kini. Edhe vet shkova e bleva. Botuesi:-
Po si nuk the një fjalë për gazetën?Unë
jovetëm thashë, por u kam vënë"detyrim" që ta blenë. AI:- Bukur! Dhe
vërtet që është bukur. Por, pa u shkëputur nga kjo ndjesi apo bukuri, kur më
bie telefoni dhe më thotë:- Nuk është i plotë siç ma ke dërguar. Unë gazetën e
kisha blerë për vete dhe, kur e pashë, u
befasova:- Botuesi e kish"gjymtuar" dhe, natyrshëm, i bëra mesazh. Nuk m'u përgjigj.I shkrova në e-mail dhe ka prerë
gojën. Dhe siç gjykohet nga çdo
mendjekthiellët e humba "mikun botues" dhe"vezaime" doli
"kllukë". Por nuk mbaron këtu dhe me kaq. Tek shfletoj nëpër
internet, shoh që në një nga"portalet në KOSOVË", shoh shkrimin tim
për shkrimtarin e ndjerë dhe, ky që e
kishte vjedhur (nuk po e fut në thonjëza) kish ndryshuar dhe titullin e esesë
sime. Këtu u alarmova më tepër dhe mezi gjeta kontaktin e këtij plagjiati të
mirëfilltë. I thosha:- Unë nuk kam dërguar shkrim tek ju.Ku e gjetët dhe pse
kini ndërhyrë? Ky, plagjiati, më kthen
përgjigje:-Une jam X.Y.që mbuloj faqen"kluturë" dhe e"lexova me
një frymë", por nuk e ceka përmbajtjen.E mora tek"njëvegëz" dhe,
tërrti-mërti.Tani ka dy rrugë (më thotë plagjiati): o po e fshij këtë shkrim
dhe më nuk boton tek ne!!! Hajdut i guximshëm apo jo. Të shkoj dhe më tej:Dikur
në një portal kam bërë një shkrim për"Mëkatet e FISHTËS" dhe veç
esesë dhe një poezi për FISHTËN. Një
prift katolik e kish gjetur në një portal dhe më drejtohet përmjet e-mailit:- A
mund ta marrë për ta botuar në një gazetë që nxirte aso kohe? E falnderova dhe
i dhashë të drejtën e botimit.Më rishkroi dhe më falnderoi siç e kërkon etika
letrare. Kaloi ca kohë nga shkrimi im dhe, para do kohe, në një portal shoh poezinë time të
shpërftyruar. Një"dashamir imi", siç duket, për të ma rritur më shumë"karizmën"
jo vetëm kish ndërhyrë, por kish shtuar nga vetja nja katër strofa. Pra, e gjeti"në folenë e botës" dhe
nga"një vezë të një pule shqirake" (se e tillë qe poezia ime), e kish
kthyer në"vezëpate".
Edhe
këtë herë protestova dhe"kontakti":-Alahile, nuk po e gjejmë
"kushin", por po e heqim fare. Kërë radhë nuk më kërcënuan.
Shkurt, të bleshë belanë kot së koti.
Kjo ndodh se askush nuk e mbron pronësinë letrare. Do të thoni ju:- Ku ti si
autor dhe ku ata që të kanë"gjymtuar"? Relativisht, mund t'u them të gjithë atyre që nuk
respektojnë të drejtën e autorit, vuajnë
nga mendësi narciziste. Botuesi ka të drejtën
e plotë:ta botoj apo të mos e botoj. Çdo ndërhyrje, heqje apo shtesë,
është cënim dhe fyerje. Botues të tillë vuajnë nga egocentrizimi i sëmurë. Ka
shumë krijues që janë mësuar t'i shikojnë të tjerët me syrin e njerkës. Të jesh krijues i
mirë, nuk do të thotë që ty të lindë e
drejta ta"qethësh care" krijimin e kujtdo. Nga ana tjetër, kur ndjehet"bukur" dhe si me
pupla, ky që gjymtoi shkrimin tim,
bëhet"hovardar" dhe prudent, njëkohësisht, sa" pranon që X...
krijues të tallë POETIN më të bukur lirik të SHQIPES" dhe i thotë duke
qeshur:- Sado që nuk jam dakord me ty, unë intervistën tënde do ta japë të
plotë.-Bravo të qoftë, -bërtita unë. Secili mban përgjegjësi për çka
shkruan.Por ja që mat me dy kute ky, botuesi.
* *
*
Tani
pse ndodh kështu? Ka disa arsye, po më
mirë nga kushdo, prej kohësh, këtë tentativë imponimi që bëhet nga njerëz
që e heqin veten intelektualë, e ka vënë në dukje qysh në vitin 1988,
publicisti i madh amerikan, PAUL JOHNSON. Ja se si thotë, në vija të trasha, ai:"...janë lexuesit
ata që gjykojnë dhe e shoh me skepticizëm kur disa intelektualë duan të na
predikojnë diçka... se si duhet të sillemi, se si duhet të shkruajmë, se si
duhet t'i zgjidhim punët tona.". Postulati vazhdon edhe më dhe botuesi të
cilit i referohem, është i ditur bajagi dhe, po u bie shkurt
gjërave:-Nga të gjithë desoptizmat, - thotë publicisti, më i keqi është tirania e ideve. Edhe këtë
botuesi "im" e di dhe, ndaj,
imponohet. Një"imponim" i tillë, fare i padenjë, në "korentet letrare"( botuesi i
njeh mirë), me një termë tëvetëm
quhet"menopauzë cerebrale" apo siç shqiptohet tek ne që kemi nevojë
për këshilla apo "krasitje":është ikja e arsyes.
Dhe
për të shtuar pakëz "kripë" mbi gjithë këtë shkrim modes timin, po i them botuessit një postulatë nga fusha e
kulinarisë:- Kujtdo mund t'i derdhet një pjatë me supë gjatë shërbimit, por me
kulturë është ai që bën sikur nuk e vë re atë.