E merkure, 05.05.2021, 10:52 PM (GMT+1)

Kulturë

''Maqedonia'' e Jusuf Buxhovit në anglisht

E marte, 30.03.2021, 08:09 PM


Botuesi amerikan “Jalifat Pulishing” nga Houstoni, këto ditë nxjerr nga shtypi  librin historiografik “MACEDONIA – FROM ANTIQUITY TO OUR TIME”,të përkthyer nga Avni Spahiu. Pritet që libri që ka 677 faqe, i botuar në shqip në vitin 2019 “MAQEDONIA NGA ANTIKA DERI TE KOHA JONË”, fillimisht të promovohet në disa qytete të SHBA-ve (Çikago, Detroit, Nju Jork, Dallas e Boston) dhe pastaj të promovohet edhe në Shkup, Tetovë dhe qytetet tjera shqiptare në Maqedoni. Botuesi planifikon që krahas Kosovës dhe Shqipërisë, të promovohet edhe në Turqi dhe disa qendra të tjera evropiane.

Siç është vepruar  edhe me “Kosovën” në tri vëllime të përkthyer në anglisht në vitin 2014, botuesi “Jalifat Publishing” , librin “Macedonia – from atiquity to our time” do ta dërgojë në Bibliotekën e Kongresit Amerikan, në të gjitha institutet hulumtuese shkencore amerikane si dhe bibliotekat e universiteteve amerikane.

Botuesi amerikan vlerëson se përkthimi i këtij libri në anglisht si dhe plasimi i tij në qarqet shkencore dhe universitare amerikane por edhe botërore në përgjithësi, është me interes të veçantë, ngaqë përhap të vërtetën rreth Maqedonisë si pjesë e botës ilire nga antikiteti, të përvetësuar nga grekët, siç përhapë edhe të vërtetën se në shtetin e sotëm të quajtur Maqedoni e Veriut, të shtrirë në pjesën më të madhe të Dardanisë antike dhe më vonë në vilajetin e Kosovës, ndërlidhet identiteti historik, etnik, shpirtëror, kulturor dhe politik i shqiptarëve nga lashtësia i mohuar nga historiografia hegjemoniste serbe, ruse, bullgare dhe ajo e sajuara “maqedone” me ç’rast ata paraqiten “ardhacakë”, “pushtues”, “zullumqarë” të ardhur në këto hapësira nga shekulli XVII e këndej me ndihmën e osmanëve!

Mbi këto platforma, nga Kriza Lindore e këtej, janë ndërtuar edhe hartat e reja të shteteve në pjesën evropiane të Perandorisë Osmane, ku hapësira etnike dhe ajo shpirtërore-kulturore e shqiptarëve është copëtuar nga shtetet fqinje (Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Greqia). Ato u kanë sherbyer edhe programeve antishqiptare nga shpërnguljet e deri te etnocidet dhe gjenocidet,  siç ka ndodhë në vitin 1878, 1912, 1944 për të vazhduar edhe me konventat me Turqinë për shpërnguljen e tyre në vitin 1938 dhe 1953.

Prandaj, i konceptuar mbi këta faktorë dhe i mbështetur mbi fakte të qëndrueshme historike, libri përhapë të vërtetën për vendin dhe rolin e shqiptarëve në këtë shtet të krijuar politikisht në vitin 1944 nga Titoja (fillimisht si pjesë e federatës jugosllave në përputhje me vendimet e AVNOJ-it të vitit 1943) dhe në vitin 1992 si shtet i pavarur, me ç’rast ata do të diskriminohen qoftë si pakicë kombëtare gjatë Jugosllavisë së Titos, qoftë  me statusin e qytetarisë “me të drejta njerëzore” në rrethanat e shpalljes së Maqedonisë shtet-komb.

Duke marrë shqyrtim edhe zhvillimet më të reja nga shpallja e shtetit të Maqedonisë, krahas kritikës që u bëhet politikave antishqiptare nga Shkupi dhe Beogradi, të cilat, në forma të ndryshme, vazhdojnë edhe në rrethanat e reja, duke shfrytëzuar në njërën anë faktorët gjeopolitikë rajonalë dhe në tjetrën anë dobësitë e mëdha të të shtetit shqiptar dhe atij të Kosovës në raport me injorimin e çështjes shqiptare në Maqedoni, autori, me sy kritik, vlerëson edhe rolin e faktorit politik shqiptar në skenën politike maqedonase nga viti 1992 e këndej. Kritikat e autorit adresohen te mosgatishmëria për të mbrojtur pozicionin e referendumit të vitit 1992 për statusin e popullit shtetformues mbi konceptin e një shteti  federal-konfederal   të dy popujve të barabartë (shqiptarë dhe maqedonas). Autori,  po ashtu,  me sy tepër kritik shikon edhe  mungesën e konsistencës së faktorit ushtarak  shqiptar në kuadër të luftës  UÇK-së të vitit 2001 në kërkesat politike, të filluara me ato për shtet federativ (shqiptar-maqedon), të cilat,  brenda një kohe të shkurtër  do ta ndryshojnë te ato   për “shtetin qytetar” , pra te korpusi i të drejtave demokratike, për ç'gjë as që është deshtë të luftohet fare, meqe ato i garanton Karta e OKB-së në kuadër të të drejtave dhe liritë themelore kudo në botë. Ky degradim politik i luftës  do të pasqyrohet më së miri me Marrëveshjen e Ohrit, me ç'rast, klasa politike që do të vijë në  pushtet "me meritat e luftës", nuk do të bëjë tjetër, pos, që duke e zëvendësuar idealin e lirisë, për ç'gjë u derdh edhe gjak, në atë të interesave personale dhe përfitime deri te ato meskine, do të shndërrohet në një vasale të politikës maqedonase, në një rajë bashkëkohore të farses parlamentare, e cila, faktorin shqiptar do ta shfrytëzojë për qëllimet e njohura shtetmëdha, ku me anën e ngatërrimit të barazisë kushtetuese të gjuhës shqipe si parakusht i barazisë shtetërore me atë të barazisë ligjore të gjuhës, bëhet vetëmashtrimi dhe margjinalizimi i shqiptarëve në pakicë numrash!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora