Kulturë
Nuhi Veselaj: Pse “po” paskajorja në standardin e shqipes së natyrshme (10)
E hene, 29.03.2021, 09:22 PM
Nuhi Veselaj:
X. PSE “PO”, përmenjëhersHMërishT
PASKAJORJA NË STANDARDIN E SHQIPES SË NATYRSHME
Vlerëshenjta pa mohë, shëndet e forcë në gjithkohë
(shqipja me paskajore)
Sihyrje
Që
vetë titulli i këtij kreu “Pse po përmenjëhershmërisht paskajorja në
standardin e shqipes së natyrshme”, për dikë-dikë, me sa fjalë që
brendapërbrenda ka, po aq e më shumë provokime nxit, por për dikë tjetër nxit
edhe mosdurim! Po në çfarë shkalle dhe në çfarë natyre është kjo nxitje, le të
vlerësohet. Kështu, vërtet, për dikë, çuditërisht, ende mund të cilësohet
provokim, kur standardi pa paskajore konsiderohet i pa plotë, pasi edhe pse pa
të, ky standard po vepron me sukses tash më se 50 vjet, ndërkaq mosdurim, tek
disa të tjerë, po shkakton fakti, pse kaluan mbi 30 vjet që është kërkuar dhe
arsyetuar domosdoja e riintegrimit të paskajores së mirëfilltë (gege) në
standard, ngase kjo shtyllë kurrizore e gjuhës shqipe, duke mos ia njohur
vlerën, ishte menjanuar allapartizançe në kohë të monizmit, ndërkaq rikthimi i
saj imponohet me urgjencë në të mirë të kompletimit dhe përplotësimit të vetë
standardit, të cilit i shton atributin standard i gjuhës së natyrshme
shqipe, mirëpo meqë zgjidhja e tillë në rutinë po neglizhohet e sabotohet
nga ish standardistët e monizmit mbi bazë të gjykimeve subjektiviste të tyre,
andaj ky është shkaku që po kërkohet demonstrativisht vetëgjyqësi për
zbatim-përmbarim të menjëhershëm të paskajores në standard.
Sidoqoftë.
meqë nuk duam të rihyjmë në sqarime rreth veprimeve allapartizançe që e hodhën
paskajoren në pusin pa fund të izolimit, si dhe të disa veprimeve të tjera, po
jo të gjitha të qortueshme, siç ishte edhe Konsula gjuhësore e Prishtinës 1968,
pastaj Kongresi i Drejtshkrimit (1972), ku u përshpall njëzimi i gjuhës letrare
kombëtare pa paskajore, ngase në ato kushte politiko-shoqërore, thuhet se vetëm
aq ka mund të arrihej në të mirë të komunikimit ndërshqipfolës Shqipri-Kosovë
dhe për njëzimin e shqipes standarde, por mund të quhen gabimtarë të mëdhenj
standardistët e pasviteve të 90-a pas rënies së monizmit, pse nuk u punoi
mendja e zemra ta rishikonin atë kod dhe ta përplotësonin, veç tjerash edhe me
rehabilitimin e menjëhershëm të paskajores së mirëfilltë, pasi tashti kishin
mundësi, po fatkeqësisht me faj të tyre atë nuk e bënë. Nuk e bënë pse nuk
kuptuan apo nuk deshën, disa nga standardologët me emër kryesisht nga Qendra,
le të vlerësohet. Kështu me veprime të tilla joreformuese e joplotësuese u bënë
kapës gardianë të standardit të paplotë. Madje gjetën mbështetje tek disa
gardianë politiko-gjuhësorë në pozita institucionale, të cilët një godinë të
tillë me themele të ngushta dhe me mure të pasuvatuara mirë tashti gjithnjë e
më tepër filluan ta mbronin nga paskajorja, të cilën edhe gogolëzuan duke i
dhënë konturat e një sishtrige–përbindshe ndaj shqipes përgjithësisht e
standardit në veçanti, sepse gjoja rikthimi i saj gogolëzisht prekte
shkatërrueshëm krejt standardin dhe shqipen zyrtare e përgjithësisht e kthyeka
mbrapa disa dekada. Dhe kështu, pa marrë parasysh funksionin historik të
paskajores, atë e shpallën gogol ndaj konsolidimit të standardit të gjuhës
shqipe të gjykuar me urojmën e Kongresit të vitit 1972, tubim ky, vërtet
meritshumë për disa pika të tjera, por jo sa i përket paskajores. Kështu, për
mungesë koncepti për vlerat që kishte, paskajorja e lanë atë pa nxjerrë nga
pusi pa fund i izolimit, ku qe hedhur allapartizançe. Së këndejmi në këtë krye
të fundit të këtij punimi nuk kemi të bëjmë më me diskutime që po sjellin
zvarritje të qëllimta, por vetëm me përforcim argumentash rreth domosdosë së
zbatim-përmbarimit përmenjëhershmërisht të saj në standardin e shqipes:
së
pari, argumentohet se në të gjitha fazat historike të qenies e të zhvillimit të
gjuhës shqipe si dhe tani paskajorja ka shërbye dhe shërben si zemberek
ndërlidhës frymimi e gjallimi në mbarëvajtjen e ligjërimit shqip si në sistemin
foljor ashtu edhe në atë emëror;
së
dyti, me të rikthyerit legjitimisht të paskajoren në strukturat ligjërimore të
shqipes së natyrshme vargëzohen disa nga përparësitë që rifiton shqipja e
standardi i saj vetëmpërvetëm dhe në raport me gjuhët simotra e të tjera;
së
treti, disa meditim-konstatime shtesë rreth vetëgjyqësisë dhe fatit të
paskajores në, gjatë e pas monizmit, duke parë zbatim-përmbarimin si zgjidhje
të menjëhershme, për t’i suguruar kështu të sotme e të ardhme të ndritme
shqipes së natyrshme dhe standardit të saj.
1)
Argumenta historikë me të cilët nëpër shekuj identitifikohet roli themelor
i
paskajores për mbarë ligjërimin shqip
Rreth
të qenët të paskajores dhe rolit të saj ndër shekuj si zemberek i sistemit të
tërësishëm ligjërimor foljor e emëror të mbarë shqipes
të lashtë e të re, po i vargëzojmë disa nga argumentat identifikues:
E
para, studiuesit tanë pellazgologë si Muharrem Abazaj, Arif Mati e të tjerë mbi
bazë logjike e dokumentimi, qoftë edhe hipotetikisht, kanë konstatuar se
protoshqipja që në zanafillë do të ketë qenë e pajisur me paskajore, fillimisht
supozohet se kishte formë sintetike, mirëpo ndërkohë, kur u lind pjesorja nga
shtati i saj (S. Riza), atëherë paskajorja kalon në trajtë analitike duke u
ngjizur me pjesëzën me (emërfoljezim!), tipi me dalë,
me punue. Po këtë formë analitike të paskajores e faktojnë
po në lashtoshqipe pellazgjike në gjuhën e homerit çifti Luftulla e Lilana
Peza e të tjerë. Me fjalë të tjera që në antikë në kuadër të protoshqipes
mënyra e të folurit shqipo-pellazgjik hipotetikisht karakterizohej edhe me
paskajoren analitike me + pjesore që me ndonjë ndryshim
fundpjesoreje edhe sot vepron në ligjërimin shqip.
E
dyta, gjithashtu hipotetikisht konstatohet që protoshqipja pellazge në këtë
formë të të shprehuri, përveç në Iliro-Dardani (Gegni), dhe
Iliro-Epiro-Maqedoni (sot Toskëri) kishte shtrirje në mbarë pellgun mesdhetar.
Përmenden ndër të tjerë hetitët në Azi të Vogël (tash Turqi), parakoptët e
Egjyptit, me ndonjë depërtim gjithandej në Arabi, madje ndeshej e shtrirë
anembanë, sa andej sa këndej nga Veriu por edhe nga Perëndimi në Siujdhesën
Apenine, dhe së andejmi me shtrirje emigrimi doli edhe përtej Siujdhesës
Iberike. E përmenda këtë shtrirje, ngase të gjitha gjuhët e gjalla të këtyre
vendeve karakterizohen qartë edhe me paskajore, por ajo si paskajore analitike
më e gjalluar dhe e formëzuar plotësisht që nga koha historike identifikohet në
Siujdhesën Ilirike, pikërisht në gjeografinë, ku shtrihet sot gjuha shqipe dhe
vërtet, që nga dokumentimet e para të shqipes si gjuhë shkrimi
paskajorja analitike me + pjesore në këto vise kryen funksionin e zemerekut
ligjërimor.
E
treta, në pikën më sipër përmendëm emrat e sotëm toponimikë popullorë të
ngulitur, ku mbizotëron gjuha shqipe Gegni në Veri (Iliri-Dardani) dhe Toskëri
në Jug (Iliro-Epiro –Albo-Heleni!) që në atë periudhë sipas mitologjisë së
shprehur me gjuhën parashqipe pellazge-homerike përmendet sifakt se në këto
treva, përkatësisht në veri të vendndodhjes së gjuhës homerike jetonin njerëz
gjigantë me emërtim gigë, të cilët ndërkohë e në kohën tonë dalin të
shqiptuar në shqipen e sotme si gegë, emërtim ky, i cili kështu me
evoluim ose ndërkëmbim të zanores i në e u konsolidua
brendapërbrenda vetë anasve. Dihet historikisht se ky popull, pellazgo-ilir-dardan-
arban,,,, së fundi njihet me emrin shqiptar, por megjithatë, për
opinionin vendës dihet mirë emri gegë e Gegni, si krahinë e gjerë
veriore shqiptare që karakterizohet me dialektin gegnisht, ku
paskajorja me+pjesore si veçori zë vend të dalluar në krahasim me krahinën
shqiptare jugore Toskërinë, apo dialektin toskë, ku kjo
paskajore ndeshet e rrëgjuar. Së këndejmi, vetvetiu, imponohet sqarimi, meqë
toskët, si stërnipë veriorë të homerit sigurisht edhe këta quheshin gigë
(gegë), dhe si të tillë edhe këta ishin të pajisur me paskajore. Lind pyetja
pse ndodhi rrëgjimi i saj, dhe pse u quajtën toskë?
E
katërta, në pikën paraprake u shtrua pyetje rreth çështjes së emërtimit toskë
e Toskëri dhe pse ndodhi rrëgjimi i paskajores gjithandej, çështje kjo
që mund të themi se nuk ka mbetur pa u prekur nga studiuesit tanë
dhe të huaj, por përgjigjja mbetet hipotetike. Kështu, si për prejardhjen e
emërtimit gegë e Gegni që morëm sqarim logjikohipotetik, ashtu
kemi përgjigjje edhe për emërtimin toskë eToskni (Toskëri) . Lidhur me
këtë supozohet po hipotetikisht që ky emërtim mund të jetë bartur nga grupe të
ardhurish me popullsi protoshqiptare, qoftë nga viset e Rumanisë së sotme si pellazgo-iliro-thrakas,
qoftë nga ana tjetër nga Toskana e Italisë nga gjuha pellazgo-etruske.
Po shtojmë edhe këtë se studiuesi Nezir Myrta fjalën toskë si
edhe atë etruskë e ndërlidh me emrin trojë, me gjuhën e
trojanëve. Kështu, sido që të ketë qenë, të ardhurit (thrakas, etruskë
apo vetë trojanë ) u përzien me gigët (gegët) anas, të atyre viseve që
supozohet se kishin pakashumë bazë të njëjtë gjuhësore lashtoshqipe të kohës,
pra edhe me paskajore, sepse edhe në Rumaninë e asaj kohe si dhe në Toskanën e
Italisë e folmja e tyre karakterizohej me paskajore, ndryshe nuk mund të
shpjegohet sistemi i përgjithësisht i konsoliduar gjuhësor ngjashëm si te
veriorët ashtu edhe te jugorët, pra dje e sot shqiptarë shqipfolës të pandarë
gegë e toskë. Po pikërisht andej nga Jugu nga ndikimi i pushteteve të ndara
(vija e Teodosit) dhe ndikimi i të ardhurve të tjerë si grekët me gjuhën e tyre
e ndërkohë edhe bullgare dhe nga ndikimi i rrethanave jo aq të njohura, u prek
gjuha e kësaj popullate jugore, ndër të tjera edhe nga i ashtuquajturi fenomeni
i rotacizmit, për të cilin dhe raportin kompleks të tij me paskajoren e
nazalizmin e gegnishtes pak më në hollësi në pikën vijuese.
E
pesta, meqë po kjo paskajore analitike me + pjesore që nga
periudha antike dhe ajo e dokumentuar deri më sot ndeshet në shqipen globale
,fillimisht me pjesore të shkurtë që ishte në përdorim në të dyja trevat e
paragegnisë (gigëve) veri e jug, dashmon formimi i emrave të hershëm nga
pjesorja e shkurtë e paskajores në funksion të temës prodhuese si në veri
(Gegni), si në jug (sot Toskëri), siç janë shembujt e përbashkët të formimit të
emrave, pra para veprimit të rotacizmit, si sosë(me sosë) . punojë,
punim punues (me punoo’?, me punue), matje, matës, (me matë), kohë kjo, siç
merret me mend, kur e ashtuquajtura lashtogego-toskërishte ende nuk ishte e
ndarë nga shtëpia e madhe e gegenishtes, sepse nuk ishte prekur nga rotacizmi,
d.m.th ende nuk kishte ndodhur alternimi i -N-së ndërvolakie në –R-, si në
sistemin foljor ashtu edhe në atë emëror që do të ndodhë më vonë dhe do
të shkaktojë edhe disa ndryshime të tjera shqiptimore, fonetike por edhe
morfologjike e sintaksore. Krahaso: punua ndaj punue, punuar
ndaj punuen ose punuem; matur ndaj matun,
por megjithatë nuk u shkatërrua sistemi i tërësishëm gjuhësor i konsoliduar më
herët si protoshqipe mbi bazë-strukturë të përbashkët që u identifikua
ndërkohë edhe si gjuhë arbnesho-toske.
E
gjashta, edhe pse dihen edhe pasoja të tjera në raportin Gegni –Toskëri
ose gegnisht-toskërisht lidhur me fenomenin e rotacizmit, raporti
paskajore/lidhore e forma të tjera, për të cilat nuk është vendi të zgjatem
këtu, por sa për kontinuiteti më duhet të përmend faktin se me rastin
përftimit të mbiemrave të paranyjëzuar (B. Bokshi), kur pjesorja e shkurtë e
paskajores së lashtogegnishtes, duke marrë prapashtesën ndërvokalike -N
u atribua si pjesore e zgjeruar, e cila njëherazi ajo –N u bë edhe
prapashtesë e trajtave të mbiemrave dhe të disa emrave të paranyjëzuar, tipi i
punuen dhe të punuen’t, pikërisht në këtë fazë shfaqet qartë ndikimi
i fenomenit të rotacizmit në toskërishte, sepse automatikisht prapashtesa
-N ndërvokalike e fjalës gege alternohet në -R, duke i marrë të
gjitha funksionet e N-së së gegnishtes. Krahaso: i punuar ndaj i
punuen, të punuarët ndaj të punuenët. Kështu, si pjesorja e
gegenishtes që me prapashtesën N nga pjesore e shkurtë u bë pjesore e
zgjeruar, ashtu pjesorja e toskërishtes u lind si pjesore e zgjeruar
analogjikisht sipas shembullit të pjesores së gegnishtes. Këtu imponohet risqarimi
që logjikisht del i pranueshëm që deri atëherë pjesorja e shkurtë supozoket se
ishte trajtë e përbashkët për të dyja koinetë (gige), prandaj thamë se u
lind analogjikisht me të gegenishtes pjesorja e zgjeruar e tokërishtes, apo
jo?!
E
shtata, ndërkaq po në këto rrethana prapashtesa -R njëherazi në qarkun veprues
të saj u bë edhe prapashtesë e mbiemrave dhe emrave të paranyjëzuar. Në të
vërtetë, kjo duhet të jetë faza kur u shfaqen dallimet
ndërdialektore që, pak a shumë, figurojnë deri në ditët tona. Krahaso edhe
njëherë shembujt i punuem/i punuen ndaj i punuar; të punuemit
/të punuenit ndaj të punuarit, si edhe ndarjet e tjera,
si ndarja paralele diftongut (foljoro-emëror) -UE/-UA, tipi u
punue/ u punua, grue /grua, pastaj truNi truRi, gruNi, gruRi
etj.- etj.
E
teta, pra, kjo është faza kur formohet pjesorja e zgjeruar në gegenisht me
prapashtesën e vet përkatësisht -N ose -M, dhe pjesorja e zgjeruar e
toskërishtes me prapashtesën e vet -R. Mirëpo, ndërsa paskajorja me
pjesoren e shkurtë të gegenishtes pa prapashtesën e zgjeruarsisë:-N/-M, duke u
distancuar nga trajta e zgjeruar, të cilën e la në manipulim me mbiemra e emra
të paranyjëzuar (asnjanës), ngjashëm si edhe pjesorja e toskërishtes nergut e
përftua në formë të zgjeruar. Si duket po në këtë fazë, paskajorja me pjesoren
e shkurtë u rikthye apo vazhdoi pa ndërprerë veprimin e mëparshëm, veç tjerash,
në fjalëformim emëror e zgjedhim foljor.
E
nënta, nga sa u përmend në pikën paraprake kuptojmë katërcipërisht se
paskajorja e shkurtë vazhdoi funksionin si më parë, kur tosknishten e
kishte në shpi të madhe, të pandarë. Kjo supozojmë se ishte arsyeja që
toskërishtja nuk e kishte të formuar pjesoren e shkurtë, por kjo nuk do të
thotë që ndërkohë për analogji edhe në tosknishte të mos jetë përftuar pjesorja
e shkurtë, d.m.th. pjesorja pa prapashtesën e zgjeruarsisë –R, apo jo?!
Krahaso: me punua ndaj me punue, dukuri kjo, e cekur sapopak prej
nesh, por që pret mendjen e dorën e kujdesshme të studiuesve tanë punëmbarë
ogurbardhë.
(Në
të vërtet pjesëmarrja në emërformim e pjesores së zgjeruar në toskërishte siç
janë rastet ndarës ndaj ndas, përzierës ndaj
përzies, mesadi, është karakteristikë e letrarishtes së
sotme.)
E
dhjeta, gjuha e tillë me tipare toskërishte edhe me paskajore (me pjesore gege
e toske) u dallua edhe gjatë periudhës së Luftës II Botërore, luftë kjo që në
mbarim të saj Shqipërisë e popullit shqiptar, nuk i solli pothuaj kurrfarë
përmirësimi, qoftë në sferën e bashkimit të kombit të ndarë, të coptuar në 5
shtete, qoftë në aspektin ekonomik, por aq më tepër i solli sistemin monist të
tipit jugosllavo-sovjetik, nga i cili ngjyer me politikën e ditës
allashqiptarçe të luftës së klasave pësoi gegnishtja, standardi saj e bashkë me
të si më e para ra viktimë paskajorja e mirëfilltë. Pikërisht tani pas LDB
pushteti i ri komunist, të cilit më tepër i qëndronte në duar kallashi me
propagandë shtrëngiuese se çdo veprimtari tjetër me fjalë e punë liruese.
E
njëmbëdhjeta, kështu të ndikuar nga aleatët e luftës, komunistët jugosllavë e
direktivat sovjetike, pak si me hile, shtet-pushteti popullor, vuri
dorë edhe në drejtim-ndryshimin e standardit të gjuhës shqipe. Pasojat dihen,
mirëpo duke vepruar displinisht sipas slloganit një komb - një gjuhë
- një standard, kohësisht e ndërkohë, u bë përparim i madh, kur u arrit të
formëzohej një gjuhë unike e shtetit shqiptar, e cila u shtri në Kosovë e më
gjerë, por nuk u bë mirë aspak që nuk u përpunua e plotësua si gjuhë e vërtetë
standarde kombëtare me prurje shtesë nga gegenishtja pas rënies së monizmit,
prandaj mbeti standard i paplotë, ngase veç tjerash mbeti zvarrë jashtë
standardi paskajorja e mirëfilltë.
E
dymbëdhjeta, vërtet, ndërlidhur me sa u cek në pikën e mësipërme, tash 30 e sa
vjet, pas rënies së monizmit, u hap çështja e standardit e në veçanti në
dhjetëvjetëshat e fundit ajo e rehabilitimit të paskajores. Në të vërtetë
nga diskutimet, ngrih e mos këput, kjo nuk gjeti zgjidhje për shkak të
kundërshtimit pa të drejtë të disa standardologëve nga Qendra, andaj duke pasur
parasysh të vërtetën rreth autonomisë semantike të paskajores, e cila u la
jashtë standardit për mungesë konceptesh, dhe mesa pamë, kjo nuk ka të bëjë me
ndonjë problem të madh dialektor që prish sa pati dhe ka me një problem të
fryrë politikisht, andaj sot kërkohrt që zgjidhjao të jetë menjëhershmërisht,
pasi është vërtetua se riintegrimi i paskajores nuk prek as standardin aktual
as interesin kombëtar, pëtkundrazi ndihmon.
E
trembëdhjeta, së këndejmi besoj se u kuptua se gjithë kjo kjo huti patologjike
rreth paskajores ka shërim të lehtë nëse paskajorja qetë-qetë e me gjakftohtësi
integrohet në standard,veprim ky me të cilin demaskohet propaganda e
shkaktuar me sherr ose nga padija nën maskën e monizmit, e pa penguar nga
diktatura e proletariatit dhe lufta e klasave, kur në Shqipëri as nuk kishte
proletariat, as klasa antagoniste shoqërore po kishte primitivizëm e ideologji
të infiltruara nga jashtë.
E
katëmbëdhjeta, kështu ndodhi pa pasur ndonjë problem të mëparshëm konkret
lidhur me paskajoen. (Mjaftin të kujtohet gramataika e Dilos). Meqë menjanimi i
paskajores ndodhi allapartizançe, prandaj pritet që mendjet e esëlluara
ta zgjidhin përmenjëhershmërisht këtë çështje që vetëm në dukje është
shumë e komplikuar, që në fakt mund të zgjidhet siç thuhet vetëm me
një fjalë goje, qoftë edhe me heshtje mirëkuptimi, por më mirë do të ishte këtë
fryerja ta shjfryejnë me një informim publik studiuesit e Qendrës, apo
jo?!
Gjithsesi
me sa pamë në këto 14 pika, standardi i tashëm i gjuhës shqipe ia ka borxh
vetvetes pajisjen me paskajore, e cila ka kohë që ka filluar së ngjalluri nga
vetë sovrani, populli që e flet, dhe tani si feniks i rilindur kërkon vendin në
kuadër të shtratit standard dhe bëhet mëkat i pafalshëm ndaj gjuhës e kombit,
nëse vijon të mos përkrahet vullnetshëm zbatim-përmbarimi i menjëhershëm i saj
nga të gjithë standardologët e Qendrës.
2) Disa nga
përparësitë që rifiton dhe dilemat që shuan shqipja e natyrshme
dhe
standard i saj me rikthimin e paskajores në gjirin e vet
Me
sa pamë nga tërë punimi dhe në veçanti edhe nga 14 pikat e mësipërme, ne,
menjanimin e paskajores nga standardi e quajmë çështje jo dialektore, por, siç
është në të vërtetë, problem i mbarë shqipes, i shkaktuar pa nevojë, duke mos i
njohur vlerat e vërteta të saj. Megjithatë, gëzon fakti se edhe nga disa
studiues të Qendrës në kohë të fundit,besoj pa demagogji, po vlerësohet drejt
funksioni i paskajores së mirëfilltë. Kështu ndonjë analitikanë, por quan perlë
e gegnishtes, dikush tjetër ushqim i pandarë jetësor i të menduarit gegë,
dikush zemberek, shtyllë kurrizore e ligjërimit shqip,
madje dikush kërkon që ajo të futet në normë si sy i dytë i të njëjtës
fytyrë, dikush si mushkëri e dytë, dikush metaforikisht shkon edhe
më tej e quan krah i dytë ligjërimor i shqipe-shqiponjës flamur etj. dhe
vërtet me paskajoren në standard të gjitha këto shprehje që flenë si figura të
stilit aristik, logjikisht e stilistikisht janë të pranueshme, por e vetmja
kritikë mund t’u bëhet vlerësimeve të tilla që i japin atribut dialekti
gegë, ndërsa ajo i takon mbarë shqipes së natyrshme. Sidoqoftë, ne
në këtë pjesë do të përqendrohemi rreth disa përparësive konkrete që fiton dhe
dilemat që shuan shqipja e natyrshme dhe standardi i saj me rikthimin
paskajores në gjirin e vet:
E
para, me paskajoren në standard plotësohet hallka themelore që i mungonte si
koncept ndërlidhës Kongresit të Drejtshkrimit 1972, ngase qëllimi dhe
detyra e atij Tubimi, shikuar logjikisht nga interesi përgjithshëm kombëtar
ishte përfshirja e të gjitha vlerave madhore të gjuhës shqipe në standardin e
shqipes kombëtare, por i mungonte koncepti zanëmirë i paskajores orëbekuese,
sepse ajo, fatkeqësisht, ishte e privuar nga standardi, sharllatanisht
allapartizaçe që në në vitin 1945 për mungesë njohjeje të fushës së autonomisë
së gjerë kuptimore të saj, andaj meqë Kongresit i mungoi paraqitja e denjë e
paskajores, atëherë si rrjedhojë standardit të atij Kongresi i mungon kjo
hallkë e domosdoshme ndërlidhëse e shpirtit të ligjërimit emëror e foljor të
sistemit të shqipes së natyrshme të përbashkët kombëtare.
E
dyta, së këndejmi, e shohim të udhës që nga ky çast të ftojmë të gjithë
paskajorefobët e deritashëm që t’i lënë proçkat me arsyetime false gogolëzuese
se gjoja paskajorja e mirëfilltë me riinegrimin e saj prishka standardin ose
qenka e panevojshme, e ku ta dimë, por ta përqafojnë tashmë të vërtetën e
pakundërshtueshme se rifutja e paskajores në standard, edhe pse kohësisht shumë
e vonuar, është obligim, përmbarimi i së cilës duhet kryer menjëhershëm, dhe në
këtë mënyrë do plotësohet e me këtë do të shpëtohet norma e Kongresit 1972,
sepse me këtë veprim kongresi sadokudo mund të cilësohet përdëshirueshëm: Kongresi
i standardit të shqipes, siç edhe duhej tëishte qëllimi i atij Tubimi
madhor.
E
treta, standardi i shqipes i pajisur edhe me paskajoren e mirëfilltë vetëm
atëherë del vetvetja, ngase e rifiton tipizimin si gjuhë me paskajore dhe me
lidhore, siç janë gjuhët e mëdha të Europës dhe të botës.
E
katërta, me riintegrimin e paskajores së mirëfilltë shuhen diskutimet, se
gjoja koncepti i paskajores është mbuluar plotësisht me format e tjera të
standardit, si nga paskajorja e dytë, me lidhore etj., kur e vërteta tregon të
kundërtën e kësaj falsmjaftueshmërie.
E
pesta, me këtë riintegrim del sheshit e pavërteta se gjoja qasja e
paskajores së mirëfilltë automatikisht prish standardin ekzistues, gjë që nuk
është e vërtetë, sepse paskajorja strukturën e standardit të tillë nuk e prek
fare ose vetëm anësisht e përplotëson me koncepte të reja, qoftë me përfaqësim
për secilën folje, qoftë me kuptimësi sinonimike ose në raste, brenda fjalish a
sifjalish me përshkallëzim kuptimor.
E
gjashta, me paskajoren në standard nuk do të thotë se shqipja nuk do të ketë
nevojë për përplotësime të tjera, por është e vërtetë se paskajorja e
mirëfilltë në standard hap rrugë të re studimi e zhvillimi drejt
konsolidimit të mëtejshëm të standardit të plotë, jo të një dialekti, ngase
standardi me paskajore mund të veprojë si përfaqësuese e denjë e shqipes së
natyrshme të plotë në arenën ndërkombëtare.
E
shtata, vetëm me paskajoren e mirëfilltë në themel plotësohet dhe njëherazi
shpëton standardi nga drunjëzimi i mëtejshëm dhe konservatizimi i tepruar, i
cili kështu siç është ka mbetur peng brenda kornizave të politikës së vjetër
kryesisht njëdiaktore të kohës së monizmit pa lëvizur fare drejt reformëzimit
apo përformëzimit në dobi të shqipes së natyrshme.
E
teta, me paskajoren në standard studiuesit me forca të përbashkëta të
përqendruara e kanë më lehtë të përkapin zhvillimi parahistorik e historik të
gjuhës shqipe në krahasim e shkoqitje me gjuhët e antikitetit.
E
nënta, me paskajoren në standard, pa komplekse të ndajmbathura politike do ta
jetë më i lehtë studimi i tërë kompleksit gjuhësor në raportin shqipe e
folur /shqipe e shkruar e çdo faze e periudhe: pararilindëse, rilindëse dhe
të periudhës së pavarësisë, si dhe të fazave të mëvonshme -
gjithsesi para, gjatë e pas monizmit e në vazhdimësi.
E
dhjeta, sigurisht me paskajoren në standard të gjithë studiuesit pa humbur
kohë, energji e sorollatje do të pëtqëndrohen e thellohen në veprime inventive
e kreative rreth raporteve lidhore/paskajore dhe të hartojnë masa të
nevojshme reformuese në të mirë të të shprehurit shqip, sepse tashembas
do ta kenë më lehtë edhe shkrimtarët edhe medituesit, të gjithë shqipfolësit
(jo vetëm gegët), që të shprehin botën e tyre meditativisht e shpirtërisht, pa
pasur drojë se po lajthisin me pahir në përdorimin e paskajores normëativisht
të padëshirueshme, apo jo?!
E njëmbëdhjeta,
paskajorja si njësi e formë themelore e gjuhës shqipe mund të shërbejë jo vetëm
si një çelës për të zhdrynuar dyert ende të mbyllura të disa veprave klasike të
pastudiuara për shkaqe kriteresh politike e mungesë profesionalizmi, në të
cilat gjithnjë e më tepër po dalin jo vetëm fjalë të lashta e krijime fjalësh e
termash autorësh, por edhe gjurmë të protoshqipes që po nxisin studime në
gjurmim faktesh pellazgo-iliro-dardane-epirote-shqipe që si vlera të ruajtura
në të folmet tona që nga thellësitë e antikitetit po zbërthehen me ndihmën
lashtogegnishtes, të pararotacizmit, apo jo?!
E
dymbëdhjeta, pa dyshim paskajorja duke u bërë pjesë e standardit të shqipes e
pasuron gjuhën dhe kështu shqipja e natyrshme do ta ketë më lehtë të gjendet
edhe në fushën përkthimit qoftë nga gjuhët e huaja në shqipe, qoftë anasjelltas
nga shqipja në gjuhët e huaja, sidomos e kemi fjalën tek nocionet
abstrakte filozofiko-mendimore.
E
trembëdhjeta, s’ka dilemë pas viteve të 90-a të shekullit të kaluar pse
paskajorja nuk u rehabilitua, fajtorë, në radhë e parë, dalin jo aq
standardologët nga Jugu (vlonjatët, korçarët, gjirokastritët, beratasit,
permetarët), të cilët, ndoshta edhe nuk kanë pasur mundësi ta njihnin të
vërtetën konkrete rreth autonomisë kuptimore që ka pasur dhe ka konkretisht
paskajorja e mirëfilltë në realitetin tonë gjuhëso, por, fajtorë parësor ishin
dhe mbesin studiuesit akademikë nga Gegnia, (Shkodra, Prishtina, Shkupi,
Tirana, Durrësi, Elbasani), sepse këtyre nuk u falet as mosdija, as servilizmi
e përulësia pse u pajtuan me përçmimin e vlerave të paskajores dhe nuk deshën
apo nuk patën guxim me përdorë paskajoren në shkrimet e tyre profesionale, siç
pati vepruar dikur profesor E Çabej në mbi 40 raste vetëm në një studim të tij,
e ndërkohë, edhe pse jo aq trimnisht në kohën tonë vepruan e po veprojnë si
prof. Abdullah Zymberi, prof. Bardhyl Demiraj e ndonjë tjetër.
E
katërmbëdhjeta, jemi të sigurt se standardi i shqipes me paskajoren e
mirëfilltë në gjirin e vet do të ketë prestigj më të lartë si brenda trevave
shqipfolëse, po ashtu edhe në diasporë, po ajo do të ngrejë prestigjin e
interesimin ndaj gjuhës shqipe edhe në arenën ndërkombëtare, apo jo?!
E
pesëmbëdhjeta, sigurisht kur thuhet: Paskajorja përmenjëhershmërisht
në standard, kuptohet që nuk është vetëm kërkesë jonja, duhet kuptuar se
kjo vlen vetëm kur konteksti e kërkon, atëherë pa ngurrim edhe duhet përdorur,
por duhet pasur kujdes që mos të bëhen teprime, nuk duhet nxituar në përdorimin
vend e pavend të saj. Kuptohet që ku është në pyetje sinonimia është krejt
normale që respektuesi i normës së sotme ta përzgjedh trajtën e normëzuar.
E
gjashtëmbëdhjeta, gjithsesi duhet të jetë e kuptueshme nga të gjithë se për
paskajoren në standard nuk ka detyrim askush që nuk e ndjen të nevojshme,
por kur është çështje për kritere procedurale siçështë trajta
përfaqësuese etj. nuk duhet humbur kohë duke pritur ndonjëfarë koncensusi
apo direktive institucionale nga lart që si duket ata që i patën zënë kolltuqet
gjatë monizmit dhe i trashëguan si me tapi dhe që ende po i mbajnë, jo vetëm
nuk deshën dhe nuk po duan as sot ta japin as koncensusin as dekretimin, por aq
më keq, i ndërsejnë varësit militantë naivë të bllokojnë të gjitha përpjekjet
lojale për rikthimin e paskajores ligjërisht në standard dhe kështu po
vazhdohet dëmtimi i shqipes së natyrshne dhe e standardit të saj që
pretgjithsesi të reformohet ligjërisht.
E
shtatëmbëdhjeta, pa mëdyshje, paskajorja në standard shëron të gjithë ata
hezitues të sinqertë që kishin drojë se rikthimi i paskajores në standard prish
standardin ekzistues e jo që e shpëton atë nga drunjëzimi, ngushtësia e
konfrontimi i mëtejshëm në krrahasim me realitetin.
E
shtatëmbëdhjeta, s’ka dilemë, që për hir realiteti edhe për hir balancimi,
paskajorja duhet rifutur në standard në përputhje me rregullsitë e ish-
standardit mbi bazë të gegnishtes, ashtu siç njihet nga standardi
në fjalëformim, d.m.th. në trajtën me+pjesore të shkurtë.
E
tetëmbëdhjeta, nuk duhet pasur dilemë, të gjitha shprehjet me paskajoren e
mirëfilltë, popullore apo savante, jo vetëm si idioma, fjalë të urta e
fazeologji, por edhe shprehjet e veçanta nga shkrimtarët e
vjetër e klasikë e të rinj duhet të shfrytëzohen në origjinal me ndonjë sqarim
eventual, ngase çdo shprehje me paskajore varësisht nga logjika e kontekstit,
tashmë konsiderohet se e ka të fituar atributin e normëzimit, natyrisht duke
respektuar tolerueshëm rregullat e situatës.
E
nëntëmbëdhjeta, në të vërtetë, nuk bën të tolerohen arsyetime tashmë të
konsumuara që disa prej tyre mund të quhen marrëzira si b.f, rikthimi
paskajores cilësohet shartim që nuk e qaska standardi, sepse qenka specie
e huaj, thuase paskajorja nuk qenka e rrënjës vertikale e horizontale shqipe,
madje përveç gogolëzimit ndaj saj janë të palejueshme veprime sabotimi e
bojkotimi të publikimeve të matura në të mirë të paskajores ose duke mos u
dhënë jehonë shkrimeve të botuara në atë drejtim,
E
njëzeta, nuk kanë vend polemikat se paskajorja e mirëfilltë qënka
fjalë mahalle, d.m.th. qenka fjalë-formë e ndonjë treve të skajshme të izoluar,
kur dihet fakti se shikuar nga një prizëm tjetër fjalamujtas, më fjalë
mëhalle janë të gjitha fjalët e prekura nga rotacizmi që sot me të drejtë
zënë vend qendror në standard, ngase rotacizmi si dukuri i takon vetëm një
dialekti, madje është shfaqur, zhvilluar dhe ka pushuar së vepruari pas një
periudhe të caktuar, kurse paskajorja ishte formë e qëndrueshm, nuk ka pushuar
kurrë së vepruari në shqipen e tërësishme si në sistemit foljor, ashtu
edhe në atë emëror, gjë që faktohet historikisht e përditë në realitetin tonë
gjuhësor, apo jo?!
E
njëzetëenjëta, ndërlidhur me pikën e mësipërme nuk duhet pasur mëdyshje në
tendeca jobashkuese separate, se gjoja gegenishtja ishte, si me thënë gjuhë
zonjë më vete, kështu që edhe pa rotacizmin e sotëm mund ta qëndrojë dhe ta
përfaqësojë gjuhën shqipe, ndërsa nga ana tjetër aq më keq rrehet gjithkush
nëse mendon se toskërishtja mund të qëndrojë ligjërisht si gjuhë shqipe krah
për krah me gjuhë të tjera, pa gegenishten e paskajoren e saj, për çka nuk bën
t’i shkojë kujt as ndërmend një vetëvrasje e tillë gjuhësore kombëtare, prandaj
duhej afrim e mirkuptim në këtë raport.
E
njëzetedyta, nëse pak e angazhojnë mendjen standardologët e sotëm e
kuptojnë se nuk mund ta mohohet edhe më roli i paskajores në standard, se
pothuaj të gjitha tiparet e veçanta të toskërishtes që sot i ka shqipja e sotme
si karakteristika më kryesore të standardit, jn[ë njëfarë mënyre janë shkoqje
nga gegnishtja e hershme ose e sotme. Së paku, ndër të tjera le të
kujtohet tipari i parë i toskërishtes rotacizmi: shndërrimie N-së
(punueN) të gegenishtes në -R (punuaR). Nuk është vetëm kjo dëshmi
që nënkupton që standardi i sotëm duhet të jetë i hapur nga prurjet e
domodoshme gege, apo jo?!
E
njëzetetreta, paskajorja në standard shuan kërkesën për standard të ri mbi bazë
gegnisht, pasi paskajorja në standard inkorporon, si të thuah, të gjitha
vlerat e veçanta e të përgjithshme të shprehjeve të rëndomta e lapidare
të shqipes së natyrshme, pasuri e trashëguar edhe që duhet të trashëgohet.
E
njëzetekatërta, me paskajoren në standard. gjithashtu hiqet dilema e një
absurdi të përpallur gjatë monizmit që mjerisht ende nuk është korrigjuar nga
tekstet universitare (ndër to nga gramatikat e Akademisë) se
gjoja një paskajore me të gjitha vlerat që i kanë paskajoret e gjuhëve të
Europës e të botës që e kishte shqipja në standardin e periudhës së Pavarësisë
nuk ekziston më, sepse vetë folësit, siç ka konstatuar edhe ndonjë studiues
gegë, kinse aq qenka tkurrur në përdorim, saqë qenka në grahmat e fundit të
asfiksimit nga presiomi i paskajores tjetër tipi për të punuar(!),
andaj sipas tij “shqipfolësit duhet ta harrojnë paskajoren”(!!!).
E
njëzetepesta, ndërlidhur me pikën paraprake, kush sot nuk e di se paskajorja e
vërtetë e gjuhës shqipe që ka barasvlerësi të plotë me paskajoret e gjuhëve të
Europs e të botës, tipi me punue është gjalluese dhe është në përdorim e
sipër në mëse ¾ e shqipfolësve (Shqipëria e Mesme, Shqipëria e Veriu, Vise të
Malit të Zi , Kosovë, Kosovë Lindore, Maqedoni, madje edhe në një pjesë të
Shqipërisë nën Shkumbin, e punkte të tjera, por përdoret edhe tek Arbëreshët e
Italisë) dhe si e tillë njihet nga mbarë populli shqiptar dhe gjithsesi i
ka të gjitha kartat për m e u integrue menjëhershmërisht në standardin e shqipes
së natyrshme, apo jo?!
E
njëzetegjashta, meqë paskajorja ka bazë-mbështetëse kodin gjuhësor të shqipes
globale dhe ushqehej e ushqehet nga gjuha popullore, dhe nuk e prek për keq ose
fare standardin e shqipes së sotme, atëherë vërtet s’ka arsye pse mos të
rikthehet menjëhershmërisht në vendin e vet, në gjirin e standardit të
shqipes së natyrshme kombëtare, ku e pret fusha e vet semantike e mbetur bosh
që nga dëbimi i saj allapartizançe në fillim të monizmit.
E
njëzeteshtata, nuk duhet pasur dilemë , assesi nuk duhet hartuar abetare veçmas
gegnisht / veçmas toskërisht, por abetaerja e zyrtarizuar , dhe kjo
bëhet fare lehtl, duhet të përmbajë lëndë të përshtatshme prë secilin fëmijë
shqipfolës, por për këtë konkretisht në një vend tjetër.
Të
gjitha këto 27 pika mund të përblidhen në një: paskajorja është çelësi që
ndihnon me hapë dyert e historikut për njohjen e së kaluarës, të së
tashmes dhe qëndron ogur i bardhë i të tashmes dhe i së ardhmes së gjuhës së
natyrshme shqipe dhe të standardit të saj.
3)
Meditim-konstatime për fatin e paskajores në e pas monizmit
Në
këtë pjesë të fundi të këtij kreu do të shprehim disa meditim-konstatime
ndërlidhur me fatin e paskajores në, gjatë e pas monizmit në katër
nënpjesë ose faza të përjetuara, titulluar: e para, monizmi dhe
paskajorja, e dyta, pasmonizmi dhe paskajorja, e treta paskajorja,
e tashmja e së ardhmes së saj dhe e katërta, meditim-konstatime shtesë
në të mirë të paskajores në ligjërimin standard.
a.
Monizmi dhe paskajorja
Siç
e kemi të ditur që në fillim të monizmit allapartizançe u plandos për dhe
paskajorja gege(!), andaj për fatin e saj, rri e meditoj:
E
para, vërtet, në Shqipëri sipas mendjes së ndonjë pushtetari, paskajorja
zemberek e standardit gegeërisht duhej privuar nga liria, me akuzë se
ndoshta mund të pengonte planin revolicionar të partisë-shtet që kishte
vendosur që gjuhën zyrtare në vend mbi bazë gegnishte (elbasanishte) të
zëvendësonte me standardin e ri mbi bazë toskërisht, prandaj, si me thënë, fitorja
u nis e mbarë(!), paskajorja siduarlidhur u plandos në qelitë e të
denuarve për ekzekutim dhe vërtet ajo për së gjallë pa gjyq u
hodh në izolim të përjetshëm, në një pus pa fund brenda kampit të izolimit. Dhe
vërtet nga ky izolim toskërishtja fitoi, fitoi epërsi stardardizimi dhe
ndërkohë, natyrisht e ndihmuar me propagandë pushtetore ia dhuroi shtetit
standardin e ri pa paskajore. Dhe pikërisht kjo gjuhë pretoriane
ose gjuhë e elitës burokrate pas një kohe si e tillë u shtri në Kosovë e më
gjerë para Kongresit të Drejtshkrimit 1972, kurse në atë Kongres legjitimisht
pa paskajore u shpall standard i shqipes letrare kombëtare, e cila
formësisht shumë më mirë se standardi i rrëzuar mbi bazë të gegnishtes u
kompletua me mjete standardologjike bashkokohore, si: Drejtshkrimi,
Gramatika e Fjalori normativ. Së këndejmi, ndonëse pa praninë e
paskajores së pavarur e me disa mangësi të tjera nga dialekti i rrëzuar, ky
standard ende po vazhdon të qëndrojë në fuqi.
E
dyta, në këto rrethana gegnishtja humbi jo vetëm nga prestigji e
përgjithësisht, ngase tash duhet të rronte e nënshtruar, gjithsesi nën hije të
tosknishtes standarde, por në realitet nuk humbi aq shumë në saje të afërsisë
që kishin të dyja koinetë dhe epërsisë që kishtenë përvojë zyrtarie. Kështu
shumica e kuptimeve që shpreheshin në standardin e mëparshëm me
ndonjë përpunim konceptualisht u mbuluan në standardin e ri zyrtar të
tosknishtes me trajta paralele barasvlerëse të përbashkëta, të cilat, përveç
paskajores e disa rasteve të veçanta, të tjerat mund quheshin zëvendësime të
tolerueshme.
E
treta, gjuha globale shqipe humbi shumë, jo aq pse iu ndryshua baza e
standardit nga gegnisht në toskërisht, sepse siç u tha u shfrytëzua trashëgimia
e përpunuar jo e pa përvojë mbi 40 vjeçare e gegnishtes, por humbi fort
për shkak të disa koncepteve të pambuluara, pasi toskërishtes i mungonin mjetet
përkatëse paralele për zëvendësimin e koncepteve të tilla, sidomos nga
fusha e abstraksionit, nuk është fjala vetëm për mungesën e paskajores, por
edhe për disa forma të tjera si konstrukte fjalish, të cilat njiheshin
historikisht e aktualisht si pjesë integrale e shqipes së natyrshme. Sidoqoftë,
paskajorja ishte humbësja më e madhe, dhe kjo për shkak se standardologët
politikisht ishin të mbyllur në kornizat e dialektit jugor, andaj as që u
përpoqën me rikthye paskajoren e asfiksuar nga pusi pa fund brenda kampit të
izolimit, madje as nuk u përpoqën ta zëvendësonin me prirjen, jo pa
gjurmë të shpifur të paskajores me pjesoren e shkurtë toskërishte, tipi me
dalë, me punue/me punua (punue/punua) etj.
E
katërta, fatkeqësisht, disa nga standardologët me emër të periudhës së
monizmit, duke iu nënshtruar politikës së ditës, mendonin ashtu siç edhe
vepronin që trajtat dialektore nga gegnishtja që mbeten të pambuluara me mjete
përkatëse i cilësuan si fosile, të tepërta. Dhe kështu, sipas asaj
logjike më lehtë ishte të zhdukeshin sesa t’i ktheheshin standardit (si trajta
të gegnishtes), gjë që mjerisht te dikush-dikushi nuk ndryshoi ajo bindje as
pasmonizmit deri në ditët tona, apo jo?!
E
pesta, meditimin po e ndërlidh me pikën e parë dhe së andejmi me liri-zhguljen
allapartizançe të paskajores në fillmonizëm, atëherë gegnishtes iu sakatua
standardi, mirëpo ajo edhe pse u nënshtrua nuk humbi aq shumë, sepse
letrarishtja zyrtare edhe pse u bë mbi bazë toske ajo u vizjëzua ngushtë
më tepër si një gjuhe zyrtare pretoriane burokrate sesa gjuhë letrare shqipe, e
cila si i hangri stinët e sundimit shtetëror monisti, edhe pse nuk e ktheu
paskajoren, pësoi njëfarë çakordimi për shkak të ngushtësisë së
bazës së përzgjedhur, por për këtë më në hollësi në nëntitullin vijues.
b.
Pasmonizmi dhe paskajorja
Pas
pëmbysjes së monizmit në vitete e ’90-a të shekullit të kaluar, ajo që vihej re
si mëdyshje rreth plotnisë së standardit të Kongresit ishte mungesa e
paskajores së mirëfillt, andaj edhe filloi të shfaqej haptas si problem dhe
pikërisht rreth kësaj dukurie i rikujtoj disa konstatime:
E
para, është e vërtetë, që edhe unë si shumë të tjerë në rrafshin
politikogjuhësor isha i pushtuar nga entuziazmi e euforia e para dhe pas
Kongresit 1972, madje një kohë edhe pas rënies së monizmit nuk më ka
shkuar ndërmend me dyshue se paskajorja, ishte hedhur për së gjalli në
pus pa fund të kampit të izolimit, sepse kishim besim se gjithçka ishte
vepruar mirë, andaj tërë energjinë e patëm përqëndruar në përvetësimin e
zotërimin e standardit pa paskajore.
E
dyta, mirëpo pas rënies së monizmit ndërkohë ndryshuan raportet, paksa ra
entuziazmi e euforia, kështu që gjerat shikoheshin pak më realisht, andaj edhe
unë preka paskajoren si vlerë për të mirë dhe kërkova integrimin e
saj në standard, punë kjo që e shihja të domodoshme dhe jo aq të
vështirë. Mirëpo u zhgënjeva paksa, kur nuk hasa në mirëkuptim nga
standardologët nga Qendra dhe epranët e tjerë, të cilët jo vetëm nuk ndërruan
qëndrim, por edhe më tepër shtuan shtrëngim ndaj rehabilitimit të paskajores,
por megjithatë tashti, meqë ende ishte e gjallë dhe unë nuk isha i vetëm,
paskajorja pjesërisht u amnistua si me thënë nga kampi i izolimit total u
soll në izolim shpiak.
E
treta, edhe pse edhe tashti nuk pushonin goditjet nga sandardologët e Qendrës e
t? tjer? kundër ringjalljes apo rikthimit të saj në standard, megjithatë, nuk
mund të mbahej e asfiksuar si m? par? dhe si rrjedhojë, në saje mos-harrimit të
saj nga sovrani, paskajorja mori shendet brenda familjes së gjerë jo vetëm
gegërishtfolëse. Dhe kështu nga gogole silugate e shndërruar në
zanëmirë or?bekuese dhe qetë-qetë filloi i me marrë e me i dhënë shëndet
ligjërimit të natyrsh?m edhe pse ende nën plafin e zyrtares, por si mollë e
ndaluar gjithnjë joshte e po josh pa ndalur kërshërinë e të gjithë
shqipfolësve, përkundër kundërshtimeve të disave me fallsargumenta.
E
katërta, ndërlidhur me pikën e mëparshme, duke vërejtur fallsargumenta që nuk
ishin të pahetueshëm papandehur mu përftua mendimi mbase provizor se: Qenka
e vërtetë, se kapja e standardit gjuhësor qenka më e rrezikshme në plan
kombëtar se kapja pushtetit politik shtetëror, ngase pushtetet mund
ndërrohen më lehtë se standardi (!).
E
pesta, këtë rast kujtoj disa kapës të standardit, që po arsyetohen, dhe
pjesërisht kanë të drejtë të ngurrojnë në pranimin paskajores, sepse për hir të
një standardi të unifikuar vetë intelektualët toskë e gegë vullnetarisht hoqën
dorë nga përdorimi i paskajores nga ish-standardi, duke e konsideruar si barrë
rënduese, për të përvetësuar.më lehtë standardin e unifikuar mbi bazë të
toskërishtes, e cila edhe jepte bukë e karrierë. Po kështu të prirë nga “patriotizmi”folklorik,
dhe të bindur në plotninë e normës, hoqën dorë nga paskajorja e gegenishtja
deri edhe në tipizime personazhësh jo vetëm gjuhëtarët, por, pothuaj, të gjithë
shkrimtarët gegë dhe me një akt të tillë vullnetar me pahir jepnin
pasqyrë jo të plotë, mashtruese ndaj standardistëve të Qendrës se gjoja,
vërtet, kjo gjuhë letrare e pagëzuar edhe kombëtare ishte pa behane me tamam
shqip(!) dhe nuk kishte novojë as me i heqë as me i shtue asnjë presje
drejtshkrimit, e jo më ndonjë shprehje me paskajoren gege, apo jo?!
E
gjashta, po kështu sharlatanisht mendohej, siç propagandohej, se me lidhore e
paskajoren e dytë mbuloheshin të gjitha konceptet e paskajores, pa vra mendjen
se kështu i bënin dëm të pallogaritshëm vetvetes nga pikëpamja shkencore
profesionale si dhe vetë shqipes së natyrshme, të cilës si studiues e
intelektualë duhet t’i shërbenin.
E
shtata, ndonëse nuk dua ta besoj, por gjasat më bëjnë të dyshoj
ndaj sinqeritetit të disa standardistëve cinikë autoritarë, hartues
e botues tekstesh për shkolla e përgjithësisht, të cilët jo vetëm po
nxitojnë, por po ngarendin, duke shkelur mbi paskajore që në botimet e
ribotimet e literaturës për shkollarë, assesi mos të mos shpëtojë asnjë
gegëzëm apo ndonjë shprehje lapidare me paskajore. Dhe këtë përkujdesje
më strikt e kanë realizuar sidomos në abetare e libra përkatës
ilustrues për shkollarë, ku assesi nuk duhet me shpëtue ndonjë
paskajore gogol silugate që mos të infektojë standardin e sotëm dhe
kështu haptazi duke shjfrytëzuar praktikën moniste pa u skuqur fare po
angazhohen pa rezervë për shuarjen (zhdukjen) me çdo kusht të vlerave të gjuhës
së natyrshme shqipe, siç është paskajorja që jo vetëm historikisht, por edhe
sot ligjërohet nga shunmica e shqipfolësve, apo jo!?!
E
teta, kështu duke përdorur lloj masash e makinacionesh, madje duke blerë kohë e
kushtëzuar vendimet me koncensus që vetë nuk e japin ku ndërprenë punën e
Këshillit ndërakademik, spe u kërkua rikthimi i paskajores etj , madje
gjithsesi zvarrisin çdo takim duke pritur kinse direktiva nga shteti
etj., botërisht po ia arrijnë qëllimit djallëzor të formëzuar në fillim të
monizmit, kur nën ndikimin mësimeve të huajv e dhe duke shfrytëzuar
primitivizmin e masës së robëruar analfabete sigurisht jo të lirë edhe sot duan
ta finalizojnë me çdo kusht krimin: Me tha lozës së gegnishtes me
paskajore dhe kështu ndërkohë mund të përmenden si fosile, se dikur
kishim disa vlera gjuhësore, të cilat mund të përkujtohen me pompozitet siç
po duan me i paraqitë sot poezitë e A. Gj. Fishtes, Esad Mekulit, V.
Prennushit, se dikur ekzistonte gjuha e Visareve të kombit, e Kangëve
kreshnike, etj,etj., po që tash gjoja nuk kuptohen dot e aq më pak në
të ardhmen (pasi nuk mësohen në shkolla, nuk shënohen në libra), andaj vërtet,
nuk do të kuptohen, sepse ajo gjuhë arkaike u braktis nga vetë gegët vullnetarisht,
pasi ato vepra kishin në brendi edhe një paskajore armike të standardit
kombëtar të Kongresit1972 (!) Së këndejmi, autorët e tillë edhe po përkujdesen
që paskajorja në asnjë rast mos të figurojë në tekste shkollore (!). Le të
vlerësohet është ky krim ndaj visarit kulturo-gjuhësor ë gjuhës sonë, apo jo?!
E
nënta, meqë këto të dhëna janë të sakta që po shfrytëzohen si “sherr me
rrugë”, pasi standardi i shqipes në fuqi, siç po thuhet nuk e qaska
ligjërisht paskajoren karakteristike të gege. gjë që besoj se
gjithkuj mund ta vlerësojë si konstatim pa vend, atëherë le të gjykohet
paanshëm, për këtë. kush duhet të merret në përgjegjësi, paskajorja e
shqipes me mbi shtatë milion frymë që e kanë të lindur dhe të gjith
shqipfolësit e kuptojnë dhe e ligjërojnë, apo duhet të merren në
përgjegjësi bojkotuesit e sabotuesit sherrakë, qoftë edhe ndonjë gegë profesor
fakulteti që ikur në Perëndim, i cili pa e dëgjuar sovranin deklaron se gjoja
çështja e gegnishtes dhe e paskajores tashmë ka marrë fund, sepse nuk e qaska
standardi i toskërishtes, të cilin ai vetë me shokë e ka hartuar në kohë
monizmi, ndërsa në familje e rrethinë flet me paskajore, apo jo??!!!.
E
dhjeta, ndërlidhur me pikën paraprake, pyesim si mundet me mendue ashtu ndonjë
profesor apo intelektual gegë, i cili me gojën e vet mohon pasurinë vlerëshume
të shqipes së natyrshme, mohon zemberekun e shtyllës kurrizore të ligjërimi të
natyrshëm shqip, e cila gjatë monizmit nga mosdija, mungesa e konceptit u
menjanua nga standardi, heqje kjo që sot po cilësohet si masakër, prandaj
edhe veprimi i mohuesve të sotëm duhet konsideruar sikrim, të
tillë duhet kualifikuar krim dhe assesinuk duhet lejuar që njerëzit
e tillë të veprojnë merren me këto punë, kur është çështja e pasurisë së gjuhës
kombëtare, ngase nuk është më lojë politike individësh, prandaj për këtë
ka filluar me folë edhe më me zë edhe vetë sovrani (me dy mushnitë e flamurit),
por si do që të jetë e si duhet vepruar, për këtë, për paskajoren, më
konkretisht në nën pjesën vijuese.
c.
Vetëgjyqësia dhe e tashmja e së ardhshmes së paskajores
Në
të vërtetë titullit të kësaj nënpjese më tepër i përgjgjet formulimi: Pse
pa pritur koncensus e direktivë duhet me u realizue përmbarimi detyrues: Përmenjëhershmërisht
paskajorja në standardin e shqipes së natyrshme. Ja disa nga shtysat akute
që po na imponojnë një akt të tillë:
E
para, veçoritë dalluese të toskërishtes ndaj gegenishtes edhe në fillim të
monizmit ishin evidente, por jo në atë shkallë sa të dëmtonin raportet
ndërdialektore Veri-Jug, siç ndodhi në fillim e gjatë formëzimit të standardit
mbi bazë toskërishte, prej nga u përjashtua paskajorja dhe tërë sistemi foljor
i ish standardit dhe me këtë njëherazi u dëmtua shumë edhe sistemi foljor e
emëror i atij standardi në kuptim të gjuhës shqipe si tërësi.
E
dyta, na duket se ndarja e veçorive dialektore apo mosqasja e vlerave të
dialektit gegë ishte fryrë artificialisht, sepse siç na tregon historia jo e
largët, por edhe ajo antike e më e afërt, raportet gegeni /toskëri
nuk janë ndërprerë asnjëherë, përndryshe nuk do ta kishim një histori apo një
gjuhë shqipe me rrënjë e degë të përbashkëta, apo jo?! Lidhur me këtë sa për
ilustrim kujtoj vargjet e një këngetë vjetër çame:
...Dymijë
gege e tremijë çamë/ të lidhur me AliPashanë ...
Përkatësisht:
S’e
tremb kush AliPashanë/se ka trima Shqipëtarë,
se
ka labër e ka çamë/, mirëditorë e kosovarë...
Vetëm
numrat dhe emrat viseve e të luftëtarëve në këto vargje si edhe vetë gjuha
shqipe e përbashkët (e përzier) gege/toske//toske/gege e tyre të periudhës së
sheullit XVIII e fillim të shekullit XIX flasin mjaft, andaj nuk kemi nevojë të
përmendim në hollësi epoka të mëhershme e të mëvonshme.
E
treta, së këndejmi, mund të themi se as vala rotacizëm/jorotacizëm, nazalizëm/
joronazalizëm, madje as fenomeni paskajore/jopaskajore (lidhore), si
ndarje nuk ishte aq drastike, ngase pati në jug gjurmë të paskajores,
madje edhe me pjesore të shkurtë, njëkohësisht madje pati në Veri deri
edhe migrime fisesh e familjesh nga Jugu (kabashët, kicët etj.), por
shumë gjëra nuk i kemi sot të qarta për mungesë studimesh, por më kryesorja
ndër kryesore ndrit fakti se asnjëherë urrejtje ndërdialektore apo luftë
gege-toske nuk ka pasur, prandaj themi se dëmtime në raporte gjuhësore
primitive që u shfaqen në kohë të monizmit e që po vuajmë edhe sot janë pasoja
të shkaktuara nga primitivizmi si barrë e robërisë si dhe të ndikimit e
sherrive të huaja, sepse kur e ke “dreqit kojshi, prite sherrin në shpi”(!),
apo jo?”
E
katërta, meditoj sot ndërlidhur me sa u cek më sipër, po me theks në
raporte gjuhësore, pëkërisht rreth mospërfilljes ose gjymtimit të gjuhës shqipe
në fillim të monizmit kur shtetërisht si me thënë u neglizhua gegenishtja. Si
dëshmi po e përmendsi fakt një interevistë të prof. B. Beci, ish-sekretar
i Kongresit të Drejtshkrimit 1972 (Shih “rd”, 16.03,2021), i cili veç
tjerash çeli gojën se standardi i ri ishte rezultat i “politikës
gjuhësore të ndjekur nga Partia-shtet që nga viti 1945 për të mënjanuar
gegërishten letrare dhe për të vendosur në bazë të gjuhën standarde
toskërishten letrare dhe siç konstaton ky autor ajo edhe u arrit.
Përmendim edhe një konstatim ttjetër nga shkrimtarit famëmadh
Ismail Kadare, dhënë në një interevistë, prej nga mësojmë për
mentalitetin e asaj periudhe, siç pohin ai: “Toskët e kishin fituar luftën
dhe kishin të drejtë... pra të manipulonin edhe me standardin
zyrtar, por për paskajoren konkretisht shkrimtari shprehet qartë: “masakrimi
i saj ishte barbar”...
E
pesta, pra meditoj, rreth mentalitetetit të fituesit në atë
fillimmonizmi. Ishte fituar lufta kundër “nazi-fashizmit e disa
reaksionarëve antikomunistë të Jugut e Veriut”, apo kundër gjuhës
elbasanase gege me paskajore ?! Nëse paska pasur hasmëri apo mosmarrëveshje
ideologjike mes grupe individësh, duhet të përgjigjeshin individët dhe assesi
jo familjet e gjuha e tyre. Me fjalë të tjera gjykojmë sot se pushtetarët e
atëhershëm të ndikuar nga ideologjia komuniste sllavo ruso serbe kishin një
mentalitet për mozomakeq. Ishte më i ulët se mentaliteti në raporte
zënkash mes grupe ndërfisesh apo zotshpish të familjeve të dëgjuara primitive
malësore, apo io?!
E
gjashta, është e drejtë e patjetërsueshme që folësi t’i gëzojë vlerat e gjuhës
së vet lirisht si ishte paskajorja, aq më tepër pasi ajo njihej si perlë e
gjuhës së natyrshme globale dhe konceptet e së cilës nuk mund të
zëvendësoheshin me trajtat e gjuhës së normëzuia, atëherë e lypte puna që pas
rënies së monizmit të inkorporohej paskajorja në standardin zyrtar, ngase
shërbente siç sherben edhe sot si shtyllë themelore në ligjërimin normal të shumicës
shqipfolëse, po kjo nuk ndodhi, për kaprice, mosnjohje punë apo për dçka
tjetër, le të vlerësohet.
E
shtata, por aq më tëpër gjuha me paskajore ndihmon si çelës i bravës për
të hulumtuar veprat klasike të shkrimtarëve tanë të vjetër gegë, të
rilindëve e të atyre të periudhës së pavarësisë, gjuhë kjo gjuhë që tregohet
shumë më e pasur se vetë standardi që ofrohej si gjuhë letrare kombëtare,
tregon mangësi edhe në punë standardistësh, prandaj inkuadrimi i
paskajores tash për tash automatikisht duhet futur në standardin e shqipes së
sotme.
E
teta, gjithsesi standardi i tashëm dhe i ardhshëm duhet të stoliset edhe me
shprehje lapidare e të rëndomta me paskajoren e mirëfilltë, borxh ky që ka
mbetur me u realizue pa shtyerje, apo jo?!
ç.
Meditim-konstatntime përmbyllëse shtesë
E
pashë të arsyeshme që në të mirë të përfshirjes së përmenjëhershme të
paskajores në standard të shpreh edhe këto konstatim-meditime:
E
para, paskajorja, e cila qëndronte e normëzuar së paku mbi 30,
përkatësisht 60 vjet, sipas standardit elbasano-gegë që nga vitit 1909,
deri në vitin 1945, përkatësisht 1968, 1973 që në Shqipri u hodh në
izolim që nga vitit 1945 dhe nuk pati kush ta nxirrte së andejmi, mirëpo
ajo duke pasur rrënjësim në thellësi trolli dhe lartësi qielli, kurse lulëzim e
frytni në ligjërimin e shqipes së natyrshme, jo vetëm nuk u shua, por u
ringjall si feniks me ndihmën e sovranit dhe tani e rilindur ka të drejtë
të rikthehet në standardin e vërtetë të shqipes së natyrshme kombëtare dhe që
nga abetaret të ndjejë e shoqërojë buzëqeshjen padjallëzi e fëmijëve tanë
toskë e gegë.
E
dyta, gjithsesi, gëzon fakti, siç u përmend pak më lart se jo pak studiues e
intelektualë toskë tashmë e kanë kuptuar se paskajorja në standard del shumë e
dobishme për standardit aktual, pa i ndryshuar bazën toskërishte, siç p.sh.
çfarë mund t’i prishë standardit të shqipes së sotme pos përplotësim e
përforcim shprehja elekzir zemre: O sa mirë me qenë shqiptar, me folë shqip
dhe me pasë atdhe.
E
treta, paskajorja, në të vërtetë, si aneks e ruan këtë standard nga prasaritja
e mëtejshme, prandaj ftojmë standardologët e Qendrës të kenë më shumë mençuri,
sa nuk është bërë vonë, ta ruajnë standardin duke shfrytëzuar këtë ogur
ofrimi të paskajores si mburojë, siç e pati kuptuar edhe prof. Androkli
Kostallari, ngase në vend rivaliteti paskajorja paqëton e relakson jetësi
e qetësi, atëherë përmenjëherë, jo me heshtje po botërisht me delikatësi duhet
përshëndetur paskajoren në standardin e shqipes së natyrshme.
E
katërta, kjo që sapo u tha në pikën paraprake kam bindjen e plotë
se nuk është dëshirë naive jona, po reale e mbështetur në kritere të logjikës
së shëndoshë pragmatike dhe këtë duhet ta ndjejë detyrë çdo shqiptar që e do
shqipen dhe kombin e vet të përbashkuar me shqipen e natyrshme dhe standardin e
saj vërtet të përbashkët.
E
pesta, kemi bindjen gjithashtu që studiuesit e intelektuialët tanë duke
dëgjuar zërin e sovranit, siç u tha, me forca të përqendruara, duke u ndihmuar
edhe nga paskajorja në standard si mjet shërues elikziri, apo si një feniks i
ringjallur, t’i zgjidhim edhe të gjitha çështjet e tjera gjuhësore
brendakombëtare që deri sot janë dukur të pazgjidhshme, disa prej të cilave i
kemi trajtuar guximtarisht në veprat tona, por paksa kemi cekur edhe në disa
nga pikat e krerëve të këtij punimi.
E
gjashta, jo vetëm populli mbarë që nuk e harroi paskajoren, por tani pasi
u shëruan nga narkoza e propagandës së përsëritur me dekada, janë esëlluar një
shumicë studiuesish, shkrimtarës e intelektualësh gegë e toskë, të cilët po e
përdorin paskajoren e mirëfilltë në shkrimet e tyre, por ende kanë mbetur disa,
mjerisht edhe gegërishtfolës në institucione (në shkolla të larta e fakultete,
institute e akademi por edhe në mas media e organe shtetërore), të cilët po
ngurrojnë me përdorë ose me lejue përdorimin e paskajores,vetëm pse nuk duan ta
prishin muhabetin me disa kolegë epranë nga Qendra. Nuk di pse të tillët
nuk e vrasin pak mendjen se me një veprim të tillë bëjnë pesë gabime të
rënda:
Së
pari, dëmtojnë gjuhën e vetvetes dhe të rrethinës ku jetojnë,
Së
dyti, po mohojnë vlerën e trashëguar me shekuj të gjuhës shqipe, siç është
paskajorja e mirëfilltë.
Së
treti, po i dëmtojnë edhe kolegët e tyre nga Qendra e nga mbarë Toskëria, duke
i mashtrua se gjoja izolimi apo zhdukja e paskajores, edhe pse allapartizançe,
ka qenë zgjidhje me vend.
Së
katërti, aq më tepër kështu po zgjasin zvarritjen e zgjidhjes së problemit me
integrim të paskajores dhe me këtë, po e dëmtojnë të vërtetën shkencore dhe
tiparin themelor të identitetit të gjuhës shqipe në familjen e gjuhëve
indoeuropiane e më gjerë.
Së
pesti, njëherazi po e dëmtojnë interesin e përgjithshëm e të veçantë
ligjërimor si dhe po errësojnë imazhin kombëtar e ndërkombëtar të
gjuhës globale shqipe.
Fundi
i fundit vetë qartësia e të shprehurit të mendimeve rezulton si vjegë më e mirë
që arsyeton lirinë e përdorimit të paskajores për të shprehur me
qartë e më me kreativitet nocionet përkatëse në gjuhën e natyrshme shqipe dhe
në standardin e saj të rinuar dhe sidomos tash kur paskajorja sot po shihet si
feniks i ringjallur dhe kështu me paskajoren në standard e me një reformim e
forcim të lehtë shqipja e natyrshme ka perspektivë të përtrihet duke fuqizuar
të dy krahët e punës, ngase me forca të përqendruara, me vullnet, ndërgjegje të
mbrumur me kujtesë historike standardi i përbashkët i saj do të hapërojë
suksesshëm si brenda si jashtë në arenën e globalizmit gjuhësor. .
Përmbyllje
Është
e vërtetë, se me fitoren e sistemit komunist në Shqipëri, kur edhe filloi
periudha e monizmit, standardi i ri, i cili rrëzoi standardrdin e mëparshëm mbi
bazë gegenishte u bë nga korniza të ngushta të dialektit tjetër toskërisht ,
madje jo to0skërishtja poçpullore, po nga gjuha pretoriane e udhëheqësve
puborktaë, e cila nga shpirtngushtësia e përjashtoi paskajoren e mirëfilltë,
madje edhe pas rënies së monizmit në vend që të demokratizohej e
liberalizohej e ta kthente paskajoren ai standard u
centralizua edhe më shumë dhe pikërisht si njërn nga lajthitjet në
veprim të standardologëve aktualë ne shohimne shohim çështje e paskajores, por
ajo nga vetë ligjërimi me rrënjë në qiellin historik dhe në tokën e begatë që
përherë hijeshon çdo stinë moti e përkrahur nga sovrani, i cili duke
ushqyer me frymëzim ditunor ithtarët e vet, nuk e la të zhduket, prandaj sot
paskajorja si feniks i ringjallur, duke respektuar shqipen e natyrshme.
mbështetur në interesin e arsyeshëm kombëtar, duke mosduruar deri në pafundësi
zhagitje të qëllimshme frustruesish ndaj rikthimin të saj në standard u gjykua
em vetgjyqësi që zbatim-përmbarimi i saj në standard duhet kryer
menjëhershmërisht.
Së
këndejmi, si rezultat i kësaj që sa u tha në krejt punimin dhe në përputhje me
titullin e këtij kreu: Pse PO përmenjëhershmërisht paskajorja
në standardin e shqipes së natyrshme po përmbyllim arsyetimin me
faktin se ne që nga fundi viteteve të 80-a dhe fillimi i të 90-ave e kemi pasë
argumentuar kërkesën që paskajorja e mirëfilltë sa më parë duhej rikthyer në
standardin ekzistues të gjuhës shqipe dhe për këtë kemi publikuar
trajtesa, por edhe libra, por fatkeqësisht ajo paskajore ende nuk është
rehabilituar formalisht nga standardologët e Qendrës. Andaj ne përmbyllje të
këtij kreu me titull: Pse”po” përmenjëhershmërisht paskajorja në
standardin e shqipes së natyrshme, sipas titujve të shtjelluar
po e përsëritim thelb- përmbajtjen sipas tre titujve përkatës:
Së
pari, në 14 pika u paraqitën prova të parrëzueshme historike se paskajorja e
mirëfilltë si formë zemberek e gjuhës shqipe, edhepse pas LDB,
alapartizançe u dobua nga standardi identifikohej dhe mbetet e tillë në
shqipen e natyrshme që nga lashtësia der në ditët e sotme,.
Së
dyti, në 27 pika u vargëzuan disa nga përparësitë që fiton dhe dilemat që shuan
shqipja e natyrshme dhe standardi i saj me rikthimin e paskajores së mirëfilltë
në gjirin e vet.
Së
treti, në katër nënpjesë të titullit Meditim-konstatime për
fatin e paskajores në e pas monizmit, në 29 (5,10,8,6) pika, u
arsyetua pse përmenjëhershmërisht duhet kryer zbatim-përmbarimi i paskajorja në
standardin e shqipes së natyrshme, pa pritur koncenzus e dekretim
aparatiçës institucional, të cilët mbi 60 vjet, e asfiksuan atë dhe
po zvarritën me qëllim rikthimin e saj në standar, shkak ky që e detyroi
sovranin ta ringjall paskajoren si feniks, duke i dhënë forcë e jetë të
pambarim në fuqizimin e shqipes së natyrshme të standardit të saj..
Si
këndejmi, mendoj se është me rëndësi të theksohet pika e fundit e këtij kreu ku
apelophet që të gjithë shqiptarët e në radhë të parë toskërishtfolësit apo
ithtarët fanatikë të standardit aktual nëse vërtet e duan forcimin e bazën së
këtij standardi pa humbur kohë përmenjëhershmërisht duhet ta integrojnë
mirëkuptueshëm paskajoren, sepse kjo ndihmon konsolidimin e shqipes së
natyrshme dhe e përfocon standardin e saj dhe njëherazi shenjtëron bashkimit
shpirtëror të shqiptarrëve kudo që janë.
Shprehim,
çudi e keqardhje pse u ndërpre puna e Këshilli ndërakademik rreth mirëmbajtjes
së shqipes standarde, por na mban shpresa 5 akademitë tona shkencore të emnueme
shqiptare (2 në Titanë, një në Prishtinë, një në Shkup e një në SHBA), por sa e
sa fakultete e shkolla të larta do ta mirëpresin këtë vetëgjyqësi miratuar
vetëkuptueshëm me pëlqim sovrani dhe do ta rekomandojnë përdorimin e
paskajores në standard, por me masë e rasë, sepse paskajorja si pasuri e
pazëvendësueshme e kulturës sonë pati mbetur jashtë standarrdit arbitrarisht.
Me
një rikthim të tillë të paskajores së mohuar pa të drejtë për gabimet e bëra ndaj
gjuhës shqipe në përgjithësi dhe të gegenishtes në veçanti, do të shpëtojnë nga
të shituarit disa nga akdemikët gegë, të cilët nuk patën fuqi argumentimi jo
vetëm ta standardizonin, por as guxim ta përdornin këtë perlë të gjuhës së tyre
të lindur, dhe kështu në vend që të ndihmonin ata arsyetonin
mosqasjen e saj në standard(!). Së këndejmi, sa më parë duhet të kuptohet
kjo nga adhuruesit e këtij standardi, deri tash pa paskajore, ku mund të
gjendet i pashlyer edhe emri im, se paskajorja në standardin e përpunuar po mbi
këtë bazë me një reformim të lehtë don të jetë shpëtim i vërtetë, përndyshe
pkajorja do të fitojë, ndërsa druaj se do të jemi të humbur bashkë me
standardin pa të.
Së
këndejmi, meqë fajtore nuk është as paskajorja, as mbi 7 milon e më shumë frymë
që supozohet që janë të lindur me të, madje nuk mund të fajësohet as mbarë
komuniteti shqipfolës që e njeh dhe e përdor, atëherë pyes: Kujt i duhen
doza jatrokimie për mos pranimin e paskajores në standard?. Sigurisht jo të
vdekurve, ndoshta jo edhe disa të gjallëve që duan të esëllohen, apo jo?!
S’do
mend se me paskajoren në standard e me një forcim e të një reformimi të lehtë
shqipja e natyrshme do të fuqizojë të dy krahët e punësdhe me forca të
përqendruara, me vullnet, ndërgjegje të mbrumur me kujtesë historike do të
operojë suksesshëm si brenda si jashtë në arenën e globalizmit gjuhësor.