Kulturë
Neki Lulaj: Zgjohu, dardan!
E hene, 22.03.2021, 07:25 PM
Neki Lulaj
Zgjohu,
dardan!
Zgjohu
dardan
Hidhi
supet e kaltra
Midis
krahëve të diellit
Se
po rrudhet Dardania!
Dil
nga zemra e lëkura gurit
Të
Velanisë
Se
hienat
Po
e brejnë e pickojnë testamentin.
Ktheje
rugovizmin si e le
Tregoju
mëkatarëve
Se
dashuria e brezave
Është
ta ndërtojmë Lirinë!
Zgjohu,
dardan i zgjuar
Me
shallin rreth qafe!
Për
simbolin shekullor të robërisë
Lësho
kushtrimin
Me
fjalën prush mblidhi
Kokat
e kombit
Largo
mendjet e kalbura
Akejt
që janë kacavjerrë trungut
Qortoji
të gjithë
Mashtruesit
e dakadave ushunjëzat
Që
gojën e patën plot rugovizëm
E
këmishat stalinizëm!
Zgjohu
se krushqit e rremë
Me
gishta halash
Bërrylave
të stuhive
Po
ja vrasin ëndrrat e rinisë
Zgjohu!
Mars 2021
Komentoni
Artikuj te tjere
Viron Kona: Ti o Dajë, je Lulja e Sharrit, je Shqiponjë e Gostivarit!
Gjekë Gjonaj: Gjama e burrave dhe vaji i grave në Malësi
Kozeta Zylo: Kryesia e Shoqatës shqiptaro Amerikane “Skënderbej” vazhdon të punojë me dinjitet dhe atdhetarizëm
Kalosh Çeliku: Qerre me ferra
Leon Lekaj: Eklipsi i vargut poetik në dy poete shkodrane
Sinan Gashi: Kombëtarja mbi gjithçka në jetë
Bardhyl Maliqi: Pak fjalë për poezitë e poetes Arjana Fetahu
Izet Abdyli: Roman i realizuar në aspektin rrëfimor dhe artistike
Ahmet Selmani: Komunikimi i natyrshëm i poezisë
Xheladin Mjeku: Baraspeshimi në lavjerrësin kohor
Gani I. Mehmeti: Bahtir Sheholli
Luan Kalana: "Odisea" e Fatit
Vladimir Shyti: Shqipëria, dëborë, që e ndyjnë qentë
Jusuf Zenunaj: Sipas kohe
Elvi Sidheri: Aventurieri arbëror i shekullit XVI që sundoi brigjet e largëta të Indisë
Resmi Osmani: Tregimi, ky krijim i vogël letrar
Atdhe Geci: Përqafim i flladit dhe fletës
Mevlud Buci: S`vonoi e u bë sherr
Albert Zholi: Flet këngëtari i talentuar mirditor Artan Kola
Kadri Tarelli: Bashkim Kadiu - Vlerë e qytetit tim