Kulturë
Remzi Limani: Krijimtaria figurative e artistit Agron Bytyçi
E diele, 04.04.2021, 10:41 AM
Pak fjalë mbi krijimtarinë figurative të artistit, Agron Bytyçi
Kur
flasim për artet pamore, është e pamundur e të mos kalojmë nëpër shtegun e
pashmangshëm të krijuesit respektiv, Agron Bytyçi, i cili flet me gjuhën e tij
të kultivuar, figurativisht të pasur dhe të pranuar si shprehje veçane dhe si
doktrinë e cila mëvete ngërthen metafizikën e një filozofie të pakufishme
Shkruan:
Remzi Limani
Kur
jemi para veprave të artistit, Agron Bytyçi, vetëvetiu na pulson gjaku dhe na
pikon mendja, për të zbërthyer të pikturuarën e shpërfaqur në një dimension
tjetër - jo të përditshëm, kur bëhët fjalë për portretet polisemike të një bote
shumëkuptimore, e cila na rrëfen për njeriun, duke përfshirë natyrën themelore
të realitetit dhe filozofisë, midis mendjes dhe materies, midis substancës dhe
mundësive të realitetit, që mund të jetë vetë njeriu si qenie universale dhe
vetanake në kuptimin e veprimit human siç është figura e Nënës Tereze (figurë e
adhuruar e piktorit, Bytyçi) , dhe kuptimin e urtësisë së figurave nëpër kohë,
qofshin ato edhe të imagjinuara nga arsyeja e paraqitjeve të një konsistence e
cila nxjerrë në pah lidhshmërinë e fortë të pjesës përbërëse të një qëndrimi
mendor, apo të diçkaje fshehur brenda njeriut dhe produktit të mendjës së tij
të shkrirë në bojëra qielli... Këtu pra, në kuptimin figurativ, portretet e z. Bytyçi,
kanë një harmoni bashkëtingëllore të shkrirë në tone pastele të cilat përbëjnë
një tërësi harmonike. Kurse, në kuptomin filozofik, me të drejtë autori u jep
edhe një dimension figurativ, nga i cili lë të kuptojmë shumë nga paraqitja e
portreteve si kreativitet artistik dhe filozofik për njerëzit, mbase hyjnor, të
fokusuar në synarin dh mendjen së krijuesit tonë shumëdimensional, Agron
Bytyçi.
Pra,
paraqitja e portreteve në një enterier, ku hetohet edhe aroma e temjanit nuk
është rastësi por një kuptim filozofik i pranueshëm për ata të cilët dinë të
lexojnë veprën e Bytyçit. Së këndejmi, artisti në fjalë, pa dyshim na dëshmon
fuqinë e tij prej një vizatuesi ekzakt në formulimet e tij artistike dhe me
këtë, na jep dimensionet e duhura të figurës dhe kujdesin intenziv të teorisë
së hapësirës ku ruan baraspeshën estetike, për të qenë çdo gjë brenda
vetvetes...