E diele, 25.02.2024, 04:21 PM (GMT)

Kulturë

Neki Lulaj: Ikën vitet

E marte, 13.04.2021, 05:24 PM


Neki Lulaj

MJAULLIJNË LIDERET  

 

Politikanët mjaullijnë si maçokët e kanë grindje 

Me rafalle fyerjesh  gjuajnë  që larg

Fjalë  të ndyera kërcënime  si nanuritje 

Edhe Akademiket  akejt hiç me të mirë nuk janë 

 

Amulli në popull dhe  akull nga kjo zahalli 

Ballin prej allçie tani ua kemi njohur 

Ah, mori ushujza me melodinë e  jë qyqeje mali.   

Punoni për popull e komb more shpirtëra të pangopur    

 

Muzgu po na errëson  e drita po ikën

Në dritaret e shpirtit heshtur po bien perdja 

Të shqetësuar nga gafat gabimet e bëra  

Në korridorët e durimit po na varroset shpresa. 

 

Habitshëm i dëgjoj çdo çast e çdo ditë 

Shpresat po fundosën si Titaniku në humnera 

Kami ngelur të shtangur te mjegullt e të mpirë  

Përtej thellësive të fyerjeve të sfilitur e pa shpresa.

 

 

IKËN  VITET 

 

Ikën vitet 

Si tehu i thikës mbi plagë. 

Dardania vazhdon të dënesë në horizont. 

Duke lutur perënditë e qiellit pa skaj.

Të diellit  

Të hënës 

Dhe të tokës 

Që më mos të jetojmë të ndarë 

 

Rrufetë e mospajtimeve shkrumbojnë 

Lavditë  e mëkatarëve 

Dikush tha se jemi Molla e Adamit 

Apo pelerina e Evës 

Apo thembra e Akilit 

Qe  ta shkyjmë Rrugën e Qumështitt 

E të  pimë ne gjiun e nënës  

Të rritëm ne prehërin e nënës 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora