Kulturë
Hasan Hasanramaj: Për poeten Drita Kasumi-Syla lirika është këngë e shpirtit
E shtune, 10.04.2021, 02:15 PM
Nga botimet dhe promovimet e veprave tona me te reja letrare
Për poeten Drita
Kasumi-Syla lirika është këngë e shpirtit ...
Nga
Hasan Hasanramaj
Në tekstin e
recesionit kushtua librit të poetes Drita Kasumi- Suyla e cila u botua këto
ditë me titullin “Lirikat vallëzojnë me ritëm” të prof. Prend Buzhales në me
tjerash thuhet: “ Për poeten Dritën lirika është këngë e shpirtit. Është dritë,
është sinonim i hyjnores, është dashuri. universit, është mirësisë, është
sinonim vetjak i dhurimit të saj, mu ashtu si e hap librin e saj poetik. Është
dhe ditar i pambarimtë. Është tekst që nuk përfundon asnjëherë...
Një këngë e shpirtit
Nuk ndalon kurrë
Udhës së kthesave dhe
sfidave
Bëhet flamur
Një këngë e jetës
Ndërron melodi
por ajo ruan ritmin
për një mëngjes të ri
Një këngë e shpirtit
po më përcjellë gjithnjë
S'ka gjë edhe nëse
ndërron melodi.
Madje, cikli i parë
është i mbushulluar me lirikat që i kushtohen këngës, fjalës, poezisë, dritës,
melodisë... ndonjë artisti të fjalës (Gani Xhafolli, Azem Shkreli, Naim
Frashëri) apo urtisë së fjalës (Anton Çetta). Kësisoj poetja këndon te cikli i
parë "Në udhëtimin tim", ku vijnë lirikat intime për të afërmit,
vetminë, evokimet e mallit a të çasteve që shndërrohen në lirikë. Nëse cikli i
parë shënjon lëvizjen, udhëtimin, edhe cikli i dytë parapëlqen lëvizjen, rrugën
("Një rrugë me dy shikime"), veçse tani lirika është krejtësisht
intime, që i këndon emocionit të bukur të dashurisë. Cikli i tretë "Ora e
shekujve" tashmë sjell lirikën për rrënjët tona, qëndresën, të rënët,
atdhesinë e shenjtë.
Lirika
në poezitë e Drites janë intime, që i
këndojnë emocioneve të bukur të dashurisë ...
Që në titullin e
librit lexojmë nocionet poetike lirikë dhe ritëm, madje dhe vallëzim. Ritmi,
vallëzimi, lirika janë personifikim i ndërkëmbimit të vlerave estetike të
arteve, kurse komunikimi thuret me përjetim, do të thoshim, thuret me një
ligjërim engjëllor, të butë. Ky ritëm kënge ka lartësinë e saj: "Bota
pushtohet në ritmin hyjnor": ka brendinë e përjetimit ("E mbulohesh
me ritmin e zemrës,/ Unë zbulohem në ëndrrat e ditëve".)
Së bashku me ritmin
shpesh e shpesh këto vargje i popullon edhe fjala melodi. Nëse melodia e
rimti janë parametrat e strukturës muzikore, atëherë poetja na sugjeron që,
krahas nocionit vallëzim, ato janë edhe parametrat themelorë të poezisë së saj.
ndonjëherë ndodh që poetja këndon: Në këngën dhe pse s'ka rimë e melodi
Kjo do të thotë që
këto dy fjalë të orkestruara nëpër vargje, personifikojnë, jashtë parametrave
metrikë, lirikë apo strukturorë, diçka tjetër: personifikojnë disponimin e
brendshëm të folëses lirike. Poetja e ndien këtë tik-tak kënge, si ritëm jete e
gjallimi, aty ku fjala shfaqet si vallëzim i gjakut. Ritmet e brendshme të
qenies shkrihen me ato të lashtësisë, natyrës, kozmosit, jetës, E rëndësishme
është që në brendi ajo melodi ka ritmin e frymëmarrjen e vet.
Jeta jetohet mirë
Dëgjohet me ëndje
Shoqërohet me melodi
Kalohet me ëndrra,
Jeta merr këngën,
Lundron në ishullin e
qetë,
Brenda dritës me yje,
Ndriçon e bukura jetë
Vallja shfaqet si
dashuri, kurse ritmet e brendshme të shpirtit ndjehen herë me vrull, herë qetas
mu ashtu si lëviz e udhëton folësja lirike, siç na sugjerojnë edh emërtimet e
dy cikleve të para; s'ka lëvizje, s'ka udhëtim as rrugëtim pa ritëm. Ky
rrugëtim ka thelbin e saj semantik: ato, përpos që shënjojnë në drejtim, një
vendqëndrim, apo vetëm kryqëzime udhëkryqesh se kah duhet të drejtohesh a të
shkosh nëpër ravën e jetës; ato janë edhe:
Ato janë ura të
ngarkuara
Me shpresa dhe
dhembje
Janë nisje dhe
ardhje...
Me ne bashkëjetojnë
Ato asnjëherë nuk
perëndojnë...
Kurse poezia është si
engjëlli që këndon, ashtu siç janë me ligjërim të tillë, të butë, këngët e
Dritës. Shtegtimet, udhëtimet, kanë ekstazën e vet të përjetimit e të lëvizjes.
Duke lëvizur së jashtmi, folësja lirike hynë në qetësinë e vetvetes. Në
qenësinë e thënies lirike. Ky çast është i shenjtë, ku universi dhe brendia
shkrihen, ecin në një hap. Ndryshe, nuk ka se si të përfytyrohet as lirika
intime e dashurisë, përveçse me ritmet e tilla të ndjesisë. Melodia është
sinonim i jetës, lumturisë, bukurisë. Një situatë e pritjes së mrekullisë,
krahasohet me këtë ritëm melodik:
Dhe pres të ndodhë
mrekullia
Nën melodinë e
bilbilave...
Duket sikur poetja e
ka përvetësuar atë thënien e Amit Ray-it (këshilltar spiritual indian):
"Jeta nuk është një betejë për ta fituar, por një melodi për ta
kënduar." Pa këtë tregues themelor estetik, as që do të kishte kuptim kënga.
Duket sikur me këta tregues poetikë ajo do ta mposhtë egërsinë dhe kaosin e
jetës e të realitetit, duke e kërkuar gjithnjë harmoninë. Për ta mposhtur ecjen
nëpër dhembje a pakënaqësi.
Se pakënaqësitë e
kohës
Kanë larguar meloditë
e jetës
Ngjyrat e pranverës i
pres çdo ditë
Edhe aty ku ka një
zemër të thyer, at krijohet një ritëm i ri jete:
Këngë dhe dhembje
Më përcolli jeta
Herë me melodi
Herë me trishtim
Melodia është aty,
pra, si një motër tjetër e këtij ritmi. "Jeta është si një melodi e bukur,
vetëm teksti është ngatërruar", do të thoshte Hans Christian Andersen.
Melodia
në poezitë e poetes Drita janë sinonim i jetës i lumturisë dhe i bukurisë...
Krijuesja investon
artin e saj në realizimin e vlerave të qenies vetjake, për ta sfiduar
pakënaqësinë e dhimbjen, për t'i sfiduar padrejtësitë dhe përplasjet me
realitetin. Ligjërimi poetik na e ofron shansin e mundësive për të dalë nga ky
rreth fatal i botës reale, në kërkim të magjikes, mrekullisë:, mu ashtu siç
personifikohet qenia grua.
Bukuria e diellit,
Dritë e kurdisur
Për botën engjëllore,
Valë e qetë e detit
të trazuar
Krua për etjet e
mbrëmjeve.
Hënë që të vënë në
gjumë
Gëzime me erë
trëndafili,
Pasqyrë e yjeve
Ka aromën e
mrekullive
Nën misteret e
diellit,
Ikonë e nyejve të
shpirtit!
Krijimet e
poetes Drita Kosumi- Sylës, duan ta
paraqesin kërkesën për të dëshmuar jo vetëm kohën, por thelbin që ngjet aty,
thelbin e një sakrifice, ngjarjeje, kujtimet a memoriali kombëtar. Kërkesën për
të mos i harruar plojat e së kaluarës, të plagosurit, të rënët. Sado që ka poezi të panumërta që iu kushtohen
dëshmorëve; kur poetja ata i emërton, kjo do të thotë se ata e kanë emrin e
tyre edhe pas vdekjes. E kaluara merr fytyrën e kohës sonë, atë të lirisë. Te
kjo kërkesë dëshmie lirike, te cikli i tretë, vjen si një rrëfim lirik i bukur.
Gjyshi në kokë e
mbante plisin e bardhë
E ruante si dy sytë
në ballë.
Thoshte nga Pellazgët
e kam amanet
Është simbol e
krenari përjetë.
Shkëmb plisi i
gjyshit faqebardhë.
Ta ruajmë si besën si
fjalën si dritën,
Me krenarinë për
plisin u rritëm.
(poezia "Mbi
kokë t' shqiponjës")
Ky libër poetik- na
tha në vazhdim prof. Prend Buzhala vjen pas një përvoje relativisht të pasur
krijuese të Dritës. Poetja na i shqipton, përmes vargjesh, edhe atë që vështirë
e thotë gjuha e përditshme, madh je edhe ati ritme të brendshme endet të
pathëna, përmasash të realitetit. Fjalët ngjizen që në embrionin e frymëzimeve
të muzës, si qenie, madje ato marrin formë e përmbajtje, marrin zë; jehojnë e
jetojnë me peshën e mesazhit:
Stuhitë e kohës
krahët ti rënduan
Bora e ftohtë ta
ndrydhi fjalën.
Po fjala lindi e
ngrohtë dhe shkriu akuj.
Ose:
fjala e artistit
Rritet, jeton,
peshon.
Sidomos fjala shqipe,
e lindur në acarin e dhunës, e ka kryer edhe një mision, atë të krijimit të një
realiteti tjetër, realiteti artistik ,atë të dhurimit të shpresës, ngrohtësisë
së shpirtit; poeti është si ai mbreti që tërë mbretërinë e ka të veten dhe
asgjë nuk ndal për vete. Vargjet i dhuron për të tjerët, mu si Naimi që dhuroi
aq shumë dashuri. Kurse këndvështrimi i poetes për realitetin dhe jetën, për
njeriun dhe atdheun, për dashurinë dhe ndjesitë e situatave të mallit e
vetmisë, i rikthehen fjalës së artit.
Fjala
shqipe, e lindur në acarin e dhunës, ka
kryer edhe një mision, atë të krijimit të një realiteti ...
E pra, habitusi
poetik i poetes Drita Kosumit
është i gjerë. Kund e kund, ndonjë poezi, që pikësynon thënien e lartësuar,
kërkimin e të magjishmes, engjëllores, duan ta shqiptojnë një poetikë të
sugjestionit figurativ. Ky edhe është funksioni sugjestiv poezisë:
S'qenkam e zonja
të përshkruaj.
Çdo gjë e jotja është
një poemë
Është simfoni me
melodi zemre
Je magji...
Libri lexohet si një
lirikë e së bukurës në art, në jetë, në dashuri, në përmasat e atdheut de në
ato të jetës. Poezia, posi dashuria, është ajo forcë që udhëheq me rikthimin në
këtë harmoni unike, pothuajse si një ri-integrim në një forcë të re kozmike,
posi vallja e yjeve lasgushiane.
Është ai krijim që
mbështet pasionin e qenies për ta realizuar vetveten në lëvizje, në udhëtim,
nën ritmet e vallëzimit të këngës. Përjetimi i tillë, i së bukurës, mëton t’i
mbizotërojë ato antagonizma, dhembje a pakënaqësi, t’i asimilojë ato forca të
ndryshme të rrjedhave të tilla ekzistenciale, dhe t’i integrojë ato në një
unitet harmonik.